Bamir Topi: Opozita sot s'ekziston, Rama është në delir se s'ka kundërshtarë

21 Janar 2022, 21:30Politika TEMA

Për Bamir Topin, Lulzim Basha është personi juridik i Partisë Demokratike. I ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi,Topi duke komentuar situatën para zgjedhjeve të pjesshme lokale, tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të regjistrojë vetëm kandidatët e Bashës.

“Ai është personi fizik dhe juridik i PD që në KQZ do të përkthehet si partia që do hyjë zyrtarisht në zgjedhje. Askush tjetër që është jashtë nuk mund të pranohet. Pjesa juridike është kjo.

Nuk ka asnjë lloj shansi askush përveç përfaqësimit zyrtar. Në zgjedhjet e dekretuara do të pranohet nga KQZ vetëm kandidaturat e formatit zyrtar. Ata të Berishës hyjnë me statusin e individit të pavarur”, tha Topi.

Megjithatë, ish-presidenti thotë se zgjedhjet e 6 marsit do të jenë një test për dy palët që prej muajsh i tregojnë forcën njëra-tjetrës.

“Është një test, i ngjan këtyre të Covid. I shpejti të jep një indikacion, por monekulari është ai që të certifikon. Me këtë çarje problemet janë të mëdha. Ekuacioni është i qartë, por ka të panjohura”, u shpreh Topi.

Topi vlerëson se në vend nuk ka më opozitë. Duke komentuar situatën politike, ish-kreu i shtetit deklaron se opozita nuk ekziston. Sipas Topi, demokratët tashmë të ndarë në dy pjesë e kanë problemin me njëri-tjetrin.

“Për mua opozita nuk ekziston. Të thuash apo dobësohet do të thotë…sot nuk ekziston. Çështja është e dominantit. Çfarë dominanti ka njeriu që drejton opozitën? Kanë kryeministrin? Jo. E kemi problemin me Ramën thonë, por e kanë me njëri-tjetrin.

Ata kanë kërkesa minimaliste dhe nuk e shohin si detyrë për të thyer qeverinë. Në mendje kanë si ti hanë kokat njëri-tjetrin”, tha ai.

Nisur nga kjo situatë, Topi thotë se kryeministri Edi Rama është në dëlir. Sipas tij ai futi duart në Kushtetutë në vitin 2008 dhe ata që e lejuan po e pësojnë më shumë.

“Edi Rama është në delir. I ka futur duart në 2008 dhe po i gëzohet asaj. Ndërsa mjeranët që i kam paralajmëruar mos fusni duart te Kushtetuta po e pësojnë.

Ky është rasti më i keq i mundshëm për një vend që të mos kosh opozitë. A do vazhdojë? Është një pikëpyetje e madhe. Nuk është mirë kur i ke të gjitha pushtetet vetë sepse nesër nuk do kesh mundësi për alibi”, tha Topi.

5 komente në “Bamir Topi: Opozita sot s’ekziston, Rama është në delir se s’ka kundërshtarë”

  1. Pali says:

    Z. Topi
    Opozita eksizton por askush nuk ka besim me tek ajo. Korupsioni, shperberja e institucioneve,paaftesia per te drejtuar dhe dhene zgjidhje problemeve te vendit zhgenjyen shume votues..
    Jo se ju nuk I dini.

  2. Vranakonti says:

    Bamir Topi eshte i vetemi politikan qe flet drejte sakete dhe preçiz. E degjojm me vemendje dhe na pelqen shume argumentimi i problemeve,trajtimi i dhe zberthimi ne theleb te te çeshtejeve qe shqetesojne sot vendin ton.Zoti Topi eshte ineligjent dhe te bind me thenjet e tija te verteta.Nuk eshte hileqar apo dredharak si krimineli Sali Berisha, bytheshpuari Lul Basha apo bytheshtrembeti ILIR META.

  3. Hajro Lula says:

    Ke te drejte vranakonti , ashtu eshte , te bind , vec nuk na thua se ke bind ??? Bind ty dhe asnje tjeter ,ai s’hariti te binde partine e tij qe perbehej nga disa persona , do bindi masat ?
    Te gjithe jashte valles e dine mire si hidhet vallja , kur futesh ne valle eshte sekreti , Topi eshte personifikimi i politikanit as mish as peshk ……sigurisht qe ti ke mendimin tend , dhe demokaci kemi , ku kushdo mendon e beson ke do dhe si do , vec e pame Bamir Topin kush qe …..kujtou dhe mos e haro kure ……te gjithe gjyqtaret , prokuroret dhe gjithe llumi i drejtesise qe po na con mbrapa sot , kane vulen dhe firmen e Topit ….mund edhe te kundershtonte propozimet e Saliut , sic ben Meta sot , por jo , nuk e beri , pa rehatin e tij , problemet e tij , pa interesin personal te tije dhe spa shumicen nuk mendoj shumicen qe do vuante per vite e vite nga sharlatanet e drejtesise se kalbur ……ky eshte Topi …nuk qe Topi presidenti qe firmosi paktin me detin me fqinjet ???? Topi nuk hodhi firmen i fundit ???? Mos shkruaj kaq fjale te mira se nuk i meriton , dhe vete ai e di qe nuk i meriton ….

  4. Punetori says:

    Epo, kur ben moralistin edhe ti o Bamir, qe te zgjodhi Saliu president me votat e disa deputeteve te shitur socialistë ! Rri mor bukë e mykur e gëzo’ ate pasuri qe ” grumbullove ” dhe mos na bej te ” drejtin ” se te njohim .

  5. qytetar says:

    6 × 500 mije Euro = President Topi
    Shto dhe dashamirsine e Saliut.
    Ttopojanet per ty thonin Tirans i qofteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje