Tritol në derën e dyqanit të Naim Stafukës në Fushë Krujë

21 Janar 2022, 23:05Kronika TEMA

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në Fushë Krujë.

Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:05 në derën e dyqanit në pronësi të Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2015. .

Si pasojë e shpërthimit janë raportuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa të lënduar.

Gjatë një interviste për “News 24” më 4 nëntor Naim Stafuka deklaroi se është kërcënuar personalisht nga persona me maska.

Enver Stafuka është rrëmbyer në shkurt 2015. Ai është akuzuar se vodhi makinën ku udhëtuan vrasësit e komisar Dritan Lamajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje