Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Buci të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit 10 vite më parë. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite për Faikun dhe 25 të tjera për Shkëlzenin për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim.
Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj 10 vite më parë në malin me Gropa në Tiranë. Familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.
Përballë kësaj situate, babai Faik Buci thuri planin, ndërsa djali Shkëlzen Buci e ekzekutoi motrën e tij. Krimi makabër u zbulua nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, shok i Shkëlzen Bucit, që kishte qenë i pranishëm në momentin kur vëllai vrau motrën.
ATO MONSTRA KANE BER DY KRIME MAKABER. SHFRYTEZIM PER PROSTITUCION FAMILJAREN E TYRE DHE VRASJE. I MBYTNI NE NJE GROP GJIRICE. ATA BAB E BIR QELBIN EDHE GROPEN E GJIRICES.