Kanosi publikisht me jetë Erion Veliajn, arrestohet  

19 Janar 2022, 22:47Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka arrestuar Elson Markun, organizatorin kryesor të protestës së dhunshme në lagjen e re “5 Maji” në kryeqytet, i cili kërcënoi punonjësit e policisë, por edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ndaj Elson Markut, rëndojnë akuzat e “Kanosjes për shkak të detyrës”, e parashikuar nga neni 238 të Kodit Penal. Bashkë me Markun, policia ka nisur procedimet dhe për tre shtetas të tjerë Klodian Laçi, Ledion Mziu dhe Zelije Nexhi.

“Procedimi penal për këta shtetas filloi pasi sot më datë 19.01.2022, në rrugën “5 Maji” Tiranë, në zbatim të VKM me Nr.533 të datës 21.09.2021 “Për shpronësim për interes publik në funksion të procesit të rindertimit për zhvillimin e zonës së re, në perputhje me planin e detyruar vendor , përmes kompensimit me shkëmbim për të gjitha pasuritë që preken nga realizimi i projektit, për zonën e re në rrugën “5 maji” Bashkia Tiranë”, u bë shembja e 6 objekteve ,ku për mbarëvajtjen e ecurisë dhe ruajtjen e rendit publik, dhanë mbështetjen e tyre për zbatimin e kësaj VKM, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe asaj F.L.O (Forca e Lëvizshme Operacionale), në të cilën shtetasit e lartpërmendur kanë kundërshtuar dhe kanë treguar mosbindje ndaj veprimeve dhe urdhërave të ligjshëm të efektivëve të policisë së shtetit, ndërsa në një intervistë të tij për mediat shtetasi Elson Marku , ka kanosur Kryetarin e Bashkisë Tiranë Z.Erion Veliaj”, thuhet në komunikatën e policisë.

Elson Marku është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, madje dhe objekt i OFL-së sëbashku me vëllain e tij. Në janar të vitit të kaluar dy vëllezërve u është sekuestruar 5 milionë euro pasuri.
Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë personave V.Sh. dhe E.G..

Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.
Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.

Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Prokuroria dyshon se dy vëllezërit që fshihen pas protestave të dhunshme te “5 Maji” fshehin dhe pasuri të tjera që mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

6 komente në “Kanosi publikisht me jetë Erion Veliajn, arrestohet  ”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Erdogan (rames):ki katoliku mund te jet ushtar i Gylen kshq fute ne burg….

  2. kthhh says:

    Drejtesi e kalbur deri ne palcë. Keta bastarde duhet te jene ne burg jo rrugeve te qytetit duke kercenuar te vrasin njerez.

  3. Sul Koburja says:

    Mos i nxirrni nga burgu pas 3 ditë.Këta janë të rrezikshëm për shoqërinë dhe thoni pse ka vrasje masanej.

  4. ramizi says:

    Keta ku kercenojne pushtetare, imagjino popullin e thjeshte.Ne burg te kalben.Keshtu eshte kur nuk ka shtet.

  5. L.R says:

    Po njeri nga te arrestuarit…. ne nje vidio tv fliste qe… Policia me ka rrethuat shtepine dhe s’me len te futem per te marre valizhen plot me para nga kursimet qe kam bere gjate kalimit te viteve… dhe me pas flet… per shtepine qe do prishej nga organet kokopetete dhe kjo valizhe me para do zhdukej nga Policia e Erjon V. dhe per kete do mbaje pergjegjsi Erioni per te me ktbyer valizhen… ose ne te kunderten do te jete ne gjak me mua.. e shume gjera te tjera anti -civile dhe me nje injorance mesjetare.

  6. rexha 10 says:

    Po ju po e kuptoni se keta po i arrestojne ,sepse po kercenojne popullin ?????? Koken hengeshin me njeri tjeterin .Keta po arrestohen sepse po kercenohet nje persone publike me detyre kryetare i bashkesise se kryeqytetit te SHQIPERISE ,nje nga bashkite me te medhaja e ate vende .
    Eshte sikure te kercenohej jeta eValter Veltronit ,ishe kryetare i bashkesise se Romes ,kryeqyteti i I talise . Keta bosa duhet te kene parasyshe vetem nje gje :Jane pushtetaret ,pa jane keta ,ndryshe pa ato ,edhe keta 2 vellezerit nuke do kishin goje qe ta hapenin . Pore Shqiptarit ,kure i jipe doren te rrembejne krahun ….. Prandaje edhe ju te tjeret bosa te rinje ,mose e shani kalin ,perpara se te kerceni lumin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje