Tentoi të vriste në dhomën e hotelit 20-vjeçarin, arrestohet Markelian Beqari

20 Janar 2022, 09:24Kronika TEMA

26-vjeçari Markelian Beqari është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka plagosur brenda dhomës së një hoteli 20-vjeçarin Arni Sulejmani.

Për Beqarin, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi akuzohet për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Prangosja e tij është bërë në aksin rrugor Linzë-Surrel, kur ai ka qenë duke lëvizur me makinë. Policia kishte marrë informacione se Beqari ishte në këtë zonë dhe  ka bërë të mundur prangosjen e tij.

Markelian Beqari akuzohet se në datën 09 Dhjetor 2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Sulejmanin, i cili mbeti i plagosur.

Pas ngjarjes 26-vjeçari u largua, ndërsa në pranga ra 22-vjeçarja Anxhela Brisku, pasi pas ngjarjes mori armën dhe e fshehu. Po ashtu u arrestua edhe një 66-vjeçar i cili e strehoi të renë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje