Fillon për vitin 2022 proçesi i legalizimeve të pallateve, Lame: Qeveria do marrë masa për ndërtuesit që ndërtojnë shtesa pa leje

23 Janar 2022, 12:11Ekonomia TEMA
Fillon për vitin 2022 proçesi i legalizimeve të pallateve,

Qeveria do të marrë masa që të mos lejojë më ndërtuesit të bëjnë kate shtesë pa leje. Këtë e ka konfirmuar shefi i Kadastrës Artan Lame në një takim me banorët e Selitës, ku ishte për përfundimin e procesit të legalizimit të një pallati.

Lame tha se Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës ka bërë gati një raport për ndërtimet e shtesave jashtë lejës së ndërtimit, që do i paraqitet Qeverisë. Për fat të keq, fenomeni i ndërtimit, i shkeljes së lejës së ndërtimit për pallatet vazhdon edhe për leje ndërtimi të dhëna në vite shumë të afërta, më 2016, 2017, etj.

“Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës po përgatit një raport që do i dërgohet Qeverisë, për të marrë masa për të bllokuar çdo lloj ëndrre për shtesa mbi pallate për lejet e dhëna vitet e fundit.

Që do të thotë: Do të bëhet e pamundur që ndërtuesi të mbarojë pallatin, të shtojë edhe nja 2 a 3 kate mbi lejen e marrë, pastaj të hyjnë banorët brenda nëpër banesa, ndërsa investitori të largohet duke ja lënë barrën e legalizimit Shtetit dhe Kadastrës.

Do ndërhyet shumë shpejt për ta frenuar këtë fenomen që është shumë i shëmtuar”, tha Artan Lame në takim me banorët e Selitës, të cilët e përfituan Vendimin e Legalizimit duke u bërë bashkë, pasi ndërtuesi e kishte braktisur objektin.

Drejtori i Përgjitshëm i Kadastrës, duke u ndalur në zonën e Selitës, tha se gati 80% e pallateve në këtë zone dendësisht të urbanizuar, janë hipotekuar duke ju nënshtruar procesit të legalizimit.

“Është një zonë që është e mbushur me pallate, e mbi urbanizuar dhe për fat të keq për shumicën e objekteve të ndërtuara i ka ose në proces legalizimi ose janë legalizuar”.

Pallati konkret i legalizuar në Selitë ishte objekt me leje ndërtimi të vitit 2006, i cili në një moment të caktuar kishte braktisur pallatin, duke i lënë banorët në mëshirën e fatit.

Legalizimi në këtë rast u finalizua përmes vetë banorëve nga i cili proces përfituan 120 familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje