Paloka pranoi manipulimin e votave, Kadilli: Jam viktimë e vjedhjes së votave, Basha të largohet bashkë me elitën e saj drejtuese të partisë

23 Janar 2022, 16:46Politika TEMA

Një ditë pasi Edi Paloka pranoi manipulimin e votave në zgjedhjet për kryetar të PD në korrik 2021 ku u rizgjodh Lulzim Basha , Fatbardh Kadilli ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kadilli  i cili ishte gjithashtu kandidat për kryetar në ato zgjedhje, shkruan se nuk do të komentojë faktin se ai është viktimë e atyre zgjedhjeve, por kërkon që Lulzim Basha dhe elita drejtuese e PD duhet të largohet dhe të krijohet një një administratë partiake profesioniste.

“Tre propozime prej një rrëfimi. Edi Paloka u shfaq i penduar dje duke pranuar që kishte punuar për vjedhjen e votave për të rizgjedhur Lulzim Bashën si kryetar të partisë. Nuk dua të komentoj nisur nga fakti që unë jam viktimë direkte e vjedhjes së votave në PD. Nuk komentoj as rrëfimin e këtij mëkati të pafalshëm të Palokës.

Dua të ngre tre kërkesa që nën dritën e deklaratës së Palokës janë më të domosdoshme se kurrë për të ardhmen e PD-së:

Nëse këto tre kërkesa do të plotësohen, ato do sjellin edhe një rezultat jetik për të ardhmen: unifikimin e PD-së me një kryetar dhe ekip të ri drejtues dhe një vizion të ri për të ardhmen”, shkruan Kadilli.

Një ditë më parë Edi Paloka pohoi se ka manipuluar votat e anëtarëve të Partisë Demokratike për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar në zgjedhjet e fundit para pak muajsh.

6 komente në “Paloka pranoi manipulimin e votave, Kadilli: Jam viktimë e vjedhjes së votave, Basha të largohet bashkë me elitën e saj drejtuese të partisë”

  1. Erzeni says:

    E kuptoni o shqiptar se kush e ka drejtuar Shqiperine,
    keta vjedhin njeri tjetri Jo me vendin,kjo eshte fryma qe ka futur Sali mut krimineli ne PD dhe gjithe vendin.

    1. Alpeti says:

      Po flasim per vjedhjen e bere ne emer te Lulzim Bashes ketu. Komento lidhur me kete gje dhe shaj Lulzim Bashen. He te keqen.

      1. qe te kuptosh says:

        Jo o RROT CARI! Vjedhja u be ne emer te Sal Brrishes, se Luli nuk ekzistonte atehere, ishte thjesht manekin i Brrishes! Kuptove o idiot i lindur?

  2. Koli says:

    Keshtu vertetojne me gojen e tyre qe Pd gjithmone ka manipuluar zgjedhjet si brenda vet pd ashtu dhe zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale.Pd ka manipuluar vet dhe mendon se dhe te tjeret i manipulojne.Kwte fryme manipulimi e ka futur Berisha qe ne 96 dhe ajo parti gjithmone i ka manipuluar.Ata nuk e perceptojne dot zgjedhjet pa i manipuluar ky eshte dhe reziku i vertet i ardhjes se tyre ne pushtet.Ne vitin 2003 mbasi votova aty prane ishte nje kazan plehrash i mbushur me certifikata qe jepeshin te pallati sportit per idhtaret e pd ku nje kishte 5 apo 6 dhe votonte po aq here

  3. simo kondi says:

    Ky Kadilli , me vrap se mos i shpeton gje , te pervetesoje politikisht per cdo gje , o Kadill, qe me je bere si qukapik , po ti vure kantidaturen dhe te varen bolet ne qaf , e ckerkon tani ??
    Si dava buzpidhi duket ….ngeli der der der neper portale , ytt nythqir muti

  4. Astrit says:

    Jam ne nje mendje me Z. Kadilli qe ne PD “elita e saj” te largohet. Pyetja ime eshte si? dhe pyetja tjeter Kadilli eshte pjese e elites?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje