PD prej muajsh po kalon ditë të vështira. Prej shtatorit, kur Lulzim Basha përjashtoi zotin Berisha nga grupi i PD ka filluar një “luftë” e brendshme në parti mes tyre. E ndarë në dy pjesë, PD do të prezantojë dy kandidatë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit të cilat do të mbahen në 6 bashkitë e vendit.
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi në një intervistë për Ora News shprehet se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e PD-së.
Shehi i cilëson zgjedhjet e 6 marsit të rëndësishme dhe një lloj testi.
Shehi: Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët.
Zoti Shehi tha se formula është shumë e thjeshtë, të ngrihet një Komision dhe të përzgjidhte një kandidat për secilën bashki.
Shehi: Ajo që na lidh është kundërshtia që kemi me Edi Ramën, me regjimin e tij, me qeverisjen e Ramës. Kjo është ajo që na lidh. Nëse nuk bëhet kjo do kemi një humbje tjetër. Ato dy gjysmat e PD-së do të bëhen dhe më të vogla.
A ke diskutuar me Lulzim Bashën apo Sali Berishën?
Shehi: Me asnjë. As më kanë thirrur, as kam dëshirë të shkoj. Kjo është ideja ime, s’ka nevojë për negociata poshtë tavolinës. Për ide ët tjera unë nuk jam i interesuar, të bëhem palë e një grupi për t’i rënë grupit tjetër.
Sipas tij kjo luftë e brendshme nuk i shërben opozitës dhe nuk ka lidhje me demokracinë.
Kryetare pa parti
Dhe na bejne teori…
Me Lulzi e me Sali…
Pi o Dash dhe pak raki…
Fjalen e urte nuk e di:
“S’behet vreshta me urata –
Dhe as me njerez “NON GRATA”…
E pse te therrasin ? Se mos ke elektorat dhe hajde de. Edhe si parti egziston si emer ,pa vet je kryetar,vet zv/kryetar,vet sekretar i pergjithshem,vet kryesi e vet elektorat. Kur ishte problemi per deputet i takoje c’do dite.tani pse ti takosh. Kryetar bashkie s’e ndermend ,sepse ate qoshen e rehateshme te deputett e sigurove per 4 vjet. Pas kater vjetsh lum kush te jete . Ta themi hapur ,edhe ndo je koke emadhe nuk je. Po edhe burreri nuk ke ,se po te kishe nuk shkoje pas bythes se Saliut edhe pse te vuri drune. Por per kete edhe po ta falim sepse nuk je i vetem.Ke Triran Shehun, po ke Genc Pollon, po ke ca Biberaj ,ca Noka e ca Ndoka.. Nuk je vtem . Keshtu we mos e prish terezine se ia ke arritur qellimit. Mos e prish as me Bashen e as me Berishen se nuk i dihet kesj jallane bote.
Po ti ngele deputet se je me te dy cfar thu mer burr. Largohu nga koalicioni dhe e shef ku perfundon ne rruge.
Ti je thjesht njeri i rendomte.
Moooooos!. Mos na I bej kete, o Cjap, mo e dhi muhabetin….aj gezuar!
Te lumte Dasho,qe nuk bashkohesh me asnjonin.Mo mire dil vetem se ke edhe popullaritet te modh,sidomos ne Lushnje dhe ne Rrogozhine….. harrova,ene ne Durres se shkojshe nganjehere me u la ke Currilat………Tashti,me thone te verteten,je politikani “etalon”,qe i ke more te gjitha “qyl” ! Po e bone prove me kandidu n’Tirone,ose ene ke lagjia ku je rrit (se aty ku banon,nuk te njef njeri),jom i sigurte qe do ti morresh nja 30-40 vota,te farefisit,te krushqise,te shokeve te rakise,ene ato kamarieret dhe banakieret e lokaleve qe te kan klient………. Dasho,je bo shume qesharak,me keto dalje ne TV,se nuk thu asgjo dhe je tu na felliq fare…….. Tironci nga Pazari Vjeter