Nga Adriatik Doçi
Krimi i pandëshkuar i 21 Janarit vijon të bashkojë Sali Berishën dhe Lulzim Bashës, ndonëse u kacafytën deri në prag gjakderdhje për selinë e Partisë Demokratike në 8 janar 2022. Në 13 dhjetor të vitit 2021, Lulzim Basha dha sinjalin e parë të reflektimit dhe të ndryshimit të qëndrimit për 21 Janarin, duke akuzuar në mënyrë të tërthortë Sali Berishën për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në bulevard dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.
Duke komentuar sulmet e Berishës për të marrë me forcë selinë e PD-së, Basha hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar 2011. Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.
“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar”, tha Basha, duke akuzuar Berishën për krimin. Deklarata i lexua si një mesazh dhe paralajmërim i Bashës për të rrëfyer në SPAK detajet e krimit të 21 Janarit, pengimin e drejtësisë, manipulimin e pronave, sajimin e puçit etj., nga Sali Berisha. Por, Lulzim Basha jo vetëm ndaloi rrëfimin për 21 Janarin, por befas tentoi të mjegullonte edhe akuzën e nënkuptuar në adresë të Berishës i organizator i vrasjeve.
Tre ditë më pas, në 16 dhjetor 2021, Lulzim Basha befas ‘e drodhi’ për 21 Janarin. Basha u kujdes të sqaronte se e kishte fjalën për gjuhën e përdorur nga Berisha dhe jo për implikimin e tij në vrasje. “Nuk tërheq asnjë deklaratë. Punë e madhe se është e pabesueshme kjo për gazetarët. 21 janari ishte përpjekje e Edi Ramës për t’u imponuar me një grup gangsterësh pas videos së Metës me qëllim që të krijonte trazira dhe të merrte pushtetin. Gjuha që përdori Berisha pas ngjarjes…Ti thua i vrau Berisha? Jo mor zotëri. Ka pasur procese për atë çështje. Janë dënuar njerëz. Unë kam folur për gjuhën e Berishës pas 21 janarit”, tha Basha.
Mesazhit të parë të Bashës për 21 Janarin, Berisha u përgjigj duke pohuar se nuk e dinte se ku kishte qenë Basha gjatë orëve të protestës dhe në momentet, gjatë dhe pas vrasjeve. Berisha dha një mesazh të qartë; Ai ishte gati të akuzonte Bashën si pjesë e puçit imagjinar bashkë me Ina Ramën, Bamir Topin, Edi Ramën dhe disa gazetarë, gjithnjë nëse Basha do të vijonte rrëfimin.
“Unë kam qenë duke drekuar me ambasadoren gjermane dhe jam kthyer e nuk kam lëvizur nga zyra për asnjë moment. Ka edhe një fakt tjetër që zyra është qëlluar me plumba dhe gurë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di. Ministri i Brendshëm është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës. Tregon narrativën e tij. Për 21 janarin gjithçka kam ditur e kam thënë dhe e them. Për ’97? Ai lexoi atë pjesë që i çoi Rama me Endri Fugën”, ka pohuar Berisha.
Pse Basha fsheh të vërtetën
Në një kohë kur Sali Berisha e ka pranuar deri diku krimin e 21 Janarit, madje tregon herë pas here me mburrje se kishte në plan të vriste kreun e opozitës Edi Ramën, Lulzim Basha vijon të zbatojë kodin e heshtjes për 21 Janarin. Qëndrimi i Bashës krijon dyshime të forta për mundësinë e implikimit nga ana e Berishës në krimin e tij. Bamir Topi, i cili ishte President në 21 Janar 2011, ka rrëfyer se Sali Berisha e ka përdorur Lulzim Bashën si korrier për të ndërhyrë tek Ina Rama, e cila ishte kryeprokurore, për t’i diktuar veprime ose mosveprime hetimore, me qëllim mbulimin e krimin e të 21 Janarit.
“Të nesërmen, më datë 23 janar, ditë e diel, herët në mëngjes mora një telefonatë nga Lulzim Basha, ministër i Brendshëm dhe pas përshëndetjes së rastit kërkoi të më takojë. Rreth orës nëntë të atij mëngjesi e prita Lulin në një zyrë të improvizuar në banesën time. Ishte i shqetësuar, nuk e fshihte dot gjendjen e tij dhe ndërrimin e kursit të ngjarjeve.
-Mirëmëngjesi, mirë se erdhe! – hapa bisedën.
-Mirëmëngjesi! -Ndoshta herët se është dhe e diel! – më tha.
-Jo, i thashë. Jam pothuajse pa gjumë gjithë natën duke ndjekur ç’po ndodh. Meqenëse jemi këtu, ç’po ndodh në këndvështrimin tënd në marrëdhëniet me prokurorinë? – vazhdova bisedën.
Pas një hezitimi të shkurtër më thotë:
-Në fakt këtë çështje erdha të bisedoj! Ne jemi të shqetësuar për urdhërndalimet e zinxhirit komandues të Gardës!
Ai jo vetëm kishte ardhur me porosi të Saliut, por po përsëriste besnikërisht të njëjtat fjalë që shefi i tij i kishte thënë publikisht një ditë më parë.
-Erdha të them edhe në emër të kryeministrit të ndërhyni te Prokurorja e Përgjithshme për t’u tërhequr nga kjo iniciativë!, tha Luli duke e mbyllur kërkesën e tij.
Ky ishte sipas meje çasti që do të kuptohej nëse presidenti do të merrte pozicion në favor të qeverisë apo të kryetarit të shtetit, ku shërbimi i tij duhet të jetë kushtetues dhe jo arbitrar. Tashmë gjithçka ishte e qartë dhe vendosmëria për të mbështetur prokurorinë ishte e palëkundur.
-Dëgjo, Luli! Besoj se biem dakord që ka ndodhur një ngjarje e përmasave tragjike, me implikime të rënda të politikës dhe shtetit. Unë jam kryetar shteti dhe interesi është që me qetësi të vendosemi të zbulojmë shkaktarët, duke filluar me politikanët, demonstruesit, policët, gardistët e kushdo qoftë pas tyre. Unë nuk mund të marr përgjegjësi historike për të devijuar të vërtetën. i kam dhënë besimin kryeprokurores në një takim të zhvilluar dje, nga ku rezulton se qeveria dhe Garda apo Policia nuk po bashkëpunojnë për mbledhjen e provave dhe hetimin.
Në fund, para se të ndaheshim, duke dashur të ruaj një komunikim më njerëzor, ndoshta i dhashë një këshillë të panevojshme.
-Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull se kjo punë parashikoj se do të shkojë jo mirë!”.
Maja e ajsbergut
Tentativa e Berishës, duke vënë në lëvizje Bashën, për të sabotuar drejtësinë për 21 Janarin, nuk do të merrej vesh kurrë nëse ish-presidenti nuk do t’i ndante me publikun këto detaje, përmes librit të tij “Nocturn”. Aksidentalisht u zbulua edhe një tentativë tjetër e Berishës për të blerë me para të pista familjarët e Hekuran Dedës, i vrarë në 21 Janar. Vëllai i Hekuran Dedës refuzoi paratë dhe ofertën e Berishës, për ta pranuar të zhvillonte një vizitë ‘ngushëlluese’. Ka gjasa që dy lëvizjet të jenë vetëm maja e ajsbergut. Askush nuk e di manovrat e tjera të Sali Berishës për çuar dosjen e 21 Janarit aty ku përfundoi, me disa dënime qesharake si vrasje nga pakujdesia. Megjithatë, do të mjaftonte që Lulzim Basha të rrëfente në SPAK se si porositi Sali Berisha për të vënë në lëvizje Bamir Topin për të ndërhyrë tek Ina Rama, për të hedhur dritë mbi prapaskenën e krimit të 21 Janarin. Por, si Basha, ashtu edhe Berisha po bëjnë kujdes të mos e kalojnë vijën e kuqe me mesazhet që i japin njëri-tjetrit për krimin e 21 Janarit.(Shqiptarja.com)
Tiku eshte gabim qe edhe pse kane kaluar 11 vite nga krimi shteteror ku jo vetem ne qe e kemi jetuar si deshimtare okulare por edhe ata qe kane lindur ne 2011 sot gjykojne se kjo ngjarrje makaber shteterore eshte e bere posaçerisht nga kryekrimi shqipetar berishe dhe zinxhirri i tij duke futur ketu edhe “gjinon” e PD si ish minister i brendeshem,ku ironia ka treguar se ku i ka shkelur kemba ka afrea ,vrasje dhe tradheti kombetare(falje teritori Greqise per pale te trete e ritheksoje per pale te trete)kjo per kredo personale politike siç kane vepruar langot e PD per 30 vite rresht.
Topi tashme nuk luhet as ne fushen e Bashes dhe as te Berishes por tek porta e (ç)drejtesise qe s’ka ndryshuar asgje ne vijen e saj per dhenie drejtesie por pekundrazi kontribuon ne fshehjen e kesaj çeshtje duke jystifikuar vetvehten se nuk di se nga tia filloje sepse dosjet jane aq voluminoze e pergjgjesia ndaj mafjes se instaluar ne kete vend eshte shume presionuese.Drejtesia nuk eshte e çorientuar kur kerkon rritje pagash,mjetesh e fondesh por kur vjen puna tek hapja e dosjeve te zeza e ka tejet te veshtire te prononcohet!Jo pa qellim po ta vini re u perzgjodh nga (miqte) Arta Marku,pas kesaj na erdhi Adriatik Llalla edhe ky pa goje e se fundemi nje Ardiatik i dyte po pa goje gjoja se organet e drejtesise bejne punen ne heshtje!
Sali Berisha nuk preket as per 95 as per 97 as per 98,as per 2011 as per 2022!Ai eshte monument agjenturash dhe mbrohet nga “fabrika qe e ka prodhuar”.Ndaj nuk ka kryetar apo prekuror qe te preki dosjen e tij te zeze.Edhe citimet qe çdo 21 janar bene Edi Rama jane per te lare gojen sepse edhe ai eshte perbetuar per mos ndeshkim te ketij perbindeshi qe per te tjera gjera u montua e zullume te tjere beri jo nga trimeria por nga formimi i tij i cili le shume per te deshiruar persa i perket civilizimit e qyteterimit!Shikoni dhe pse kane kaluar 60 vite ng zbritja e tij ne Tirane ai mbetet perseri lopçaer ku me nje kembe ecen ne trotuar dhe nje ne rruge i ekzaltuar qe e shikojne te gjithe!
Pra sot shtrohet problemi :Ku eshte drejteisa Shqipetare qe deshiruam te gjithe pas reformes ?Apo frytet kjo reforme do ti japi pas “ngordhjes se kalit” siç edhe i eshte premtuar!
Nuk e di çfare faktesh pretendojne z.Bisha dhe te verberit pas tij prej Departamentit Amerikan.
Z.Topi,z.Ina Rama,z.Basha dhe një varg prokuroresh janë pononcuar publikisht per 21Janarin.Duhet detyrimisht te merret tashmë SPAK.,të zbardhe me fakte dhe argumente ngjarjen.
Mundohuni t’i kurseni paratë e “kursyera” Sahliut dhe të mos i shpenzojë kot per avokatin francez!!!
Lirine nuk ta fal njeri, po nuk e fitove vete. Ne Shqiperi edhe per lirine e shqiptareve pretendon Sali Berisha se u a ka prure nga Viçidoli qe e beri shesh lufte duke vrare tropojanet me njeri tjetrit qe te komandonte krimi, pa lere me shqiptaret e ndershem. Liria i ka rrenjet ne gjak, sepse gjaku qe ka derdhe Berisha per ta mbajtur lirine te pushtuar, sot prokuroret dhe gjyqtaret po e shkelnin perdite me kembe. Vendi yne dhe ajo pjese e popullit qe nuk eshte karhe krimit makaber qe ka vrare dhe pushtuar lirine, duhet qe te çlirohet dhe çlirimi sot nuk vjen me duke kerkuar e lypur lirine e tij njerzeve te krimit; prokuroreve dhe gjykatesve qe vazhdojne te njejten rruge te heshtjes dhe majmjes ne kurriz te njerzeve, por perballja totale me personazhet qe mbulojne krimin. Vendi shpeton vetem duke bllokuar njerezit zyrat e prokurorive dhe gjykatave, duke bllokuar dyerte e shtepive dhe vilave te tyre qe kullojne gjak shqip. Kujtoj nje video te Lulezim Bashes ne reren e Saharase ne çadren e Kadafit: ç’dreq deshi atje, çfare porosie i dha Sali Berisha qe e dergoi atje dhe sa te tilla ka! Dhe krimin makaber duhet ta shikojme dhe lexojme ne fytyrat e kuqe dhe qafat si derra te majmur te prokuroreve dhe gjykatesve qe vazhdojne heshtjen derisa te vdesin vete. Keshtu e kane gjete rrugen e drejtesise! Prandaj duhet tu shpejtojme rrugen ketyre qe te ngushtojme krimin dhe te fitojme lirine qe na perket neve e na eshte mohuar 31 vjet. Por me sa shikoj, ne e kemi humbur perfindimisht lirine qe kur erdhi “demokracia”. Tani na ka ngele vetem çthurja dhe ngelem si ajo legjendaae Homerit.
Garden me ligj e komandon presidenti dhe kryeministri. Ministri i bre deshem nuk mund te komandoje dot garden.
Andre M-Cfare flet a derezi? Presidenti ne Shqiperi ka celesat e kashtes. Garda komandohet nga K. Ministri.
oligarkia ne shqiperi, mafja, korrupsioni, dhe bashk me to edhe ngjarja “ordinere” e 21 janarit apo fax-similet e saj si gerdec etj etj, tregojne cilesine e popullit shqiptar dhe te perfaqesuesve te tyre (te quajtur politikane). ky perfundim NUK DISKUTOHET !! Koka eshte populli, gjymtyret jane politikanet, administrata, shendetesia, shkolla, drejtesia, komunalja (per te mos thene ndonje sherbim specifik), gjymtyre keto, qe mbushen nga NE……e jo nga saliu edi likja apo lali eri, keta …shohin….e i shkelin syrin njeri tjetrit.
Ne rast se do te kishim nje popull te rregullt, atehere edhe politika do te ishte e rregullt, pasi edhe keta jane “bije” shqipe!!
Kur te vije dita qe ne te gjithe bashke, te shikonim nje ndergjegjesim te ri ne shqiperi, atehere do te mund te themi qe ndryshimi eshte afer,………pra deri sa te vije ajo kohe, ne te mbajme me shendet balten llucin pluhurin analfabetizmin kafsherine shthurrjen krimin korrupsionin anti-atdhetarizmin, pra luften civile qe jetojme qe nga vitet ’95.
Perderisa kemi shqiptare kunder shqiptareve, ne jemi te mundur te gjithe……si shqiptare.
Ne mjaftohemi te levizim gishtat per te kujtuar shqiponjen, te kendojm “o sa mire me qene shqiptar”…….e “jemi” ne rregull, edhe vuuuu, ne geton e perditshme si budallenj.
Per fat te keq, jemi populli me i vobekt ne rajon-ballkan, e te rrethuar nga popuj shuuuume me te *larte se ne, e shume here me te rrespektushem nga ne.
Pse nuk e thot njeri se diten e protestes se 21 Janarit e bere nga PS-te ,Sali Berisha dhe Lul BASHA,moren 30 veta,i trajnuan,i paguan dhe i infiltruan ne mes te protestes qe te godisnin policine,te krijonin rremuj duke u hequr si protestues socialist. Kete detyre Saliu dhe Luli ja ngarkoi Gazidedes dhe ai e kreu me perpikmeri.Ata 30 veta goditen me gure kedo,kryeministrine,policine dhe kjo i dha Berishes te thoshte me pas se protetsta ishte e dhunshme.Kjo eshte gozhda ku mbahet Berisha dhe Basha dhe bejne fajtor Edi Ramen.Ne kete proteste paqesore Rama nuk kishte qellim te shkaterronte apo te vriste njerzit e tij,por nje thirrje e popullit kundra qeverisjes se keqe te Sali Berishes.
Nese do te fillonin vertet hetimet per 21 Janarin,nje nga pikat qe duhet te sqarohet duhet te ishte syri i nxire i komandantit te gardes Andrea Prendi.Me siguri ai ka kundershtuar urdherin per te qelluar mbi turmen e njerezve dhe dikush nga te besuari e Berishes e ka goditur me grusht.Nje emer u perfol atehere,por prokuroria duhet te hetoje me imtesi.Duhet te sqarohet gjithashtu kush dha urdher qe te fshihej serveri i kamerave te oborrit te kryeministrise.Vete faki qe autori i fshirjes se serverit u shperblye me nje vend ne parlament do te thote shume.
Nje kerkese do kisha.para ca ditesh te opinion i blendi fevziut u be nje emision se kush e vrau Mehmet Shehun,per mua dhe per shum njerez te tjere we nje emision provokues,pasi fevzo i klanit do te nxij figuren e Enver Hoxhes dhe kishte sjell ne emision dy figura shum antipatike,njeri pedagog ,qe mund te jete shum profesionist,shum i nderuar por qe ne emidion dukej qe luftonte per ato leke te shkreta,te komodina kishte 2 pjata por 1 gote,nje leng i verdh,qene fund u deklasrua qe Mehmeti pinte caj, dhe donte me cdo kusht te bente rivlersim te vdekjes.qe do te thoshte shum leke,si dhe kerkesa we kush kishte te pushkatuar te vente tek pedagogu e te benin rivlersimin me ane te ADN.
Dhe me idioti we ai krye prokurori,qe dhe ky do ket qene si zoti sali qe ne fund ndrroi xhakete.
Ne 81 wamili do ket qene nje zar i ri ose nje rrul ne gjuhen vulgare,dhe ska pasur shsnc te bisedonte me Enver Hoxhen.,kur Enverit i kishte filluar semundja,dhe skishte mundesi ai qerosi te takohej me te..pra mashtimet dhe trillimet smbarojne.
Do ishte mire we fevzo te bej emidione per te zbuluar kush dhe si u vran miqet e tij
Santo. Olldashi Skerdilajt Konomi ,vdekjen e 150 te rinjeve ne tropoj,Gerdeci ,21 janarin ,Trebicka, ish kryetari dhikut te dursit qe u dogj i gjalle e shum e shum te tjer.Kur profesori i nderuar te zbuloj keto ngjarje atehere filloni e germoni ne arkiva per te gjetur kush e vra shehun kadriun ballukun etj.
Ata i vrau ligji i diktatures se proletariatit,qofte dhe i gabuar,por ishte nje ligj.
Po keta te sotmit ne kohen e demokracise kush ligj i vrau?????
Kete te gjej profesori dhe fevziu.