Ndryshimet e shpejta teknologjike, sfidë e fituar e studentëve të KPT-së

22 Janar 2022, 14:00Politika TEMA

Transformimi digjital në arsim, sipërmarrje e shërbimet publike në Shqipëri, është mjaft i rëndësishëm për motorin e ndryshimit sikurse janë të rinjtë, e për rrjedhojë zhvillimin e vendit. 

Kolegji Profesional i Tiranës, stafi pedagogjik i të cilit ecën me hapin e kohës, në kuadrin e modulit “Jean Monnet”, Erasmus +, të Bashkimit Europian. ka zhvilluar sot një orë të hapur me studentët për digjitalizmin në sektorin publik me fokus të veçantë te pushteti vendor.

Nën koordinimin e Dr. Erjon Curraj, lektor, koordinator “Jean Monnet” dhe ekspert i digjitalizimit, studentët e KPT-së u njohën fillimisht me Agjendën Digjitale të BE-së dhe më pas me sfidat e mundësitë e transformimit digjital në Shqipëri, gjithmonë duke patur parasysh kornizën europiane.

Në një bashkëbisedim interaktiv me specialistë të fushës u ndalën te digjitalizimi në bashkitë vendit dhe shërbimet që marrin qytetarët. Profesionistët e së ardhmes, studentët e KPT, përftitojnë  njohuri specifike, praktike dhe më të fundit falë modulit “Jean Monnet”, njohuri që padyshim garantojnë sukses në ekonominë e tregut në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe BE. Edukimi i gjeneratës së re me aftësitë dhe njohuritë e duhura për digjitalizimin, potencialin dhe ndikimin e tij, premtojnë punësim, gjenerim të ardhurash e për rrjedhojë rritje ekonomike në tërësi.

Koordinatori i Jean Monnet, Dr. Erjon Curraj dhe stafi i kualifikuar i Kolegjit Profesional i Tiranës, të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një sfidë aspak të lehtë, ka ftuar në tavolinë ekspertë që kanë se ç’të tregojnë e ndajnë me studentët: specialistë të digjitalizimit dhe ofrues të shërbimeve nga UNDP, të cilët me eksperiencën e tyre padyshim tërhoqën vëmendje.

Synimi final është një i vetëm dhe mjaft i qartë për KPT-në: Arsim sa më cilësor për të rinjtë dhe mundësi punësimi, angazhimi, sipërmarrjeje dhe vetëpërmbushjeje.

Kolegji Profesional i Tiranës është i vetmi institucion që zhvillon për të dytin vit radhazi modulin europian Jean Monnet nën drejtimin e koordinatorit, Dr. Curraj, me fokus transformimin digjital  në Shqipëri, sfidat e mundësitë. Një mundësi dhe vlerë e shtuar për ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm cilësor të programeve studimore dhe ofertës akademike të KPT-së për të gjitha palët: studentë, profesorë e bashkëpunëtorë.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje