"Foltorja dhe lëvizjet e Berishës s’janë parimore", demokratja në Durrës: Pas 9 shtatorit zgjodha institucionet, jam kërcënuar

22 Janar 2022, 17:31Politika TEMA
"Foltorja dhe lëvizjet e Berishës s’janë

Elira Devolli, anëtare e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike në Durrës hapi sot takimin e kryedemokratit Lulzim Basha me qytetarë dhe mbështetës.

Devolli tha se fillimisht kishte mbështetur Berishën, por pas 9 shtatorit e kuptoi se ai nuk donte të vinte në krye të PD për të mirën e demokratëve.

“Jam linçuar dhe kërcënuar nga brenda familjes time politike. Nuk besoj se Sali Berisha për të mirën e demokratëve do që të vijë në krye të Partisë Demokratike sërish. Nuk shoh asgjë parimore. Nëse donte të vinte në krye të PD për të mirën tonë, kur u shpallën zgjedhjet brenda partisë nuk duhet të shkonte të votonte por të kandidonte.

Do ia kishte kursyer demokratëve këtë zallamahi. Foltorja e Berishës nuk është aspak parimore. Përfitoj nga rasti dhe i bëj thirrje vëllezërve dhe motrave demokratëve që të mos ia lëmë Bashkinë e Durrësit mafies së betonit”, tha Devolli.

Fjala e plotë:

I nderuar kryetar i PDSH, Lulzim Basha, të nderuar motra dhe vëllezër demokratë Situata në të cilën ndodhet familja jonë politike e ka zanafillën me 9 shtator. Deri atë ditë ishim të gjithë bashkë dhe të mërzitur për zgjedhjet e vjedhura, nuk ishim të përçarë. Personalisht nuk e besoj se Sali Berisha e kuptoi se Lulzim Basha ishte në pazare politike me Edi Ramën pas datës 9 shtator, apo më keq se i shiti zgjedhjet. Nëse do të ishte e vërtetë nuhatjes së tij politike nuk do t’i kishte shpëtuar dhe do ta kishte denoncuar më parë. Dua të ndaj diçka me të gjithë ju.

Në datën 20 maj 2021 në konferencën e parë për shtyp që mbajti Sali Berisha  pas shpalljes non grata kam shkuar me bindjen se po mbështes një lider parimor që do të gjente zgjidhjen e duhur për PD-në.

Por pas 9 shtatorit unë zgjodha të jem pranë institucioneve legale, të votuara, të zgjedhura dhe të pranuara nga shumë prej kolegëve që sot mendojnë ndryshe e më shohin ndryshe nga 4 apo 5 muaj më parë, Personalisht jam lincuar e kërcënuar, fatkeqësisht nga brenda familjes time politike. Por unë jam aty për faktin se janë legale, me votat e të gjithëve ne  që votuam  bashkarisht e një pjesë që u nda pas 9 shtatorit. Jam aty sepse besoj se Sali Berisha për të mirën e demokratëve do të vij në krye të PD sërish. Jo më vjen keq, nuk  shoh sgjë parimore. Nëse vërtet do të dëshironte të vinte në krye të PD për të mirën tonë, kur u shpallën zgje4dhjet e 13 qershorit për kryetar ai e dinte se Basha i shiti zgjedhjet siç e ka dredhur në deklaratat e tanishme, jo vetëm që nuk duhej të vinte të votonte bashkë me ne, por le t’i kandidonte përballë..

Do të kishte qenë jo vetëm më korrekte dhe e fisme por edhe aspak e paragjykuar, Do ua kishte kursyer demokratëve gjithë këtë zamallahi. Foltorja dhe lëvizjet e Berishës nuk janë aspak parimore dhe ne që japim kontributin tonë vullnetar e vëmë atë në funksion të parimeve dhe vlerave dhe jo në funksion të situatave personale të dikujt. Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje vëllezërve tonë demokratë të bashkohemi kundër së keqes që ka kapluar Durrësin e mbarë Shqipërisë. Të mos ia lëmë eksluzivitet  bashkinë e Durrësit mafies së betonit. Faleminderit!

3 komente në ““Foltorja dhe lëvizjet e Berishës s’janë parimore”, demokratja në Durrës: Pas 9 shtatorit zgjodha institucionet, jam kërcënuar”

  1. Ke gjo me thon? says:

    Keshtu te mesoi Eduart Halimi te flasesh kete rradhe?
    E di vete ti EdLira ?
    I

  2. Lanabregesi says:

    Saliu eshte kriminel dhe mashtrues profesionist, kurse ky Lulushja eshte genjeshtar ordiner dhe ish loloja i Saliut,qe papritur po na bene te virgjerin,a thua se nuk ishte ky qe i
    dhuroj 350km katror Greqise nga gjiu i Sarandes,ose bashke vrases me Saliun ne 21 Janar 2011?!

  3. Dursaku says:

    Edlira mer dhe griden dil ne xhiro.me kupton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje