"Jemi forcë e parë, forcë e paparë", LSI bëhet gati për zgjedhjet e 6 marsit: Kemi nisur punën

24 Janar 2022, 12:05Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur përgatitjen për zgjedhjet e pjesshme lokale. Qytetarët e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Lushnjës, Vorës dhe Rrogozhinës do t’ju drejtohet kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kryetarët.

Në një deklaratë, LSI bën me dije se në momentin kur nuk është zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë nga forcat e tjera politike, kjo forcë politike ka nisur punën përsa i përket rolit të saj në to.

“Drejtuar strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, Rrogozhinë.

Në momentin kur nuk është zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë nga forcat e tjera politike, LSI ka nisur punën përsa i përket rolit të saj në to. Sipas ligjit, LSI ka një rol të rëndësishëm në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave.

“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki.”- parashikon udhëzimi i shpërndarë në struktura.

Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbehet nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive”, thuhet në udhëzimin e Sektetarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari.

6 komente në ““Jemi forcë e parë, forcë e paparë”, LSI bëhet gati për zgjedhjet e 6 marsit: Kemi nisur punën”

  1. Nafije dybeku says:

    Te marrte lumi derman

  2. Lesh e li says:

    Kur humbasin na vodhen na grabiten , masaker zgjedhore
    rrefreni 30 vjecare

  3. Hajduti Skraparit says:

    Jemi forcë e parë HAJDUTË TË PAPARË,KY sllogan Ju shkon për shtat!

  4. Aventurieri Gold LikeM... 7 % president says:

    LSI force e pare!Kuptohet nga fundi!Ne sulm per te fituar sa me shpejt titullin Non Grata nga krietari i saj legjendar Metaj Floriri! Rezultati 6-0 eshte me e pakta per kete skalion korruptiv te partise se gruar se degjeneruar te partise se Likes 7 %-eshMonika do para se nuk ka e varfera…te bleje cizme te reja Gucci,pas hedhjes se njeres cizme kunder kryeministrit shqiptar live ne TV! Shqiptaret “mezi presin” qe te votojne partine e Tit Vasilit e te Munikes.I ka marre malli shume per ta e dhe veglat e tjera te Like Berishes,sepse po u bien kursimet neper banka dhe me ndonje bashki te fituar dicka do kompenojne! Valle do e gjejne voten e tyre ne 6 Mars? Mbetet per tu pare…

  5. altin isufi says:

    Pse egsistonka akoma LSI-i??????

  6. shqip says:

    LSI moj LSI , që u bëre lesh e li. LSI moj forcë e parë , shkuat për vota , morët hajdarë . Vërtet jeni të paparë , si hajdutë s’keni të sharë. Me Monikën dhe Ilirin , që më shumë ngjan me debilin , aleat keni shpellarë , doktor mostrën si gërdalle. O Peço , Peço Vasili , që veç jargë nxjerr nga goja, LSI-së të Ilir floririt , më në fund i doli boja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje