Kush është politikani që Rusia dëshiron që ta udhëheqë Ukrainën?

24 Janar 2022, 17:32Bota TEMA

Britania e Madhe ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të instalojnë në Ukrainë një qeveri kukull që do të mbështesë Moskën.

Qeveria kukull do të drejtohet nga ish-deputeti pro-rus Jevhen Murajev dhe për këtë plan, Moska po organizon të gjithë mbështetësit në Kiev. Por kush është politikani ukrainas që përflitet se do të marrë drejtimin e kësaj qeverie kukull?

Murayev është pjesë e një grupi të politikanëve që kundërshtojnë udhëheqjen perëndimore të shtetit, që erdhi në pushtet pas protestave masive të vitit 2014. Ai e nisi karrierën e tij politike si aleat i ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, që u largua për në Rusi pas protestave. Në periudhën 2014-2019 ai ishte deputet në Parlamentin ukrainas.

Fillimisht ai ishte deputet i fraksionit të Bllokut Opozitar por, në Qershor të vitit 2016, ai themeloi partinë e tij të quajtur Për Jetën. Në 2018, ai themeloi një parti tjetër të quajtur Nashi. Murayev  u regjistrua si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2019, por u tërhoq nga gara para se të mbaheshin zgjedhjet presidenciale.

Murayev ka hedhur poshtë  akuzat e qeverisë britanike se ai bashkëpunon me Rusinë duke argumentur se ndaj ti janë vendosur sanksione nga pala ruse në 2018. Murayev i tha agjencisë së lajmeve  Reuters se dëshiron  që Ukraina  jetë politikisht neutral dhe e lirë nga ndikimi i jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe  Rusisë.

1 komente në “Kush është politikani që Rusia dëshiron që ta udhëheqë Ukrainën?”

  1. Olimpia says:

    Ideja e Murayev eshte e vetmja zgjidhje per Ukrainen.E gjendur midis perendimit dhe Rusise,Ukraina ka nje pozicion gjeostrategjik shume te rendesishem.Ne se politikanet ukrainas do te dinin te benin nje politike largpamese dhe me interes,do te zgjidhnin rrugen e neutralitetit politiko ushtarak dhe bashkepunim te gjithaneshem ekonomik si me Perendimin ,ashtu edhe me Rusine.Nje strategji e tille do te sillte aavantazhe te medha nga te gjitha pikpamjet.Duke qene nje shtet me potenciale te medha materiale dhe njerezore,me nje popullsi mbi 40 milione banore,U
    kraina shume shpejt do te arrinte nje zhvillim pozitiv ne te gjitha fushat ,duke pervituar si nga tekonologjia perendimore ,ashtu edhe nga lendet e para ruse si dhe tregu i madh Euroazise..
    Kjo do te ishte rruga me normale per nje shtet ku afro 30 % e ndjejne vehten ruse,jo pak bielloruse dhe pjesa tjeter ukrainas.
    Por nje pozicion i tille do te ishte i pranueshm si per Perencimin ashtu edhe per Rusine.
    Sa per Krimene,ate te mos e kujtojne …Krimea eshte historikisht ruse .Nderkohe 100 here me shume serbet ta harrojne Kosoven .Ajo eshte shqiptare dhe nuk ka asnje lidhje me sllavet,sic kane populli i Krimese me ruset dhe ukrainasit sllave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje