OBSH: Mos e trajtoni Covid si grip, tre muajt e ardhshëm pritet të jenë të vështirë

24 Janar 2022, 17:46Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësis, ka dalë me një tjetër deklaratë për COVID. OBSH bën thirrje qytetarëve që të mos e trajtojnë koronavirusit njësoj si gripi. I dërguar special i OBSH-së David Nabarro, u shpreh se edhe tre muajt e ardhshëm situata në lidhje me pandeminë, pritet të jetë e vështirë.

‘Situata në lidhje me pandeminë do të jetë e vështirë të paktën për tre muajt e ardhshëm’, është shprehur ai gjatë një interviste për mediat britanike.

Kjo deklaratë e tij, vjen pas reagimit të kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili theksoi se bashkëqytetarët e tij duhet ta fillojnë ta trajtojnë COVID-19 si një grip.

Nga ana e tij Nabarro i cilësoi këto deklarata si të papërgjegjshme.

‘Koronavirusi mund të ndryshojë dhe ne mund të shohim gjithashtu variante të reja, nuk duhet të ulim vigjilencën ndaj këtij virusit’, tha më tej Nabarro, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve që të qëndrojnë të fokusuar  në punën e tyre pasi   deri më tani është arritur vetëm gjysma e rrugës kundër kësaj pandemie.

2 komente në “OBSH: Mos e trajtoni Covid si grip, tre muajt e ardhshëm pritet të jenë të vështirë”

  1. The says:

    Bëhet fjalë për një Organizatë pa asnjë vlerë reale në çdo aspekt. Është shkak u kryesor i mijëra dëmeve që ka pësuar bota moderne në gjitha format dhe mënyrat sidomos në brezat e rinj. Këta persona duhet të ndiqen penalisht për gjithçka dhe të përfundojnë të dënuar në ndonjë burg apo ndonjë gropë septike. Ekzagjeruan dhe shtrembëruan gjithçka me qëllime të tjera bollë më me këta. Mos publikoni më asgjë nga këta kriminelë. Gjysmë të vërteta dhe shtrembërime ofrohen pa ndalim nga këta njerëz që paguhen akoma dhe nga ne. TURP:

    1. Taulant says:

      Jo po duhet degjuar gomari alfred cako.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje