PS “ndez” motorët: Olta Xhaçka, e deleguara e socialistëve për zgjedhjet në Shkodër

24 Janar 2022, 16:26Politika TEMA

Olta Xhaçka është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si e deleguara e socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Shkodrës.

Burime pranë selisë rozë në Shkodër bëjnë me dije se zonja Xhaçka ka qenë në Shkodër gjatë fundjavës ku ka zhvilluar takimet e para me forumet e kësaj force politike si dhe drejtuesit e institucioneve në Shkodër.

Në fjalën e saj para socialistëve, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tashmë edhe në rolin e të deleguarës për zgjedhjet në Shkodër, i ka kërkuar socialistëve angazhim maksimal për këtë betejë, duke përsëritur se shanset që Bashkia e Shkodrës ti kalojë socialistëve në këtë zgjedhje është shumë i madh, kjo duke iu referuar, të qenurit në pushtet të Partisë Socialiste në mandatin e tretë, por edhe përçarjes brenda demokratëve çka mund të përgjysmojë votat e së djathtës në Shkodër.

 

3 komente në “PS “ndez” motorët: Olta Xhaçka, e deleguara e socialistëve për zgjedhjet në Shkodër”

  1. dyli says:

    po kete bukuroshen pse nuk e lene ne shtepi te rrisi femijet gatuaj laj shplaj
    per cfare shkon ne zyre kjo?

  2. Artibr says:

    Tani qe iku saliu asnje bashki nuk fiton doté ps kujdes ne shkoder te gjith drejtusit e rames ne shkoder rama I ka hedhur ne kosh te plerave si bushati dhe te tjer dhe kjo fatin e tij ka jo se nuk eshte inbecil po mezi ka kaluar gjimnazin si gjith te rilindies kosh mbeturinash I ka qef keta kofshat ai se hedh topat e letrave.

  3. Shaqo says:

    Ku eshte Olta, atje ka fitore.
    Forca, para Olta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje