Raporti për korrupsionin, Meta: Gjendja shumë e rëndë, kërkohet reflektim

25 Janar 2022, 11:37Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar lidhur me raportin e fundit të organizatës Transparency International.

Meta shkruan se ndërsa shtetet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë shënuar progres të ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit, vendi ynë ka vazhduar përkeqësimin.

Sipas Metës, gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.

“MJAFT KORRUPSIONIT! ❌ MJAFT PANDËSHKUESHMËRISË! ❌

Ndërsa shtetet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë shënuar progres të ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit, vendi ynë ka vazhduar përkeqësimin.

Në raportin e përvitshëm të Organizatës prestigjioze Transparency International, për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve, por edhe me paralajmërimet që kam bërë prej kohësh sa i përket nivelit të ulët të demokracisë në vend, mungesës së respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, shfrytëzimit të pandemisë për të forcuar autoritarizmin, mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet, abuzimet me fondet publike nëpërmjet koncesioneve, PPP-ve dhe inceneratorëve, situatë e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm!”, shkruan Meta.

 

 

2 komente në “Raporti për korrupsionin, Meta: Gjendja shumë e rëndë, kërkohet reflektim”

  1. Bubuzhel Berati says:

    KOKA KORRUPSIONIT ILIR META SALI BERRISHA LULE BASHA DHE ME BUKURA TE TRE FLASIN PER KORRUPSIONIN HAAAAS NESE DO KISHTE DREJTESI LIKE FLORIRI DALI GERDECI LULE RRUGA E KOMBIT DO ISHIN NE VITIN E 13 TE BURGUT

  2. Kalec Dega says:

    Ka te drejte Presidenti…!

    Lol

    Lufta kunder korrupsionit ne venin e beqirave, kjo eshte e bukur fort, lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje