Konsulli i nderit i Shqipërisë në Ukrainë: Do të mbrohemi nëse na sulmon Rusia

26 Janar 2022, 18:13Politika TEMA

“Nëse Rusia sulmon Ukrainën, ne jemi të gatshëm të mbrojmë tokën tonë”. Kështu deklaroi Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov, në një intervistë ekskluzive për RTSH24.

Prej gati dy muajsh, situata nuk duket aspak e qetë në Ukrainë, pas dërgimit të trupave ushtarakë nga Rusia në kufi. Duke sjellë në vëmendje historikun e përplasjeve dhe tensioneve që ka pasur Rusia me Ukrainën, Omarov thotë për RTSH24 se situata nuk është më si ajo e 2014.

Kur në 2002 ish-Presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, duhet të nënshkruante marrëveshjen me Bashkimin Europian, ai refuzoi që ta bënte këtë dhe për këtë populli i Ukrainës u mërzit shumë, pasi është populli i cili kërkon që të jetë në BE. Dhe për këtë në 2014, populli i Ukrainës u çua në atë që duhet revolucioni i “Dinjitetit”. Menjëherë Presidenti, Viktor Yanukovych, u arratis për në Rusi dhe në Ukrainë filloi kriza politike.

Në Krime, kur ishte edhe ushtria ruse, u bënë dy referendum; e para që të shkëputej nga Ukraina dhe referendum i dytë që të bashkohej me Rusinë. Kjo ishte aneksimi i Krimesë nga Rusia. Me mbështetjen e ushtrisë ruse, separatistët në lindje të Ukrainës, në Donbas filluan revolucionin për shkëputjen e kësaj zone nga Ukraina. Me tepër se 8 mijë ushtarë Ukrainës dhanë jetën për të mbrojtur territorin e Ukrainës. Kemi mbi 2 mijë e 300 km kufi me Rusinë. Gjatë gjithë kufirit, Rusi ka vendosur trupat e saj me pretekstin se po bën një stërvitje ushtarake. Ushtria ukrainase është shumë më e fortë seç ka qenë në 2014. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Ukraina sot është më e fortë dhe e gjitha bota e mbështet Ukrainën. Ushtria ukrainase është mjaftueshëm e furnizuar me armë, kombi jonë është i bashkuar. Ushtria ukrainase ka më tepër se 200 mijë ushtarë dhe para se të sulmojë, Rusia i ka parasysh këto fakte. ”, tha Omarov për RTSH24.

Edhe pse ushtria ruse prej dy muajsh është në kufi dhe tensionet janë rritur shumë kohët e fundit, Omarov deklaron se në Ukrainë nuk ka panik apo frikë në popullatë.

Megjithatë nëse do të ketë një sulm nga Rusia, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë thotë se ata do të mbrohen.

Unë mendoj se nuk do të ketë luftë. Ka një ndryshim të madh mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase, por nëse do të duhet ushtarët Ukrainës do të mbrojnë tokën e tyre. Jemi të gatshëm ta mbrojmë tokën tonë.

Në krahasim me 2014 nuk jemi vetëm. Partnerët tanë janë SHBA dhe Britania e Madhe. Çdo ditë vijnë në Ukrainë avionë me armatime, BE kanë dhënë një ndihmë më tepër se 1 miliardë dollarë për Ukrainën. E ndjejmë vetën se nuk jemi vetëm.”, -përfundoi intervistën për RTSH24, Shahin Omarov.

7 komente në “Konsulli i nderit i Shqipërisë në Ukrainë: Do të mbrohemi nëse na sulmon Rusia”

  1. amerika dhe britania do e luftojne rusine deri ne ushtarin e fundit ukrainas says:

    Ja moret Krimene rusise mo turku i ukraines?

    1. demokrati says:

      Po Rusia a nuk ja mori me lufte Krimene tatareve.Rusia ne shekullin e xv ishte sa Principata e Arberit, agjitator i banditizmit shteteror rus.Pushka top heronjve te Ukraines perball fashizmit imperialist rus.

      1. qe kur demokracine e "mesuan" turqit na u be oksidenti canak-hale says:

        Per burim : https://en.wikipedia.org/wiki/Crimea me pro inglliz se kaq nuk ka
        1) Kur perandoria ruse e “pushtoi” ne 1783 Krimene beri keshtu: ushtare ruse vune nga nje deklarate ne cdo fshat tek rapi me fshatit me 2 gozhde nje poshte nje lart, qe tani populli qe pjese e perandorise ruse. Nuk u ngrit njeri te kundershtonte megjithese te tere turko-tartaret qene te armatosur. Me sa duket menduan se nje femer qafire qe me mire per ta e familjet e tyre sesa kafshet dykembeshe qe i “qeverisnin” deri atehere. Pak a shume si sot…
        2) Turqit (tartaret) erdhen si sherbetore te mongoleve te xhenxhis khanit ne 1238 me kete pjese te botes (stepa ruse e donit) me pare ketu ne qytete kishte ndonje grek, armen apo italian por shumica e popullsise ishin sllave. Edhe Sllavet (skythet sic quhen ne literaturen antike greko-romake) kane qene ketu pak a shume qe ne shekullin e 8 para krishtit dmth ne fund te epokes se bronxit.
        3) Per krimene ruset kane derdhur plot gjak edhe u takon me shume sesa turqve, papistave te kievit, tartareve apo anglo-amerikaneve edhe cifuteve.
        4) Ty meqe po te nxihet kaq shume “edvini” per Ukrainen apo demokracine shko edhe luftoje putinin ne krime.

      2. qe kur demokracine e "mesuan" turqit na u be oksidenti canak-hale says:

        Per burim : https://en.wikipedia.org/wiki/Crimea me pro inglliz se kaq nuk ka
        1) Kur perandoria ruse e “pushtoi” ne 1783 Krimene beri keshtu: ushtare ruse vune nga nje deklarate ne cdo fshat tek rapi ne mes fshatit me 2 gozhde nje poshte nje lart, qe tani populli qe pjese e perandorise ruse. Nuk u ngrit njeri te kundershtonte megjithese te gjithe turko-tartaret qene te armatosur. Me sa duket menduan se nje femer qafire mbi koke (caresha ruse Ekaterina) qe me mire per ta e familjet e tyre sesa kafshet dykembeshe qe i “qeverisnin” deri atehere. Pak a shume si sot…
        2) Turqit (tartaret) erdhen si sherbetore te mongoleve te xhenxhis khanit ne 1238 me kete pjese te botes (stepa ruse e donit) me pare ketu ne qytete kishte ndonje grek, armen apo italian por shumica e popullsise ishin sllave. Edhe Sllavet (skythet sic quhen ne literaturen antike greko-romake) kane qene ketu pak a shume qe ne shekullin e 8 para krishtit dmth ne fund te epokes se bronxit.
        3) Per krimene ruset kane derdhur plot gjak edhe u takon me shume sesa turqve, papistave te kievit, tartareve apo anglo-amerikaneve edhe cifuteve.
        4) Ty meqe po te nxihet kaq shume “edvini” per Ukrainen apo demokracine shko edhe luftoje putinin ne krime.

  2. Student Horr i dhjetorit says:

    E shikoni sa trima i kemi konsujt e nderit?

  3. Alb says:

    Ska lek per avion ky bolja edhe ben si luftarak.

  4. Lufta shkatrron paqja te lodh says:

    Mjer ata qe vriten se vriten kot, per qejfin e Putinit etj. Kalimi i krimese nga rusia ne ukrahine dhe anasjelltas nuk e ndryshon jeten e popullit. Vec e ben ate shkak per luftra ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje