Nga zyrat e Komitetit Qendror te birucat e burgut të Kaninës, zbardhet ditari i ish-prokurorit të Përgjithshëm: Si ma nxiu jetën satani, Enver Hoxha

26 Janar 2022, 16:27Politika TEMA

Nga Afrim Imaj

Ishte qershori i vitit 57 kur ish-Prokurori i Përgjithshëm përfundoi në burgun e Kaninës. Polici i shërbimit e shtyu te qelia dhe pasi i kujtoi rregullat e sjelljes, iu kthye me cinizëm: Tani e tutje kjo do të jetë shtëpia jote! Bedri Spahiu ndali një çast dhe pastaj u ul në krevatin aty pranë.

Sakaq në qelitë e tjera u hap lajmi si rrufeja, se i porsaardhuri ishte vet prokurori i Përgjithshëm. Çfarë kishte ndodhur? Ç’kishte bërë? Kush kishte firmosur për fatin e tij? I burgosuri i ri nuk ishte njeri i zakonshëm. I njohur si një nga miqtë e afërt të Enverit, Bedri Spahiu ishte dashuruar me komunizmin qysh ditët e para, ishte përkushtuar pas tij shpirtërisht, kishte qenë në ballë të lëvizjes antifashiste si rrallë të tjerë, kishte kryer detyra nga më të rëndësishmet pas luftës dhe më në fund kishte përfunduar në Kaninë me pranga në duar.

Në pranga se kishte guxuar, sipas akuzës, të përmbyste pushtetin popullor, të eliminonte Enver Hoxhën. Plot shtatë muaj do të jepte llogari në qelitë e Kaninës se kishte dalë kundër komunizmit dhe Enverit. Që këtej, do të vazhdonte me të njëjtin ritual në burgun e Tiranës për të përfunduar në atë të Burrelit, ku qëndroi 17 vite me radhë. Banorë i një qelie të errët, i privuar nga gjithçka, Bedri Spahiu u lehtësua disi kur i lejuan pirjen e duhanit. Mjaft nga orët e ditës i kalonte duke pleksur cigare dhe në mbrëmje i rregullonte në kutinë e dhuruar nga miku i tij, Tuk Jakova. E dërrmon vetmia e qelisë, e vret, i rëndon në shpirt, por edhe e ndihmon të rrëmojë në të kaluarën, t’i rikthehet historisë që ka mbetur pas. Çfarë bëmë mirë? Çfarë mund të bënim ndryshe? Ku gabuam? Enigmat janë të shumta, por dhe koha për t’u marrë me to është pa limit. Përreth ka ish-kundërshtarë, madje edhe nga ata që ka dënuar vetë, ka miq, ish-bashkëluftëtarë, ish-zyrtarë të regjimit. Të gjithë bashkëvuajtës. Ai, protagonisti i zhvillimeve politike të luftës dhe viteve të para të pasçlirmit, është njëri ndër ta. Për fatin e tij kanë vendosur në fillim shokët e udhëheqjes në Tiranë. Gjithsesi, Bedri Spahiu nuk pranoi ta ndante me kërrkënd dilemën e vet. Vendos të mbyllet në vetvete dhe ndërpret çdo lloj komunikimi.

Mundohet të vetpërmbahet, të jetë i kthjellët. Mbylli gojën, për të ruajtur arsyen, për t’u ngritur mbi vetminë e frikshme të qelisë. Pastaj fillon rebelimin, protestën, duke drejtuar gishtin nga burimi i së keqes. Sfida ishte e shumëfishtë, e rrezikshme. Një letër në fillim, Kryemi nistrit të vendit “Unë e di që je kriminel nga natyra, por të paktën je me taban, ndërsa ai (Enveri) është pa parime dhe unë tregoj mospërfilljen time duke mos ia zënë emrin në gojë”. Në vazhdim me dhjetëra replika me krerët e regjimit dhe ata të sigurimit të shtetit. Ishte njohur gjatë luftës si një nga gojëtarët më të zjarrtë. Ishte ndeshur me kundërshtarët në polemika të fuqishme dhe kishte fituar. Kishte bërë emër si triumfator dhe kishte shkëlqyer në ballin e çlirimtarëve.

Paslufta kishte zgjuar të tjera shpresa, por në rrugë e sipër ishte zhgënjyer. Kishin marrë fund të gjitha. Tanimë, ai emri i madh i politikës shqiptare, do të mbetej brenda katër mureve të qelisë. Aty ku krimi dhe tortura psikike sundon çdo çast. Bedri Spahiu nuk mund të pajtohej me këtë gjendje dhe rebelon. Rebelon duke denoncuar fort me mënyrën e tij. Merr laps e letër dhe shkruan e shkruan ato që shef me sy. Se “një ditë e vërteta do t’i çajë muret e Burrelit”. Po gardianët “syçelët” nuk kanë arsye ta lënë në këtë aventurë të tmerrshme. Sa e gjejnë me to në duar ia grisin pa mëshirë. Fillon t’i rishkruajë nga e para. Kështu deri në ditën e lirimit. Iku nga ferri i zi, po i mbeti aty arkivi dorëshkrimeve.

Pas viteve 90 u rikthye në Tiranë për t’ju bashkuar familjes. Prapa kishte mbetur drama e tmerrshme me kalvarin e vuajtjeve pa fund: Bedriu 17 vjet në burg politik, Spartaku, djali i madh, 12 vjet në Spaç e Burrel, Petriti, djali i vogël, katër vjet, e shoqja dhe vajza 20 vite sa nga një kamp internimi në një tjetër. Që ditët e para u interesua për fatin e dorëshkrimeve të burgut. Trokiti e trokiti pa rreshtur deri sa ra në gjurmë të tyre. Mijëra faqe të lidhura me brumë. Plot 12 vëllime të shkruara me dorë. U gëzua pa masë. Ishte historia e jetës së tij. Madje më tepër se ajo. Bedri Spahiu kishte jetuar ashtu siç kishte dashur të jetonte, pavarësisht pabesive të të tjerëve. Kishte prekur fundin dhe thelbin e jetës. Tashmë nuk kishte më peng…

DITARI 1 qershor 1957.

Sot më arrestuan. Në drejtorinë e Punëve të Brendshme të Elbasanit më komunikuan vendimin e Komisionit të Internimeve: Transferim, internim në kalanë e Kaninës, Vlorë. Në burg, i izoluar komplet nga bota e jashtme.

10 qershor 1957

Në qelinë e burgut të Kaninës erdhi Ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu dhe kryehetuesi Nevzat Hazdenari, dhe zhvilluan një hetuesi verbale me mua. U thashë se disa herë në jetën time kam qenë në burgje dhe kam pritur ekzekutimin, vdekjen. Kështu në 50 vitet e jetës time, gati gjysmën e tyre i kam kaluar me kokë në trastë. Për këto nuk jam pishman. Përkundrazi është e bukur të punosh e të rrezikosh për popullin. Të luftosh e të vdesësh për të vërtetën është e moralshme.

Çdo gjë në këtë botë është relative. Relativiteti ekziston dhe në fushën e ideve. Nuk ka ide të vërteta në mënyrë absolute. Ka ide relative si të vërteta për shoqëri të caktuara ose për klasa të caktuara. Këto klasa, me të ardhur në fuqi, idealet e tyre i shpallin si të vërteta të pakundërshtuara. Por historia tregon se e vërteta relative e një klase të caktuar mund të jetë karrieriste e idealeve të klasës. Këto momente karrieriste bëhen fatkeqësi nacionale, bëhen pengesë për zhvillimin e qytetërimit. Individi karrierist është figurë interesante.

Pa arritur pozitën, ai është i urtë, lajkatar, buzëgaz, i përulur e hipokrit. Sa arrin pozitën tjetërsohet, bëhet gënjeshtar, dinak, dallkauk, megaloman. Të bëhesh mik i tij duhet të bësh një sërë ndryshimesh që të çojnë tek ai. Pra duhet të jesh një kufomë e gjallë që qelbet!… Koha është një armik i madh për karrieristin, ajo i zbulon të palarat, të vjetra e të reja qofshin dhe atëherë ai fillon të përgënjeshtrojë, të lëpijë ç’ka pështyrë dhe të pështyjë ç’ka lëpirë… Karrieristi nuk ka nga luan më dhe vazhdon të ketë armike kohën, historinë, këta armiq të pamëshirshëm. Nëqoftëse forcat demokratike e përmbysin, ai bën një vërejtje të përshtatshme si burracak.

5 korrik 1957

Sot bëhen 35 ditë në kalanë e Kaninës. Tre shokët e dhomës janë arrestuar tre ditë para meje. Është ora dy e natës. Dy nga shokët lexojnë, i treti fle. Sa të hapë sytë do fillojë të këndojë dhe ne me zërat e çjerrë nga mungesa e stërvitjes do ta shoqërojmë. Jetojmë katër veta në një dhomëz tre me katër metra dhe me një penxhere, gjysma e së cilës rri hapur ditë natë. Kemi një llambë me vajgur që na tymos gjithë natën. Kalaja e Kaninës nuk e fillon historinë me burgimin tonë. Ajo ka një të kaluar të lavdishme. Ka qenë vendmbrojtje nga armiqtë. Në kalanë e Kaninës era nuk është e freskët dhe ledhatuese si në kalatë e tjera në këto ditë vere. Këtu era është e rrëmbyeshme, oshëtin e fëshkëllen si e xhindosur…

Burgut, jo çdo njeri mund t’i rezistojë pa një vetpërgatitje shpirtërore. Pa këtë burgu do të ishte i tmerrshëm. Ai që nuk ka rënë kurrë në burg, ka sigurisht një frikë të madhe prej tij. Natyrisht që është i tmerrshëm burgu. I burgosuri fillon e adaptohet me jetën në të dhe me kalimin e kohës fillon dhe përballon mërzinë më me lehtësi. Gjendja këtu është e jashtëzakonshme. Unë vazhdoj të trajtohem e mbahem në kundërshtim të hapët me rregulloren e Ministrisë së Brendshme, që parashikon trajtimin e të dënuarve me internim të izoluar. Ende vazhdojnë të më ndalojnë komunikimin me familjen dhe takimin me familjarët.

25 shtator 1957

Sot i bëra letër Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm. Ja çfarë u shkruaja atyre lidhur me shkeljen e rregullores për rastin e “internim-izolimit” tim: Jam arrestuar më 1 qershor 1957 dhe gjendem i burgosur në burgun e Kaninës. Nga mënyra si mbahem dhe si trajtohem, m’u mbush mendja se nuk është fjala për internim e izolim, siç m’u komunikua ditën e arrestimit, por për privim të lirisë në kuptim të Kodit Penal, prandaj më 31 gusht, pasi mbusha tre muaj paraburgim, kërkova nga organet e brendshme që në bazë të ligjit ta kalojnë çështjen time në Prokurori ose të më lirojnë dhe njëherazi t’u japin fund masave për ndalimin e shtypit, të komunikimit me familjarët dhe takimin me ta. U kërkova atyre që të ndërhyjnë për të vendosur drejtësinë…

5 tetor 1957

Më kthyen kërkesën që i kisha drejtuar Presidentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm me pretekstin se ajo duhej të ishte shkruar në tre kopje dhe me bojë shkrimi. Natyrisht unë nuk e shkrova ndonjëherë me bojë shkrimi dhe në tre kopje…

6 tetor 1957

Në praktikë ndodh që edhe rojen mund ta zërë gjumi. Një ditë rojen që është te dera ime e zuri gjumi. I fola për ta zgjuar, por nuk m’u përgjigj. I fringëllova çakmakun mbi pushkë që e kishte lëshuar në pëqi dhe nuk u zgjua. Ju afrova dhe i ngita me dorë mjekrën, por ishte e pamundur që të përmendej.. Së fundi i kapa kokën me dy duart dhe e shkunda fort. Përsëri nuk reagoi. Aty për aty bëri të hapte sytë, por akoma nuk ishte përmendur. Mund t’i merrje pushkën dhe revolen e ta lije në gjumë sa të kaloje lumin e Vlorës. Natyrisht unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Një mënyrë e tillë mund të më jepte lirinë dhe jetën, por më privonte nga e drejta e mbrojtjes, që ishte vetëm gëzimi im në këto rrethana.

4 nëntor 1957

Më 6 gusht tërhoqën Ilo Maliqin. Më 7 shtator Vangjel Petin. Më 9 tetor Hysen Haxhinë. Dëgjohet zhurma e një makine të vogël. Dalim për të parë se kush po vjen. Kë sjell dhe kë do marrë. Por, harruam se sot është e shtunë dhe vijnë për të marrë qenin e gjahut. Nesër është e diel dhe ata të degës do dalin për gjah. Je i internuar, besoje që je i internuar. Është tjetër hesap pse rri në kala të Kaninës, një repart me 16 ushtarë për dy të internuar! Kështu është urdhri. Gjithë personeli i rojes nuk është më me alarmin dhe nervozizmin që ka qenë në kohët e para ndaj nesh. Ata e kanë kuptuar se nuk jemi të rrezikshëm dhe nuk kemi ndërmend të arratisemi. Edhe rojet që shërbejnë e ndjejnë kotësinë e shërbimit dhe rinë sa për formalitet në një qoshe të shkujdesur si çobanët që kanë lëshuar dhëntë në një zonë të pa zarar. Sikur të ndjenim veten fajtor mund të arratiseshim kur të donim.

Bile mund të çarmatosnim edhe rojet. Punë boshe, as dreqi nuk e merr vesh këtë punë, thonë rojet dhe me gjithë këtë shërbimi i rojes vazhdon pandërprerje. Kështu është urdhri. Tani ju kujtoj: Ty Nedo (e shoqja), Spartak (djali i madh), Petrit (djali i vogël) Mira (vajza) dhe ty Ane (nëna) e dashur! E di që jeni plot me vuajtje, me bukë thatë dhe pa rroba. Përballë këtyre më duhet të nxjerr një forcë të pamposhtur qëndrese. Le t’ju jap forcë dhe qëndresë vdekja ime dhe jo ligështia!…

7 nëntor 1957

Ai që do të shkruajë për çështje politike, duhet të mendohet shumë mbi çdo fjali, për çdo fjalë. Në do të kuptosh se ç’ka dashur të thotë dikush, ti duhet të mendosh shumë mënyrën si e ka shkruar ai. Në do të parashikosh si do veprojë kundërshtari, duhet të mendosh pozitën e tij. Në burgun e Kaninës na lënë të rruhemi vetëm dy herë në javë. Mjetet e rrojes i mban ekonomati. Nuk e kanë vënë në zbatim në këtë burg lidhjen e duarve prapa gjatë të rruarit. Pra ruhemi vetë në mbikëqyrjen e një kapteri. Tani kemi një javë pa u rruar se mungon kapteri. Sot tek po rruhesha, roja thirri përgjegjësinë e rojeve, por ky nuk largohej dot prej meje. Alarm i madh! Të dukej sikur dikush po sulmonte kalanë. Dhe vërtetë dikush po sulmonte. Ishin turistë të huaj që po vinin të vizitonin kalanë. I zmbrapsën duke i kërcënuar nga larg. Kemi kaluar në “rrezik të madh”. Ata mund të shikonin atë që fshihej në kala: pra dy të burgosur politik!

19 nëntor 1957

Po bëhen pesë muaj e nëntëmbëdhjetë ditë që gjendem i burgosur në kalanë e Kaninës. Kur njeriu gjendet në një izolim të plotë, siç jam unë, librat do dukeshin më të këndshëm se ç’janë, por këtu libra nuk ka. Bën shumë ftohtë dhe duart më dridhen duke shkruar, por duhen hedhur shënimet në bllok. Ja, nisa të kujtoj Gjirokastrën. Një dëshirë e zjarrtë më pushton të jem atje. Kam mall e dashuri për të. Aty kam kaluar jetën e hidhur të fëmijërisë, luftën kundër mjerimit dhe okupatorit. Kam lëvizur në shumë vende gjatë jetës. Gjithnjë më ka pushtuar dashuria për vendlindjen. Kush nuk është ndarë ndonjë herë me vendlindjen, nuk mund të ketë provuar ndjenja të tilla. Në burg dashuria për lirinë, për ajrin e pastër, për diellin e ngrohtë, për vendin e të parëve është më e madhe se kudo. Sidomos kur dashuria shfaqet për një kauzë të madhe, kauzë që çmohet se është e drejtë… 22 nëntor 1957 Sot më erdhi Nedua (gruaja- shënim e red.) bashkë me Mirën (vajzën). Nedua nuk më tregoi për vështirësitë e jetës, por ia nxori në shesh Mira.

“Me se e ha bukën në mëngjes?” e pyeta unë. “Me sheqer. Nganjëherë më bën trahana Aneja”, u përgjigj Mira. Pastaj shtoi se kishte raste që Aneja nuk i jepte bukë në mëngjes dhe nga një herë ia jepte thatë. “Po pse, mos nuk ke uri”, ja ktheva unë. “Jo uri kam po…” këtu Mira një çast ngeci. “Po si duron deri në drekë?, e pyeta rishtas. “Ja ashtu…” bëri ajo me gjysmë zëri. “Mos nuk ka gjë në pazar?”, shtova unë. “Pazari është plot me bukë, me sheqer, me gjalp, po si të të them”, shpjegoi si e zënë në faj Mira me kokën përdhe. Nuk dija çfarë t’i thosha. Më qante shpirti. Gjithsesi më duhej të mbaja veten…(Panorama)

16 komente në “Nga zyrat e Komitetit Qendror te birucat e burgut të Kaninës, zbardhet ditari i ish-prokurorit të Përgjithshëm: Si ma nxiu jetën satani, Enver Hoxha”

  1. katarakti says:

    Nuk la shok lufte pa vrarë dhe përndjekur. E filloi nga 1944 me komunistët e parë deri më 1984! Sa i poshtër paska qënë. Dhe mirë ia bënë pastaj që edhe varin ia prishën. Qelbësirë, maskara, katil,dymbëdhjetë fytyrash, i pabesë, gënjeshtar, tiran etj etj. Në ferr e ka vendin për 1 mijë vjet.

    1. k says:

      Bedri shkërdhata i degjeneruar.

  2. Historiani i plepave says:

    O Afrim Imaj, sallaten tënde të sotit, e hanë veç brezi që sot i ka 20 deri 40 vjeç. Bedri Spahiu nuk ka ardhur në Tiranë pas viteve 90-të siç e shkruan ti. Bedri Spahiun e kam parë shumë shpesh në Tiranë, dhe në drekë shumë shpesh në restorantin e hotel Vjosa, në vitet 82 – 85. Në burgje ka qarë si femijë, dhe i ka shkruar me qindra letra Enver Hoxhës duke ju lutur që ta falte, ku ju betonte që ka qënë dhe është besnik i tij dhe i Partisë. Sjellja e tij, në kohen kur ishte perkrah Enverit, edhe si prokuror i pergjithshem, ka qënë sjellja e një frikacaku, e një servili që abuzonte edhe më shumë se duhej apo që i lejohej me ligjin dhe me denimet, veç që ti hynte edhe më shumë në zemer Enverit dhe Partisë. Bedri Spahiu ka perdorur pa peshore, denimet me vdekje per “armiqt e popullit dhe të Partisë”, që në atë kohë ka patur edhe këngë për Bedriun ” kriminelat por si miu, i denon Bedri Spahiu”. Kurse në fillimin e detyres si Prokuror i pergjithshem, ka denuar në Lezhë një prift shumë të rrespektuar në ato zona, dhe Bedriu i tha, “ti armiku i popullit dhe i Partisë, jeni i denuar me vdekje”, dhe e pyeti se çfarë kishte për të thënë, dhe prifti i tha, ” z.prokuror, ju po shpreheni gabim, sepse jo ju, por zoti më ka denuar me vdekje që kur kam lindur, kurse ti po ma shkurton jeten”. Afim djali, si Bedri Spahiu, kanë punuar si shumë komunista që ishin të regjur dhe zollumqërë, qoftë ai që drejtonte një brigadë koperative, një oficer, një polic, një hetues , një prokuror, apo si Sali Berisha që ishte spihun i sigurimi dhe Sek/Partie i spitaleve,etj etj. Bedri Spahiu ka dhënë denime me vdekje, pa aspak meshirë, pa asnjë diskutim dhe pa asnjë keq-ardhje. Nê gjyqet ku Bedri Spahiu ishte prokuror, dihej që në fillim të seancës, cili do jetë denimi i të pandehurit….!!! Por një gjë, nuk e ka bërë prokurori Bedri Spahiu, ai nuk ka vjedhur as korruptuar kurrë, ku vetem i pandehuri humbte gjygjin. Kurse, keto 30 vitet e fundit, në gjygjet e Shqiperisë, vrasesi, hajduti, trafikanti etj etj, gjykohen dhe denohen nga prokurorët e Sali Berishës, jo per vepren që kanë kryer, por mbi bazen e shumës së ryshfetit që i pandehuri e dorzon në “doren e hetuesit,prokurorit apo gjykatësit……”, të cilët, Sali Berisha i ka shperblyer me poste më të larta, të gjithë ata magjistratë që janë dalluar per korrupsion masiv, ose kanë shitur nderin dhe bythen tek tradhetari Sali Berisha.

  3. Tironsi says:

    Eh mer Enver sa njeri pa shpirt ke qene,katil,kriminel,cdo gje qe mund te them e meriton.
    E ndertove Shqiperine por e varferove miletin ne ekstrem,pra per ate ndertim I ktheve shqiptaret ne skllever,qe jetonin vetem per te mbajt frymen gjalle.Mallkuar qofsh!

  4. nord.al says:

    Levizja qe thua ti zoteri nuk ka qene antifashiste por antinacionaliste per te marre pushtetin dhe per te ia dhene ne tepsi Shqiperine Jugosllavise. Kjo eshte e verteta.

    1. Mandravello says:

      Dhe pse nuk e mori Jugosllavi ne tepsi Shqiperine???….. apo e ndalove ti …
      Ik e rrot kari, se nuk ja vlen te harxhosh kohen me ty …

  5. Pa diskutim qe ky e meritonte burgun ,e mbase edhe ma shume , por ne mos gabohem ky eshte nder te rrallet qe i paten sherbyer kjofte largut , ose koleres komuniste , por pati kerkuar falje publike , gje qe nuk e bene kurre plehrat e tjere te birose se djadhit Enver …. pa fol tani per hetuesa apo oficera kufiri qe edhe keta i paten lyer duart me gjak shqipetaresh ….

  6. Xha Sulua says:

    Nuk ngeli mut muti pa u bere deshmor dhe disident. Sikur edhe vete Hitlerin ta kishim shqiptar, keta histriano-bythecet, hero do ta nxirrnin.
    Bedri Spahiu ka qene kafshe qe i sherbeu partise deri sa tejkaloi cdo kufi me denimet dhe ju kthye mbi koke baterdia. Te gjithe heronj na dalin sot.

  7. Gjirokastriti says:

    Ti tironso me brekushe te shqepme vetem ne ato 45 vite ke qene “skllav”

    U te shplafte panuklla.

    Po shqiptaret vetem ne ato vete u bene njerez se perpara dhe pas kishin e kane bisht

  8. Jane pa fund krimet komuniste says:

    Enver Hoxha eshte njeriu me i zi i ketij kombi. E ktheu vendin ne burg dhe njerzit ne skllever. Ne komunizem njerzit luftonin per karrike dhe pastaj hanin njeri tjetrin. Ish prokurori qe ka denuar pa fund ankohet per trajtimin ne burg. Kujt i ankohet, kur e di qe nuk ja var kush?

  9. Exgtzccd says:

    Trego te verteten çfar ke ber njeher , pastaj na thuaj se çfar te kan ber , se kot nuk te fuste njeri ne burg , se tani te pa fajshem keni dal te ter lloj lloj zagari i asaj kohe sot hiqet si engjell , ke ber pushtlliqe si kta kurvat e politikes kto 30 vjet qe na vrasin na vjedhin na mashtrojn na drogojn na shkaterruan jeten dhe ska bir kurve ti dali per zot , epo zoti afrim ne at koh kishte çeço biçak te bente synet nuk ishte si sot , trego çfar mutin ke ber aktakuzen me figur pastaj trego çfar te kan ber , se llumi asj kohe ka 30 vjet na dalin zengjin dhe sot nuk len poshtersi pa ber .

    1. Kris 1 says:

      Gjate luftes dhe pas saj nje kriminel I rralle qe fshihej nen emrin e luftes kinder okupatorit.Pas luftes ne zanatin e kriminelit dhe i konkurentit per pushtet.Nuk ka qene asnjehere dissident politik por nje konkurent i Enverit ne krim dhe luften per pushtet.

  10. dulla esht gjalle says:

    Satani enver ishte shok me shume sataner, ndermjet te cileve ishte edhe bedri spahiu. Lufta brenda llojit, veçanerisht midis satanikeve, eshte akoma me mizore.

  11. Buda says:

    Gazetaria eshte talent dhe besoj se Imraj e ka,
    por dyshoj se ai ka kulture historike, pasi kjo mesohet ne Deaprtamentet e Historise se Universiteteve.

  12. Tironsi says:

    O gjirokastrit,ishim aqe te varfer sa nuk kishim ndonje ndryshim nga skllavi,per te tjerat hajde diskutojme.

  13. Moisi Golemi says:

    Hajde gazetar, hajde. Po nqs letrat ia grisnin gardianët e burgut në sy, si është e mundur të kenë shpëtuar plot 12 vëllime dorëshkrime në burg, ngjitur me fletë brumi?? Kush dhe ku i ruajti këto dorëshkrime??
    O Tema, po shkoni nga Kaloçi në Kaloç. Keq e më keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje