Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF ka folur sot për emisionin “Të Paekspozuarit: të Ylli Rakipit, në MCN TV.
Ai u shpreh se në kushtet që ndodhet sot federata, gjendet në momentin dhe kohën më të duhur dhe si i tillë i është futur kësaj beteje për të fituar.
Sipas Shakohoxhës, kur brezi i tij 30 vite më parë rrëzoi diktaturën që nuk e mendonte askush se mudn të ndodhte, lë të nënkuptohej se tashmë ka ardhur koha që kjo federatë të ndërroj kahje.
“Këtë projekt e kam filluar para katër vitesh, e bëra këtë bast me veten, nuk e besoj që e keni dëgjuar ndonjë nga personat politik të përmendi emrin tim.
Jam në momentin e duhur, çdo gjë ka një fund, besoj se është momenti për të ndryshuar futbolli, kam energji, e njoh atë ambient të futbollit, besoj se do të gjej përkrahjen e të gjithë njerëzve të sportit, dhe për më tepër do të më jepet mundësia të decentralizoj futbollin.
Para 30 vitesh, brezi im e përmbysi diktaturën dhe askush se mendonte se mund të ndodh që ishte shumë më e egër se sot, kështu që unë besoj që në fund fare më i miri fiton”, u shpreh Shakohoxha.
o Shako o gjigand, po ti je i papar per tek Portokallia, c’te duhet FSHF o bos?
More kush do qe te jete e meriton para Dukes se krimit, le me Shakoja!
O shako kur te pash ulur ne karriget e pushtetarve ne inagurimin e aeroportit te madh te Kuksit nga i madhi Edi Rama thashe nja nje ish dhjetorist me PS dhe nje ish drejtor i Suoer sportit te Dukes qe kurre ska per te konkutuar me Duken! Bravo!
Nje tjeter dallaverexhi.. perfundimisht ai vend nuk bezet.
Ky eshte me keq se ai tjetri!