Ekspertët ngrenë alarmin për lidhjen e trurit me kompjuterin

27 Janar 2022, 22:25Lifestyle TEMA

Lidhja e trurit me kompjuterin shihet me skepticizëm nga shumë ekspertë të fushës. Ideja u propozua për herë të parë nga CEO i Tesla, Elon Musk, i cili e sheh këtë të realizueshme përmes ndërfaqes tru-kompjuter Neuralink.

Por për disa studiues dhe shkencëtarë, një lidhje e tillë është e frikshme për shkak të infuzionit të Big Tech në mendjen e njeriut.

Unë nuk mendoj se ka një diskutim të mjaftueshëm publik mbi atë se cilat janë implikimet e përgjithshme të kësaj lloj teknologjie që bëhet e disponueshme“, tha për faqen e internetit dr. Karola Kreitmair, asistent profesor i historisë mjekësore dhe bioetikës në Universitetin e Wisconsin.

Në fakt, etika që lidhet me teknologjitë si Neuralink është një territor i paeksploruar. Si i tillë, shumë janë të shqetësuar se si këto produkte – me sa duket për të ndihmuar ata me aftësi të kufizuara – mund të përfundojnë duke u shfrytëzuar për fitim.

Nëse qëllimi fundor është përdorimi i të dhënave të marra për pajisje të tjera, ose përdorimi i këtyre pajisjeve për gjëra të tjera – të themi, për të drejtuar makina, të tilla si Tesla – atëherë mund të ketë një treg shumë, shumë më të madh“, thotë për Daily Beast dr. L. Syd Johnson, profesor i asociuar në Qendrën për Bioetikë dhe Shkenca Humane në Universitetin Mjekësor SUNY Upstate.

Prof. Kreitmair beson se teknologjia mund të jetë “ndryshuese” për njerëzit e paralizuar, por shton se potenciali i saj për përdorime konsumatore “ngre një mori shqetësimesh etike”.

Të tjerë ekspertë e shohin Musk si një njeri që nuk ndalet para asgjëje kur është fjala për të fituar para.

Këta pronarë kompanish janë shoumenë. Ata i bëjnë këto pretendime hiperbolike dhe unë mendoj se kjo është e rrezikshme, sepse mendoj se njerëzit ndonjëherë i besojnë verbërisht“, thotë dr. Laura Cabrera, studiuese neuroetike në Penn State.

2 komente në “Ekspertët ngrenë alarmin për lidhjen e trurit me kompjuterin”

  1. Baliu says:

    Kjo do te krijoj nje shance qe virusat kompjuterik te kalojne ne tru dhe anasjelltas, apo edhe te krijohet koalicion mes tyre, pra Covid+AI !!!

  2. rexha 10 says:

    Kjo do te thote qe te gjithe ata qe do te burgosen ,ti komandoshe me kompjuter ,dhe ti dergoshe ne burge .Kjo ndodhe po i cove ne nje rruge te mire ,po i dergove ne nje rruge qorre ,perfundojne te gjithe te mali me gropa afer Tiranes . Nuke eshte nevoja me qe te perdoresh fisheke e arme e te qelloshe mbi turmen e demostrates .Mjaftone qe te beshe dallimin nepermjet kodit te cipit te vendosur ne tru .Po deshet mundet edhe tia fikesh cipin nepermjet kodit ,dhe ta beshe kapse ,ku te mose beje edhe shurren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje