Kërkoi furnizimin e Ukrainës me municione, Balla-Berishës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, ne e dimë si u shitën fishekët që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit

27 Janar 2022, 12:53Politika TEMA

Pasi Sali Berisha i kërkoi qeverisë që të ndihmojë Ukrainën me fishekë dhe municione, ka ardhur edhe përgjigja e Taulant Ballës.

Nga Kuvendi, Balla tha se kësaj deklarate të Berishës i shkon shprehja “gjuha shkon ku dhemb dhembi” teksa u shpreh se me drejtësinë e re që ka hapur hetimet për tragjedinë e Gërdecit, “uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje”.

“I vetmi deputet non grata në këtë sallë nga aleati strategjik të mos ishte më në këtë sallë.

Sa i përket cështjes së fishekëve “gjuha shkon ku dhemb dhembi” dhe bota e ka parë filmin “Qentë e luftës” dhe ne shqiptarët e dimë si u shitën fishekët që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit por falë drejtësisë së re e cila po shfaq angazhimin për ta hetuar, uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje në Gërdec dhe si u shpërdoruan në gjithë këto vite asetet e mbrojtjes së këtij vendi dhe armatimin që u përdor për trafik kontrabandë e gjithcka tjetër.

Asnjë prej nesh s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi e të njëjtën gjë do bëj edhe unë”, u shpreh Balla.

3 komente në “Kërkoi furnizimin e Ukrainës me municione, Balla-Berishës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, ne e dimë si u shitën fishekët që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit”

  1. Turkia e Erdoganit byrazer 250 mil investim ne Serbi, po ne Arnautistanin e Rames?..lol says:

    E di mire koktespia, po pse leh si konia Brace atehere?
    =
    lol
    =
    filloi estrada ne Parlamentin e beqirave, lol

  2. Me thene te drejten says:

    Megjithate ti jepnit municion Ukraines mire do benit. Armiku i armikut tim eshte miku im.

  3. Ani says:

    Pronarit I keni dhene ju nja 29 leje ndertimi nga 2013 ta….ikni ore pirdhuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje