Spiropali ironi me Bashën: Kryetari me pullë, lexon të njëjtin fjalim, si ajo shprehja me fyell

27 Janar 2022, 11:54Politika TEMA

Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Me ironi ajo uroi Bashën, duke iu drejtuar si kryetari i PD, referuar vërtetimin të gjykatës.

Spiropali ironizoi dhe fjalimin e kryedemokratit, duke thënë se është si shprehja e popullit “me fyell”.

“Jeni me një vërtetim me pullë nga gjykata tani, urime zoti Basha. Dëgjuam të njëjta përsatje që në se përsëriten në Kuvend do kuptoni që është i njëjtë fjalim, i kam lexuar me ndryshim paragrafësh dhe theks të caktuar. Pra ajo shprehja që me fyell e keni dëgjuar i përshtatet më së miri në këtë foltore.

Dua ti kuptoj kryetari me pullë tek pullë që foltorja e Kuvendit nuk mund të jetë pellgu i plehut që ai derdh persatjet e tij.

Kur flet për masakër zgjedhore bën mirë që të sqarojë pozicionin e tij brenda PD, pastaj të kërkojë llogari. Ne kemi kërkuar që komisioni i reformës zgjedhore të ngriheni. Nuk mund të vini këtu sa herë të kini probleme të brendshme dhe të hidhni baltë.

Zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin masakër zgjedhore, por humbja juaj e radhës. Pranojeni këtë. Ndoshta problemet e brendshme nuk do ju pengojnë kaq shumë. Humbja ishte për shkak të paaftësisë suaj për të bërë bashkë shqiptarët”, tha Spiropali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje