“Më thanë që vendin e ke në korridor”, Baçi-Nikollës: Nuk jeni drejtoreshë shkolle këtu! Jam deputeti më i votuar në Fier, vendin nuk ma cakton Basha

27 Janar 2022, 10:47Politika TEMA

Deputeti Luan Baçi, u shpreh i ashpër gjatë seancës parlamentare për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Baçi solli në vëmendje largimin nga vendi i caktuar në sallë të deputetëve që kanë mbështetur Berishën ndërsa u shpreh se mandatin e deputetit atij vetë ia kanë dhënë demokratët dhe jo Basha.

Baçi akuzoi më tej kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se i kanë ndryshuar vendin e uljes në sallën e Parlamentit pa e informuar, ndërsa u drejtua Nikollësh duke u shprehur se nuk është drejtoreshë shkolle, e cila me urdhër të Bashës të dënojë deputetët duke i ulur në vend të fundit.

“Tek vendi ku doja të ulesha gjeta një emër tjetër. Të paktën ju paradhënie kur merrni një porosi nga një deputet i zakonshëm siç është zoti Basha, që mund t’ju sjellë shkresë pas shkrese për të ndërruar vendet e deputetëve si nxënësit në shkollë dhe ju jeni drejtoresha e shkollës, ku duhet të dënoni një nxënës duke e çuar në vendin e fundit. Përpara se të bëni veprime të tilla ne duhet të informohemi që mos të përballemi me situata të pazakonta.

Dikush më tha që emrin e ke në korridor. Mendoj që këtë vendin këtu nuk ma keni caktuar as ju, as zoti Basha, unë jam deputeti më i votuar nga 6 deputetët e opozitës të qarkut të Fierit. Mua më përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm votuesit demokratë dhe jo ju me zotin Basha. Është mbyllur historia e mbajtjes peng të një personi që është peng i maxhorancës, është mbyllur në 11 dhjetor”, tha Baçi.

4 komente në ““Më thanë që vendin e ke në korridor”, Baçi-Nikollës: Nuk jeni drejtoreshë shkolle këtu! Jam deputeti më i votuar në Fier, vendin nuk ma cakton Basha”

  1. Ik more fytyre e ndyre e Berishizmit, anti-Amerikanizmit me te madh aktual ne Shqiperi. **Prit, prit se skeni pare gje akoma…**, bashke me plakun Mere-Sali dhe klyshin e Tij Ilir Meta do shkoni ne P… te Nenes seshpejti o anti-Amerikan te ndyre.

  2. taipi says:

    Leone dipllomen e shkolles se partise mos e lesho.

  3. Ç’ke me Linditan o Luan , Luli t’ë çoi në fund të sallës , avash avash do j’u lerë me një këmbë pas derës , si në fillore , me që kujtove shkollën !

  4. Lili says:

    Deputeti e ka me vend , po kuj me i thane! Debilete si lindita e luli nuk kuptojne nga buron legjitimiteti i nje Parlamenti as pse respektohet funksioni i perfasuesit te popullit ne nje shtet demokratike ! Nuk e kuptojne kete se per ta populli e kombi jane asgje , vetem lecke qe perdoret ne sherbim te tyre kur duhet te jete a kontrario keta ne sherbim te popullit e kombit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje