Lorenc Vangjeli- Berishës: Amerikanët të kërkuan të hiqje Bashën dhe të vije Rudina Hajdarin kryetare të PD, po ti s’pranove

27 Janar 2022, 23:31Politika TEMA

Gazetari Lorenc Vangjeli ka sjellë në vëmendje një takim të vitit 2018 mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, Vangjeli shprehet se diplomati amerikan i kishte kërkuar Berishës të ndikonte në ndryshimin e lidershipit të PD-së.

Një kërkuesë e tillë, sipas Vangjelit, ishte bërë për shkak të situatës së krijuar pas publikimit të artikullin në revistën “Mother Jones”. Vangjeli pohoi se Berishës ju kërkua të mbështeste vendosjen e Rudina Hajdarit në krye të PD-së, por ish-kryeministri Berisha e ka refuzuar.

Berisha: Unë mendoj se nuk duhet të bëj publike një bisedë konfidenciale. Ka patur shqiptarë por edhe vetë zonja Kim u ka thënë të tjerëve që ne e kemi paralajmëruar Berishën dhe një nga emrat është ky emër.

Fevziu: Çfarë ju ka kërkuar Moore, për ta bërë kryetar partie?

Berisha: Të mbështes politikisht një person. Brenda PD-së.

Vangjeli: Erdhi nga SHBA t’ju kërkonte?

Berisha: Jo, ai erdhi për një aktivitet, mbulonte organizatat ndërkombëtare në DASH.

Fevziu: Kush ishte personi?

Vangjeli: Po them të vetmin emër, që nuk e ka thënë Moore, por e keni thënë ju në mënyrë konfidenciale dhe në mënyrë konfidenciale e kam marr dhe unë, është zonja Rudina Hajdari. Kjo ka ndodhur në 2018. Në takimin e fundit ju është prezantuar pikërisht ky faul i zotit Basha me financimet e mundshme ruse, kur Nik Muzin deklaroi që kishte dhe një dërgesë tjetër prej 500 mijë dollarësh.

Historia vazhdon, sepse përmendet edhe emri i një turku dhe në atë kohë ju është kërkuar të ndryshoni lidershipin e PD dhe kandidatura ka qenë Rudina Hajdari, e keni kundërshtuar. Kjo ka qenë besëlidhja e juaj e parë me Lulzim Bashën.

Berisha: Më kërkoi të mbështesë politikisht një person. Erdhi në një aktivitet të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mbulonte organizatat ndërkombëtare.

6 komente në “Lorenc Vangjeli- Berishës: Amerikanët të kërkuan të hiqje Bashën dhe të vije Rudina Hajdarin kryetare të PD, po ti s’pranove”

  1. Apo jo? says:

    E vetmja gje interesante ne intervisten e Vangjelit me Salen, eshte se kur eshte bere kjo interviste.
    Akuza me madhe qe ka bere Saliu deri tani per Bashen eshte per 1 miljon dollaret(dhe jo 500 mije dollaret) qe PD ka marre nga Rusia si donacion nepermjet kompanive “of shore” qe u denoncua nga “Mother Jonson”. Ne ate kohe Basha tha se keto pare ishin nga shqiptaret e Amerikes. Saliu nuk tha gje. I vetmi ishte Ristani qe tha se PD nuk ka marre asnje donacion….Me sa duket keto pare kane qene nga spiunazhi rus dhe kane perfunduar ne xhepat e Saliut dhe Bashes. Shqiperia nuk ishte e zonja te zhbirilonte kete afere. Ne Amerike gazeta “Mother Johnson”, nepermjet kesaj afere godiste ceshtjen e korrupsionit ne Amerike nga ana e bisnesmenit, qe kish dale garant per kete transakcion parash, por nuk kish paguar taksat per fitimet qe kish fituar nga ky tranzakcion parash nga Rusia tek PD. Theksoj se ky bisnes ne Amerike eshte i ligjshem…Sic duket Saliu flet per 500 mijet e Bashes dhe jo per 500 mijeshin e tij…Saliu rri si “ne hije”.Ai hiqet sikur nuk di shume per kete afere dhe perseritja e kesaj akuze eshte shume interesante…
    Hara e pare qe qe Saliu ja permendi kete fakt Bashes ishte para jo me shume se 1 viti, Basha fill mbas dy dites beri nje “parajmerim te fshehte Saliut” Ai me “dipllomaci” i kujtoi Saliut se sjellja e tij ndaj PD eshte e ngjashme me sjelljen e Serbise ndaj serbeve te Kosoves…
    Asnje prej tyre nuk e shyun me tej keto muhabete, por kjo tregon se ata dine shume per njeri tjetrin. Saliu di shume per Bashen, por edhe Basha coc di per Saliun, sepse ka punuar ne UMNIK. Keto dy akuza reciproke tregojne “egersine” qe kane keta te perlyer njeri tjetrin dhe njekohesish edhe kujdesin qe kane per te mos shperthyer halete serbe dhe ruse, qe muti te marre rruget….
    Ne fillim thashe se ka shume rendesi se kur Saliu ja ka thene kete Vangjelit. Po qe se ja ka thene koheve te fundit, tregon se Saliu si “malok” qe eshte kercenon ashiqare Bashen se do dali “hapur”…Ai i thote atij indirekt se une i vdekur qe i vdekur jam, por do te te marr edhe ty me vehte…

  2. american16al says:

    Perse merreni me nje egersire me fytyre njeriu, e pabesueshme si shkojne disa shqipetare pas tij, Berisha eshte bere njeriu me i neveritshem dhe i bezdisur per shoqerine, kur do te vije ajo kohe te mos e shikojme apo degjojme kete moster.

  3. Shqiptar says:

    Njeri me te pasinqert ,me rrenc se Berishen zor se ka ne botë. E keni vën re se gjithçka qe thot e thot te kunderten e asaj qe e ka ne shpirt. O zot pse nuk ja merr shpirtin .

    1. juve ju ka ngelur mendja tek ujku dhe nuk shikoni cakallin qe ben kerdine.

  4. LALËZ says:

    Duhet te vrasesh ujkun qe ti vije radha çakallit, o filozof pa tru.

  5. LALËZ says:

    Duhet te vrasesh ujkun qe ti vije radha çakallit, o filozof pa tru. Po mua me ben pershtypje me shume tani qe amerikanet paskan rekomanduar te bijen e kriminelit Azem Hajdari dhe menjehere mu kujtua fjala para ca kohesh e Paskal Milos qe tha se me thirren e me urdheruan ne ambasade te mos arrestojme Berishen ne 1997-en!!! Si po lozin amerikanet me shqiptaret e shkrete qe shesin bythen pa gje te keqe sot dhe dikur ishin patriot e burra zemani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje