Historia e panjohur e vrasjes së “kriminelëve” në Mirditë: Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…

28 Janar 2022, 10:31Dossier TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së ndodhur në 12 prillin e vitit 1950 në vendin e quajtur Ujë Lurth të krahinës së Mirditës, ku një grup i rezistencës antikomuniste, i përbërë nga: Preng Dod Gjini, Mark Mëlyshi, Luk Prend Zefi, Ndre Mark Nika, Ndue Lala, Pjetër Gjini, Nikoll Jaku, Mark Jak Lurthi, Preng Marka Brozi dhe Gjin Kros Buna, u rrethuan nga repartet speciale të Forcave të Ndjekjes që ishin nën urdhrat e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Mirditës, kapiten Sul Manokut dhe pas gjashtë orë përpjekje të armatosur në mes tyre, mbetën të vrarë gjashtë pjesëtarë të grupit të rezistencës antikomuniste, ndërsa katër të tjerë mundën të çanin rrethimin dhe të largoheshin prej aty. E gjithë historia e panjohur e asaj ngjarjeje që terrorizoi Mirditën, pasi gjashtë trupat e pajetë të Gjin Kros Bunës, Preng Dod Gjinit, Preng Zef Tarazhit, Nikoll Dedës dhe Pal e Mark Mëlyshit, u lanë për disa ditë në qendër të Rrëshenit, ku populli i mbledhur me dhunë i masakroi kufomat duke i sharë, pështyrë e goditur me shkelma dhe me gurë, (më pas u groposën në bregun e lumit të Zmesë, me qëllim që kur të vinte rrjedha e lumit në dimër, t’i merrte dhe atyre të mos u ngelej asnjë shenjë varrimi), është shkruar nga kapiten Nikoll Mëlyshi, (libri “Ngjarje Historike” të ndime, të pame dhe të jetueme’. 5571 GRANDY, DETROIT, MICH. 428211 USA 1976), njëri prej krerëve të rezistencës antikomuniste, i cili pasi qëndroi disa vite në arrati në malet e Mirditës dhe krahina të tjera të Veriut të Shqipërisë, mundi të arratiset dhe të vendosej si azilant politik në SHBA-ës.

Nga Dashnor Kaloçi

Ishte 29 dhjetori i vitit 1949, kur anglo-amerikanët vendosën që të zbarkonin në malet e Mirditës grupet e dyta të desantëve parashutistë, të cilët ishin stërvitur në bazat e tyre sekrete në Itali, Maltë dhe Greqi. Këto grupe përbëheshin kryesisht nga elementët me prejardhje nga zonat e Shqipërisë së Veriut, nacionalistë dhe antikomunistë të njohur, të cilët ishin larguar nga vendi në fundin e vitit 1944 dhe fillim i 1945, ku pjesa më e madhe e tyre ishin nga familje legalistësh që në periudhën e Monarkisë, kishin shërbyer në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, e të njohur, për besnikërinë ndaj Mbretit Zog.

Sipas dëshmive të Nikoll Mëlyshit, njërit prej krerëve të rezistencës antikomuniste, ish-kapiten i Monarkisë së Zogut dhe gjithashtu gjatë periudhës së pushtimit të vendit pjesëtar i shtabit të Brigadës së VII-të partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Enver Hoxhës, e cila në atë kohë komandohej nga Gjin Marka Toma, zbarkim i grupeve të dyta parashutiste në Mirditë, iu dha zemër grupeve të vogla antikomuniste, që vepronin kryesisht në malësitë e Mirditës, Pukës, Lurës dhe atyre të Dukagjinit, në Veri të vendit, të cilat kishin pësuar goditje dhe humbje të mëdha në jetë njerëzish, pas dështimit të kryengritjes së Postribës.

Pas këtyre zbarkimeve, shumë forca të qëndresës antikomuniste, intensifikuan veprime e tyre që deri në atë kohë për shkak të dimrit të egër të atij viti, ishin tërhequr nëpër shpella, larg qendrave të banuara, ku ishin dislokuar forcat qeveritare të Divizionit të Mbrojtjes, gjë e cila bëri të kishte shumë arratisje të reja dhe shtimin e grupeve të qëndresës antikomuniste.

Grupimi i krerëve antikomunist në Ujë Kthellë të Mirditës

Pas zbarkimit të këtyre grupeve, disa krerë kryesorë, eksponentë të njohur antikomunistë nga krahina e Mirditës dhe periferitë e saj të cilët qëndronin në arrati prej vitit 1945, vendosën të mblidhen për t’u organizuar duke u mbledhur në vendin e quajtur Ujë Kthellë, një pikë takimi kjo që paraqiste siguri për vetë terrenin malor të saj. Krerët antikomunistë që u mblodhën aty, ishin: Preng Dod Gjini, Mark Mëlyshi, Luk Prend Zefi, Ndre Mark Nika, Ndue Lala, Pjetër Gjini, Nikoll Jaku, Mark Jak Lurthi dhe Preng Marka Brozi. Po atë ditë me këtë grup është bashkuar dhe Gjin Kros Buna, i cili njihej si një nga antikomunistët më të vendosur, që kishte çarë disa rrethime të Forcave të Ndjekjes dhe duke i dëmtuar shpesh herë ato.

Gjin Kros Buna njihej në të gjithë atë zonë si “trim i çartur” dhe ishte bërë tmerri i komunistëve pasi ai kishte kaluar disa herë kufirin shtetëror, si në Veri me Jugosllavinë, ashtu dhe në Jug me Greqinë, aq sa për të thuhej se e kalonte kufirin shtetëror si gardhin e shtëpisë së vet. Pas takimit që këta bënë sa bashku në vendin e quajtur Ujë Kthellë, ata vendosën të kalojnë javën e Pashkëve, në atë pyll të shkretuar, me ato pak ushqime që kishin mundur t’i siguronin nga ato pak baza të ndryshme që u kishin mbetur. Lëvizja e tyre në atë zonë ishte tepër e kufizuar, për arsye se ndodheshin afër fshatit Shebë, një fshat kryesisht tepër i lidhur me komunistët, aq sa ai nga forcat e rezistencës, quhej me përçmim “Moska e vogël” e Kthellës.

Sipas kujtimeve të Nikoll Mëlyshit, me datën 8 prill të vitit 1950, ditën e shtunë, që quhej ndryshe dhe e Shtuna e Madhe, për arsye se ishte një ditë para festës së Pashkëve, afër pyllit ku qëndronin të arratisurit, u vu re kalimi i disa bagëtive. Rojet e grupit që patrullonin në një distancë jo shumë të largët nga vendi ku krerët kryesor të rezistencës kishin vendosur të kalonin javën e Pashkëve, panë lëvizjet e tyre dhe në fshehtësi ju afruan e kapën çobanin e tyre dhe e dërguan atë te grupi. “Çobani”, ishte nga fshati Ujë-Lurth dhe ai njihej shumë mirë nga disa pjesëtarë të grupit, që nuk ishte çoban, por njeri i Sigurimit të Shtetit që shumë herë sipas detyrës që i jepej merrte bagëtitë dhe dilte në mal për të zbuluar lëvizjet e forcave të rezistencës antikomuniste që vepronin në ato anë dhe për të informuar në qendrën e nënprefekturës, kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme, Suljeman Manokun.

Qenia e çobanit si informator, dihej shumë mirë prej kohësh dhe nga Gjin Kros Buna, i cili deshi ta pushkatonte në vend atë, që atë ditë, por ai ndërroi mendim dhe e detyroi atë të tregonte lidhjet e tija dhe të gjitha marrëdhëniet me Sigurimin. Çobani Pasi ndeji rreth katër orë përpara Prengës, Markut, Lukës e të tjerëve, “Çobani” u detyrua dhe tregoi të gjitha lidhjet që ai kishte me Sigurimin e Shtetit dhe se ishte i detyruar ta bënte një gjë të tillë, për të lajmëruar në Degën e Brendshme, për çdo lëvizje të dyshimtë që ai do të shihte.

Pas kësaj, ndërmjet tij dhe grupit u bë një marrëveshje duke u lidh një besë, që “Çobani” nuk do të tregonte te Sigurimi për ato ç’ka ai kishte parë për tre ditët e Pashkëve. Kjo gjë u bë që dhe ai të ishte i lirë të shkonte, duke u mbrojtur të dy palët për ato tre ditë të festës. “Çobani” e mbajti fjalën e dhënë, deri ditën e tretë të Pashkëve dhe ditën e katërt, ai vajti te shefi i Degës, Sulejman Manoku dhe tregoi për të 13 të arratisurit, që ndodheshin në vendin e quajtur Ujë-Kthellë.

Kapiten Sulejman Manoku, rrethon 13 krerët antikomunist!

Sipas dëshmive të kapiten Nikoll Mëlyshit, po atë mbrëmje pasi “Çobani” është lënë i lirë të shkonte, Pjetër Gjini dhe Nikollë Jaku, u ndanë nga grupi i qendrës dhe shkuan në drejtime të ndryshme, për të kryer disa shërbime që ua ngarkoi Preng Dod Gjini me Gjin Kros Bunën, dy kryesorët e grupit. Edhe Ndue Lala do të shkonte në rajonin e tij në krahinën e Kurbinit, (Mal Bardhë), ku kishte shtëpinë, për të kryer një shërbim dhe për të siguruar një sasi furnizimi për grupin. (Ndue Lala, ka ndërruar jetë në korrik të vitit 1995, duke folur gjatë një aktiviteti në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, ditën e krijimit të Shoqatës së Përndjekurve Politikë Demokratik, pasi ishte kthyer nga mërgimi i gjatë në SHBA-ës).

Atë natë që Ndue Lala u nda nga grupi dhe u nis për në Kurbin, ai është përcjellë nga Pal Mëlyshi dhe Mark Lurthi. Këta të dy mbasi e kanë përcjellë Nduen, për në rajonin e tij, janë kthyer përsëri për në qendrën e grupit, dy orë para se të zbardhte drita. Të 10 personat e ngelur aty, duhej që ta kalonin ditën e 12 prillit po në atë vend, pasi kishin në plan për të bërë një udhëtim të largët, ku do të takoheshin me Pashko Sumën, eksponent shumë i njohur rezistencës antikomuniste, me të cilin do të diskutonin për të filluar përgatitjet, për një tjetër zbarkim parashutist në Kthellë.

Natën e datës 11 prill, pas marrjes së informacionit nga ana e njeriut të tij, shefi i Sigurimit të Mirditës, kapiten Sul Manoku, përgatiti forcat aktive të Brigadës së Ndjekjes, (afërsisht rreth 300 ushtarë) dhe nën drejtimin e “Çobanit”, u nis në drejtim të vendit ku ndodheshin të 10 pjesëtarët e grupit. Po atë natë, Sul Manoku me forcat e tij rrethoi të gjithë vendin, (në tre rrethime) dhe kur ka zbardhur dita e datës 12 prill, të 10 pjesëtarët e grupit e kanë parë veten se ndodheshin të rrethuar nga katër anët.

Rojet e grupit kanë parë lëvizjet e ushtarëve që ishin afruar në një distancë afërsisht prej 200 metrash nga grupi. Forcat e Brigadës së Ndjekjes e bënë rrethimin në një distancë kaq të afërt, sepse informatori i tyre (“Çobani”) e njihte shumë mirë vendin, si ditën ashtu edhe natën, pasi ai jetonte aty në më të shumtën e kohës. Njëri nga rojet e grupit, pasi pa lëvizjet e një ushtari, menjëherë lajmëroi të gjithë shokët e tij, duke bërë dhe zgjimin e tyre e ju tregoi se ndodheshin të rrethuar nga të gjitha anët nga forcat e ushtrisë.

Sipas kujtimeve të kapiten Nikoll Mëlyshit, pas kësaj situate të papritur, të dhjetë pjesëtarët e grupit të rezistencës antikomuniste u përgatitën shpejt e shpejt e në heshtje të madhe duke evituar çdo lloj zhurme dhe Gjin Kros Buna, Luk Zefi e Marka Jak Lurthi, ishin të parët që zunë pozicionet në vendin e quajtur Kodrat e katundit Lurth, ndërsa të tjerët vazhdonin përgatitjet, duke u bërë gati për të hapur zjarr. Ndërsa nuk kaloi shumë kohë dhe në moment Gjini, Luka dhe Marku, ranë në një pritë të fortë të Forcave të Ndjekjes dhe menjëherë ndaj tyre është hapur një zjarr i dendur nga të katërt anët nga Forcat e Ndjekjes dhe po ashtu edhe ata i’u përgjigjën po me zjarr të dendur.

Vrasja e Gjin Kros Bunës dhe çarja e rrethimit prej Mark Jak Lurthit!

Ndërkohë nuk ka zgjatur shumë dhe nga shkëmbimi i zjarrit, plumbat e Forcave të Ndjekjes, kanë përshkruar Gjin Koros Bunën në të gjitha pjesët e trupit, duke e lënë atë të vdekur në vend. Mark Jak Lurthi, që nuk ishte shumë larg tij, nuk e ka parë Gjinin që ka rënë në tokë dhe i është afruar e kur e ka parë që kishte vdekur, i ka marrë automatikun e tij e ka mundur të çajë rrethimin, duke qëlluar pa pushim dhe ka shpëtuar pa asnjë gërvishtje. Ndërsa Luk Prend Zefi, që ishte dhe ai afër me Gjinin, ndoqi nga pas Markun dhe mundi të çajë dhe ai rrethimin, por duke mbetur i plagosur, në shpatullën e majtë. Ndërsa Marku me Lukën, çanë rrethimin e Forcave të Ndjekjes, Preng Dod Gjini, Mark Mëlyshi, Pal Mëlyshi, Preng Zef Tarazhi, Nikoll Deda, Ndue Marku dhe Preng Marka Brozi, vazhdonin rezistencën, duke qëlluar me armë automatike dhe duke hedhur herë pas here ndaj tyre edhe bomba dore.

Rrethimi ishte shumë i fortë, ku rreth 300 ushtarë efektiva të Forcave të Ndjekjes, mbanin të rrethuar shtatë pjesëtarët të grupit të rezistencës antikomuniste, që nuk pranonin kurrsesi të dorëzoheshin të gjallë, megjithëse shpresat për të dalë nga ai rrethim, pothuaj ishin të pakta. Përpjekja e armatosur vazhdoi e rreptë për rreth pesë orë rresht dhe në atë kohë ka mbetur i plagosur nga një plumb në pozicionin e tij, Preng Marka Brozi dhe pak kohë pas tij, ka mbetur i vdekur Preng Zef Tarazhi. Pas vrasjes së Tarazhit, plumbat kanë përshkruar dhe Nikoll Dedën, duke e lënë atë të vdekur.

Sipas dëshmive të Nikoll Mëlyshit, Preng Marka Brozin të plagosur e mbante në shpinë, Mark Mëlyshi, i cili në një moment, është përleshur fyt më fyt me dy ushtarët të Forcave të Ndjekjes, duke pasur pas tij, djalin e xhaxhait, Pal Mëlyshin. Ndërsa Preng Dod Gjini e Ndue Marku po sulmonin, duke qëlluar për të çarë rrethimin, plumbat kanë përshkruar Mark Mëlyshin, i cili ra në në tokë, duke pasur të plagosur në shpinën e tij, Preng Brozin. Në të njëjtën kohë që është qëlluar për vdekje Mark Mëlyshi, është plagosur rëndë dhe Pali, i cili duke mos shikuar rrugë tjetër shpëtimi, ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe ka qëlluar veten në kokë, me një plumb, duke mbetur i vdekur.

Pali ka rënë në tokë jo shumë larg në krah të djalit të xhaxhait të tij Markut, që ishin dhe moshatarë. Ndërkohë, Preng Marka Brozi, ashtu i plagosur, ka mundur të dalë nga rrethimi, duke i shpëtuar Forcave të Ndjekjes edhe për arsyen se ai e njihte shumë mirë terrenin e thyer ku ndodhej. Sipas dëshmive të Ndue Lalës, “Mark Mëlyshi dhe djali i xhaxhait të tij Pali, kishin mundësi për të çarë rrethimin dhe për t’u larguar pa u dëmtuar, por ata deshën të merrnin Preng Marka Brozin, që ishte i plagosur dhe për të mos e lënë atë të gjallë në duart e Forcave të Ndjekjes, ata mbetën në rrezen e zjarrit dhe u vranë të dy”.

Vrasja e Preng Dod Gjinit dhe dërgimi i kufomave në Rrëshen për terror!

Jo shumë kohë pas vrasjes së Palit e Mark Mëlyshit, në një distancë disa metra më larg tyre, plumbat kanë përshkuar edhe trupin e Preng Dod Gjinit, njërit prej krerëve kryesorë të grupit, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Në atë kohë pas vrasjes së Prengës, Ndue Mark Nikolli, (nga Dibri i Mirditës) që nuk ishte shumë larg tij, duke parë gati të gjithë shokët e tij, të vdekur, nuk diti se çfarë të bënte, më parë dhe ka mundur të hyjë në një shpellë, që ishte aty pranë një rrëpirë që binte thikë mbi përrua dhe ka ndenjur aty për një kohë të gjatë, duke i dëgjuar nga shumë afër zërat e ushtarëve të Forcave të Ndjekjes, që ishin jo shumë larg tij.

Pas mbarimit të përpjekjes së armatosur që zgjati rreth gjashtë orë, Forcat e Ndjekjes kanë mbajtur nën vëzhgim të gjashtë trupat e të vrarëve dhe me forma të ndryshme, kanë bërë krehjen e të gjithë vendit, për të rënë në gjurmët e katër pjesëtarëve të tjerë të grupit, që kanë mundur të çajnë rrethimin. Pasi është bërë i gjithë kontrolli vendit, Forcat e Ndjekjes kanë mbledhur banorët e fshatit Lurth dhe të atyre përreth tij të cilët i kanë afruar në vendin ku ishte bërë përpjekja me grupin e rezistencës antikomuniste. Pas kësaj, ata i kanë detyruar një pjesë të tyre që të mbledhin të gjashtë kufomat (me vig) të cilat i kanë dërguar në qendrën e Rrëshenit, në bregun e lumit të Zmesë. Vetëm pas largimit të Forcave të Ndjekjes, Ndue Mark Nikolli, ka dalë nga shpella dhe është larguar pa u pikasur prej tyre.

Ndërkohë, të gjashtë kufomat e copëtuara dhe të bëra shoshë nga plumbat, i kanë përplasur në tokë, në bregun e lumit Zmesë dhe aty kanë mbledhur të gjithë popullin e zonës, duke i detyruar një pjesë prej tyre, që t’i pështynin kufomat, duke i qëlluar edhe me shkelma e me gurë. Po kështu, nga krerët kryesorë të Komitetit të Partisë së Mirditës, u mbajtën disa fjalime përpara kufomave, duke i demaskuar ata. Sipas kujtimeve të Nikoll Mëlyshit, më rëndë nga të gjithë, është sharë dhe goditur me shkelma e gurë e gjithashtu është pështyrë, kufoma e Pal Mëlyshit, duke e quajtur tradhtar.

Kjo, për arsye se Pali, para se të dilte në mal në arrati për t’u bashkuar me forcat e rezistencës antikomuniste, kishte milituar për disa vjet në radhët e Partisë Komuniste, duke qenë me shërbim në Malësinë e Madhe, si instruktor partie. Ndërkohë krerët komunistë të krahinës së Mirditës e kishin kryer misionin e tyre dhe kalimi pranë atyre trupave pa jetë ishte bërë i pamundur, pasi aty nuk shihej gjë tjetër, veçse disa grumbuj mishi të bëra shoshë nga plumbat. Por qëllimisht, ato kufoma u lanë aty për disa ditë, duke terrorizuar popullin, aq sa aty kalimi u bë i pamundur për shkak të erës së rëndë që ndihej shumë larg.

Pas disa ditëve të qëndrimit aty, nga ana e krerëve të lartë komunistë të Komitetit të Partisë së Mirditës, u urdhëruan disa fshatarë, që të bënin një grup të madhe në bregun e lumit të Zmesë dhe të gjashtë kufomat, i hodhën në atë gropë të përbashkët, aty anës lumit. Gropa e madhe që u mbulua me dhe, u bë aty anës lumit, me qëllim që kur të vinte rrjedha e madhe e lumit në dimër, t’i merrte eshtrat e tyre e kështu nuk do të ngelej asnjë shenjë nga varri i tyre.

I gjithë përshkrimi i atyre ngjarjeve të ndodhura në fundin e vitit 1949 dhe fillimin e vitit 1950 në malet e Mirditës, si dhe përpjekja e armatosur me datën 12 prill të vitit 1950, (ditën e Pashkëve), ndërmjet grupit të rezistencës antikomuniste me Forcat e Ndjekjes, ku mbetën të vrarë: Gjin Kros Bunga, Preng Dod Gjini, Preng Zef Tarazhi, Nikoll Deda dhe Pal e Mark Mëlyshi, është shkruar nga Nikoll Mëlyshi në librin e tij me titull: “Ngjarje Historike” të ndime, të pame dhe të jetueme’. (5571 GRANDY, DETROIT, MICH. 428211 USA 1976), në bazë të dëshmive të bëra me shkrim prej Ndue Lalës e Luk Prend Zefit, që mbetën gjallë nga ajo përpjekje dhe mundën të arratisen nga Shqipëria e të emigronin në SHBA-ës, ku jetuan për shumë vite si azilantë  politikë në New Jork.

54 komente në “Historia e panjohur e vrasjes së “kriminelëve” në Mirditë: Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”

  1. Golemi Moisi says:

    Mirë ua bënë.

    1. ec aty says:

      Ishin dhe do mbeten KRIMINELE e asgje tjeter! Ndyresira qe vrisnin vajza pse shkonin ne shkolle dhe ne pune, qe vrisnin mesues pse hapnin shkolla. Ky na qenka “antikomunizmi” dmth!?
      Antikomunizmi eshte virtyt i budallenjve dhe maskarenjve!

    2. Turi says:

      Eh Mirdite Mirdite vend pa burrni.Servila te rregjimit deri ne ekstrem megjithese i vrau dhe i perdhunoj dere me dere. Dhe i la ne fukarallek ekstrem.

      1. mirditor nga Katundi i Vjeter says:

        Ti i perdhunuar je?

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Ne radhe te pare historia nuk eshte e panjohur…
    E dyta: Mos deshiroje ti Dashnor Kokeloqja qe populli t’u hidhte lule krimineleve?…
    E treta: Turp per gazeten “Tema” qe vazhdon te botoje plehrat qe servir Kokeloqja…

    1. Arbeni says:

      Sa me e mire do te ishte Shqiperia sikur te mos fitonin morrat e kuq.

      1. RAIFI says:

        Po të mos ishin komunistët sot edhe Shqipëria do ishte pjesë e Jugosllavisë duke i dhënë jugun e vendit Greqisë.

        1. Arbeni says:

          Enver Mugosha deshi qe Shqiperine ta bente republike te shtate te Jugosllavise. Prishja e maredhenjeve jugosllave me BRSS e shpetoi Shqiperine, perndryshe per nje kohe te gjate do te ishim me jugosllavet.

        2. Xhejms Dictatory says:

          …dhe ne do ishim si biçim maqedonesh qe kur gazetari Marin Mema i pyet se çfar jeni ju shqiptar apo maqedonas (sllav) ,ata pergjigjen shqip se jan sllav ,anipse thon se edhe nen bab e gjysh e stergjysh flisnin shqip dhe se ata kan pas shku n shkoll shqip dikur…
          ..apo do ishim si çamet e greqis qe “llafosen shqip” por jan grek…e t mos flasim per serbt e serbis prej kosove gjer n buz t beogradit qe kuptojn fare mir shqip,se e kan pas fol nder breza n familje ,por egersisht thon se jan serb…ça lesh serbsh..serb me gjak shqiptar.
          ..a..se harrova…aty midis tiran durres peqin rrogozhin elbasan…do isjin ca ezmer qe do shpaleshin turq….
          …epo,po t mos ishin komunistat do ishim grek te EU …thon ca perparimtarista…

      2. heu bre says:

        O Arben i injorant par excellence!!!

  3. Bardha says:

    Kalosh ata vran gra e femije

  4. Bragjini says:

    Udbashet ate fund duhet te kene dhe sot

  5. Edlira says:

    Sigurimsat ti djegesh me napalm nuk mjafton…duhet tu gjesh nje vdekje te ngadalshme dhe me shume vuajtje,siç e meritojne!

    Gjenetikisht trashegojne genin e spiuneve dhe sadisteve…duhet shuar si fare kudo qe te jene!!!

    1. opa opa says:

      Sigurimsat ishin patriotet me te medhenj dhe trimat me te medhenj ne historine e re shqiptare! Ja u shtrine kabllin te gjithe jashteqitjes se ketij vendi!

      1. Edlira says:

        Spiunet e sigurimit si puna jote ti djegesh ne turre drush nuk mjafton…?

        Ju doni faktikisht ate “zoterine” gjerman me uniforme ushtarake dhe me “dy gisht mustaqe” te 1943-it…ai do ju jepte cfare meritonit ju spiuneve!!

        Jeni thjeshte skuthat dhe mallkimi i Shqiperise…ju humbte fara ngado qe te jeni,sepse e moret me qafe kete vend!!!

        1. labja says:

          Edlira ke emer te bukur ,por nuk je e zgjuar se nuk e di historin. Krimi qe kane bere keta kalosh denohet kudo ne bote. keta nuk ishin vetem tradhetare te kombit por dhe vrases te njerzeve te pafajshem. Natyrisht urrejtja ishte dhe akoma eshte e madhe.
          Nqs ti ke lidhje me ndonjerin nga keta , me vjen keq per familjen qe ke. Perpiqu te shikosh driten e jetes.

        2. Golemi Moisi says:

          Edlira. Të hyfshin mustaqet e atij me uniformë, aty ku ka vite që s’të hyn gjë.

          1. MaliQi says:

            ..mos ja qaj hallin asaj se “atje” i hyjn dhe i dalin “musteqezinjt kokekuq” pernat dhe perdit ,aqsa ja kalojn edhe trafikut n Tynel T Kombit per nga intensiteti…hy e dil…hy e dil..fut e qit .fut e qit…
            …robotika..

        3. Vdekje fashisteve says:

          Pergjigjia e fashistes shaleshqyer Edlira, eshte vertetim i plote i drejtesise se shtetit komunist dhe denimit mese te merituar te atyre felliqesirave!
          Edlira, sa mire ja u bene qe ja u shtrine kabllin atyre krimineleve dhe races suaj te ndyre!!!

  6. Pak says:

    Saliu thote “Lulezim brava”, Lulezimi thote Saliu “non grata”—- Rama thote ata….Komunistet thoshnin “kriminele”, keta qe nuk dihen se çfare jane, thone “antikomunistet…pyes: çfare ka ndryshuar veç asaj qe sot ne varrezat e deshmoreve te luftes nac-çl jane bashke deshmoret qe luftuan kunder nazi-fashizmit dhe atyre qe e perkrahen nazi-fashizmin apo edhe kriminele te diteve te sotme. Keta te sotmit po i ushqejne te rinjte me nje ndjenje antishqiptare, ta urrejne, vrasin dhe diskretitojne njeri tjetrin. Me se kriminale dhe antinjerezore. Qofshi ju qe jeni ne lekuren tuaj te gjarperit!

  7. Me ket shkrim me kujtove vargjet e Gjosho Vasis i cili ka jetu ne vitet 50 i intrenum ne Tepelen me Familjen e Melyshve : Nuk asht ma Shqiptari Mlysh -Sot menimen i ka nrysh -per kto pun ka hy drejtsia -ska nevoj cka thot malsia -jo kanuni jo majmuni -e jo huni e tutkuni -Shpirti qe njeru gjallon -vetem zotit ja dhuron. –
    Fatkeqesi e Patrioteve te mi qe dhan jeten ne nje luft civile, duke u vra vlla me vlla , qendron ne faktin se ata si shumica e popullsis ton ;ishin analfabet ne formimin e tyre,por me virtytin e beses dhe nderit qe bartin ne karakterin e tyre , Pervec kryetarit te grupeve qe dinte shkrim dhe lexim (te cilet vinin nga familje bajraktresh dhe humbin privilegjet ) pjesa tjeter firmoste nduke ngjyer gishtin me boj dhe vendosur ne fund te dokumentit .Nje pjes e mir e ketyre patrioteve,si ideal kishin Kanunin dhe besen, te cilet ndodheshin ne mal te vetmuar per arsyen te gjakmarrjes dhe ju bashkuan grupimeve antikomunste per te pasur nje mbeshtetje ne jeten e tyre te veshtir dhe ekstreme ( sic thon rapsodet e Kuksit.Skamja asht nje der e hekurt) . Nga kujtimet e Ndue Melyshit dhe te terve arrin ne konkluzionin se Kata qe luftua dh dhan jeten,ran pre e nje loje te dyfisht te atyre shteteve qe donin te kishin nen kontrol Shqiperin,pa pasur parasy se kush do te ishte ne pushtet,Komunistet apo nacionalistet. Ishin Jugosllavet ata qe pregatisnin dhe shkollonin Komunistat Shqiptar ne akademit e tyre ! Ishin po keta Jugosllav qe financonin dhe katapultonin grupet antikominste ,me opsion sabotimin dhe minimin e qeveris komuniste ! Te njejten teori pregatiste edhe Mehmet Shehu ne ato vite te brishta te pas luftes,se si do te kishin pushtetin, duke qendruar ne hije, po te fitonin Nacionalistet,Te njejten teori Sorosiane kemi edhe sot,pa marr parasysh se kush do te jet ne pushtet e majta <sorosiane e Rames apo e djathta e Bashes i cili kreu studimet i financuar naga fondacioni Soros ! Te dyja rruget te qojn ne nje ark fitimi.Nuk jam krenar per shkrime te tilla me terma megalomane ,se ne ishim ata qe luftuam komunizmin dhe sot duhet te trajtohemi si heronj ,sepse jan po kta,ne intervistat e tyre, rrefen me hollesi (me emra ) se urdhrat i merrnin nga hasmi yn shekullor Jugosllavet per te vrar ke ? Gjakun e tyre !!! Ndue Melyshi ne kujtimet e tij,per hyrjet dhe daljet nga Jugosllavia ne Shqiperi do te thonte : Ne misionin e fundit Njeri nga pjesetaret e grupit nuk pranoi te vinte,dhe ky i kerkoi Oficerit te zbulimit Jugosllva nje tjeter person,i cili kishte 6 muaj qe kishte filluar pun ne Jugosllavi, ne ndertimin e nje hidroqentrali . Arsyeja se perse e zgjodhi ,bazohet ne faktin se Motra e tij ishte Nuse ne shtepin e Melyshve,dhe nuk mund te kishte njeri me te besuar per misionin e tij. Te dhimbset per faktin se personi ne fjal,nuk kishte ideale ! Ai kishte dal ne mal per arsye hasmerie.fati nuk ishte ne anen e tij,ai u plagos ne perpjekje me forcat e ndjekjes,dhe per te mos ra i gjall ne durt e kundershtarit hoqi siguresen e bombes duke u vetvrar. Sot esht e ber e modes,qe Pleqt te shkrujn e kujtimet e jetes se tyre ,duke pasuruar shtepit botuese me kujtimet e tyre,dhe Kaloqi mir ben qe i boton ,sepse me ne fund po arrijm te kuptojm te duhurin ,dhe jo ata qe na promovuan ,per ke luftuan,perse luftuan dhe qfar arriten.

    1. qe te kuptosh says:

      Neqoftese nje analfabet e vret mesuesin se perse hapte shkolla dhe e vret vajzen se perse shkon ne shkolle dhe ne pune, me fal po ky “analfabeti” nuk eshte me i pafajshem por KRIMINEL vrases! Injoranca nuk eshte justifikim. Dhe kriminelet marrin ate qe meritojne, plumbin ballit! Atehere kishte shtet te popullit, prandaj atehere kriminelet moren ate qe merituan. QARTE?

      1. edmond koder rreshen says:

        Un po e kupktoj Zotni,por ju spo e kuptoni termin baz te Jetes ! Sa ma i ditur dhe i lexum te jesh,aq me i pavarun do te jesh ne jet ,per mos te ra pre e mashtrimit dhe dizinformimit.- Nje uj qe nuk qarkullon qelbet thot Populli ! Kte qelbje e kemi te fresket ne 90 se si dukeshim ne syt e botes, pas shum vitesh izolim ! Ishim si njerez te dalun nga filmat horror,jo ma te diskutojm ,se si jetonin te paret tan,te izolum nder shekuj dhe sa te ditun ishin. Ajo periudh e jetes ,ne te gjith trevat shqiptare,der ine luften e dyt boterore ,ishte e ngjashme, me jeten ne Afganistan ne ditet e sotme,ku popullsia Talebane ka nje mesues,MULLAIN,cdo fjal e tij esht e besueshme per popullin. Krimi i rranjet dhe bazen, te injoranca ,dhe jo te dituria QE TA KUPTOSH.

        1. qe te kuptosh says:

          Nuk eshte aspak e vertete se krimi i ka rrenjet te injoranca! Po ta perseris : INJORANCA NUK ESHTE JUSTIFIKIM! Shkollimi apo mos-shkollimi i njerezve eshte nje dukuri shume e vonet e shoqerise njerezore (filloi vetem shekullin e kaluar shkollimi ne mase i popullsise). Per mijera vjet njerezimi i pashkolluar ka qene, duke perjashtuar elita shume te vogla te shoqerive, ne kohe te ndryshme historike. Nuk ishte aspak injorant Musolini, aspak injorant nuk ishin as “patriotet” Anton Harapi apo Xhaferr Deva, apo te tjere si keta kolaboracioniste te fashizmit. JO! Ata ishin menderisht, filozofikisht dhe ideologjikisht te formuar si kriminele dhe perfituan nga injoranca per te kthyer ne kriminele edhe te tjeret! Thelbi i fajit historik nuk qendron te mos-shkollimi, por te perhapesit dhe perkrahesit e ideve kriminale fashiste, te miksuara me ide fetare e konservatore te mirefillta, te cilat edhe sot ka persona funderrina te shkolluar e me universitet, qe vazhdojne ti perkrahin dhe ti promovojne, nen emblemen idioteske te “antikomunizmit”. Atyre injoranteve e analfabeteve qe shkuan dhe vrane mesues e vajza, dikush i kishte nxit, dikush u kishte thene se “ashte marre me shku cuca n’shkoll e n’pune”.E ata qe ja u kishin thene keto nuk ishin aspak te paditun e injorante, ishte prifti dhe bajraktari (te shkolluem n’Itali), ishte anglo-amerikani i shkolluar ne Cambridge, ishte jugosllavi e greku, te shkolluar edhe ata te jesh i sigurte! Kriminelet me te medhenj ne shoqerine njerezore nuk kane qene injorantet por te diturit, ata te ditur qe dijet e tyre i kane perdorur per qellime te mbrapshta! QE TE KUPTOSH, faji nuk eshte i injorances por i ideve te mbrapshta, qe perhapen nga te ditur te poshter!

  8. Student Horr i dhjetorit says:

    Vendosen anglo-amerikanet te zbarkonin ne malet e Mirdites grupe diversantesh? Pa provoje nje here Kaloç e zbarko grupe diversantesh te armatosur ne Britani e ne USA? Besoj se shteti i atyre diversanteve nuk do ekzistoje me ne harten e botea.

  9. Lavdi te perjetshme atyre qe luftuan kunder koleres komunisto sllavo bolshevike te instaluar nga djadhi , kjofte largu Enver , bashke me tru pjerdhurit e sigurimit fame keq vella vrases …. si keta komentuesit tru shperlare qe komentojne ma siper , te cilet edhe pse kauza e predikuar nga komondanti i tyre shpirterore gjakatare deshtoi plotsisht perseri keta tipat Moisi vazhdojne te jene te dashuruar me djadhin Enver … Nejse dihet si jane komunistat e islamiket , , si te ndash nje bajge pergjysem …..

    1. Golemi Moisi says:

      Gomar ke qenë e gomar ngele. Nuk di të shkruash as shqip. Nuk e kuptova fjalën “djadhi”.

    2. u dhime duke qesh says:

      Trushpelar, nuk ke per ta marre as deftesen e klases se pare, o kooperativist. Je shume i trashe …

  10. Pensionisti i Porcelanit says:

    Kriminele te Lufte se Dyte Boterore per shkak te bashkepunimit me pushtuesit fashiste italiane dhe naziste gjermane.
    Kavje eksperimentale ne duart e pushtuesve te Korese, Vietnamit, Irakut, Afganistanit, te cilet u terhoqen me turp,
    sepse Demokracia nuk vendoset me dhune.

  11. Golemi Moisi says:

    Sa idiot ky Nikolla. E ka shkruar librin në 1976 dhe nuk e dinte që Pal Mëlyshi, në grupin e tyre, ishte agjent i infiltruar i Sigurimit. Dhe aq i pabesueshëm është në idiotësirat e tij, saqë thotë se Pali qëlloi veten me plumb në kokë. Kur bën një gënjeshtër të tillë, përfytyro sa gënjeshtra të tjera ka thënë. Pali ishte agjent, nuk kishte kuptim të qëllonte veten në kokë, sepse ishte vetë Pali që i solli forcat e Sigurimit tek banda e këtyre gomerëve.

  12. Debatiku says:

    Po halabaku Agim Doçi ç’fare mendimi ka???

    1. Bejtexhiu says:

      Baba e Gimces ka qene sigurims gjithashtu Mehill Doci Dovave qe edhe vdekja i erdhi interesante. Ra mu tek nje grop qe u krijua pasi Saliu I prishi ate mbikalimin qe pati fillu Edi.

  13. edmond koder rreshen says:

    Un po e kupktoj Zotni,por ju spo e kuptoni termin baz te Jetes ! Sa ma i ditur dhe i lexum te jesh,aq me i pavarun do te jesh ne jet ,per mos te ra pre e mashtrimit dhe dizinformimit.- Nje uj qe nuk qarkullon qelbet thot Populli ! Kte qelbje e kemi te fresket ne 90 se si dukeshim ne syt e botes, pas shum vitesh izolim ! Ishim si njerez te dalun nga filmat horror,jo ma te diskutojm ,se si jetonin te paret tan,te izolum nder shekuj dhe sa te ditun ishin. Ajo periudh e jetes ,ne te gjith trevat shqiptare,der ine luften e dyt boterore ,ishte e ngjashme, me jeten ne Afganistan ne ditet e sotme,ku popullsia Talebane ka nje mesues,MULLAIN,cdo fjal e tij esht e besueshme per popullin. Krimi i ka rranjet dhe bazen, te injoranca ,dhe jo te dituria QE TA KUPTOSH.

  14. Golemi Moisi says:

    Gomar ke qenë e gomar ngele. Nuk di të shkruash as shqip. Nuk e kuptova fjalën “djadhi”.

  15. Sokrati says:

    O kalosh, katarrosh!
    Nuk ishin antikomunistë, por TERRORISTË!
    Kjo është e vërteta, që duhet shkruajtur në këtë paçavuren tënde!
    Që në vitin 1945 ishin fshehur maleve, të mbështetur nga forca fashiste luftonin me armë, për rrëzimin e pushtetit të popullit! Ti si thua, sot mundet të rrëzohet me armë një pushtet i votuar?!
    Ku e mësuan këta banditë komunizmin dhe antikomunizmin, të cilin” na e paskan luftuar maleve” me ndihmën e grekëve, italianëve dhe anglezëve?!
    Plehëra jeni, plehëra shkruani!
    Qëllimi juaj është fshirja e Historisë së LNCL dhe e 50 vjetëve histori lufte, pune dhe suksesesh të popullit. Jeni në sinkron me shovinistët greko-serbë për copëtimin e Shqipërisë…
    Jeni të dështuar! Flasin veprat, flet populli dhe dokumentet!

  16. vetting says:

    Malesore injorante, talli trapin Amerika me ta dhe pension ju dha komunistave qe zhduken diversantat.
    Dhe ashtu duhet.
    Pal Melyshi ishte njeri i Sigurimit mes diversanteve. Ai u vra aksidentalisht, trupi i tij u hoq naten nga keta kermat e tjera dhe u varros fshehtas. Mbas pak vitesh kur loja e Sigurimit me keta koqet diversanta mori fund, Pali u shpall Hero i Popullit.

  17. Shkodrani says:

    Te gjith mbani mendimin tuaj dhe mbeshtetuni ne burimet historike qe ju pelqejne me shume dhe mos u perpiqni te impononi mendimintuaj tek te tjeret. Ofendimet ndaj te tjereve qe nuk e mendojne si ju jane forma me tipike e propagandes komuniste.
    Ate qe ju ftoj te shihni eshte numri i tmerrshem i shqiptareve te persekutuar dhe ekzekutuar gjate periudhes komuniste. Poashtu ju kujtoj se komunistet ekzekutuan burgosen te gjith intelektualet dhe patriotet qe i rane ne dore.
    Ne kundershtim me sa disa prej jush thane, “Bariu” u la i lire ne Bes, ndersa komunistet disa here e dhane Besen dhe nuk e mbajten.
    Perdhosja e kufomes eshte akti me i ndyre e i pandershem qe mund te behet. Nuk ka asnji gje Shqiptare ne ate akt dhe flet shum per pushtetin e asaj kohe.
    Pastaj hedhja e eshtrave ne lum nuk ishte nje akt i vetmuar ne historine e peshtire te komunisteve qe ashtu si ana tjeter ishin te mbushur me analfabete te manovrueshem nga “djalli vete Enver”. Eshtrat e Gjergj Fishtes, patriotit dhe shkrimtarit me te madh Shqiptar poashtu u hodhen ne lume.
    Per sa me perket mua Kominizmi ka qene mallkimi i Shqiperise.

    1. Scutari says:

      Eshtrat e Fishtës, pas urdhrit që ka marrë për t’i hedhur në Lumin Kir, i ka ruajtur fshehtas në një thes drejtori i komunales Shyqyri Rrjolli dhe i’a ka besuar një katoliku të mirë, punëtor i tij, t’i varroste tek varrezat e Rrmajt në Shkodër.

      1. Golemi Moisi says:

        Nuk ka pasur asnjë lloj urdhëri për hedhje eshtrash të Gjergj Fishtës në lum. Dhe kurrë nuk u bë kjo gjë. Eshtrat e Fishtës kanë qenë gjithmonë aty ku u varrosën. Komunizmi nuk i preku. Mos lexoni idiotësira të njerëzve pa shtyllë.

    2. ec aty says:

      O Shkodran o torrollak!
      Me ken shkodran tana i ban
      edhe ti s’le budallaki pa than
      Sipas STATISTIKAVE SHTETERORE te shtetit shqiptar (qe ne vitet 1945-1990 eshte shteti me i mireorganizuar ne historine shqiptare deri me sot) jane te percaktuara se persona te denuar per arsye politike (ketu futen te denuar me gjobe, internim, burgosje, pushkatim) ne 45 vjet jane denuar gjithsej 16 mije veta, te gjithe bashke. Nga keta 2 mije veta jane denuar me pushkatim (shumica ne vitet 1945-1948 menjehere pas Luftes, te denuar si kolaboracioniste dhe kriminele). Pra ne 45 vjet te pushtetit komunist jane denuar per arsye politike 16 mije persona, qe do te thote se ne je popullsi te pakten 3 milion banore rreth 0.53% e tyre jane denuar per arsye te tilla. Organizata e “Ish te perndjekurve politike” ne keto vite e ka shtuar numrin e te perndjekurve politike ne rreth 25 mije veta (duke perfshire ne ta shume te burgosur ordinere, si vrases, hajdute, mashtues, sherrxhinj, kurva, pederaste …). Edhe ne kete rast del se 0.7% e popullsise se Shqiperise ne 45 vjet kane qene te denuar apo persekutuar politike. Edhe ne vazhdimesi perpjekjet per rritjen e numrit shkojne te 40 mije vete, qe perseri nuk shkon me shume se 1.5% e popullsise. Pra ne cdo rast, diku me shume apo me pak se 1% e popullsise se Shqiperise kane patur reperkusione ligjore per arsye politike, ndersa 99% e popullsise nuk kane patur asnje reperkusion ligjor. KJO ESHTE E VERTETA HISTORIKE, te gjitha te tjerat jane propagande halabakesh dhe maskarenjsh!
      Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe i budallenjve!

  18. Per Moisi Goleshi …ka rreth 30 vjet qe shqipja nuk me hyn ne pune , keshtu qe djadhi edhe mund te shkruhet djalli , por ai i njejte mbetet ashtu siç keni mbetur te njejte ju mbeturinat e koleres komuniste , tru shperlare shoku ish hetues i kohes se mallkuar nga kolera komuniste ….

    1. Golemi Moisi says:

      Kur ka 30 që s’të hyn shqipja në punë, ç’punë ke që shkruan shqip në faqe shqiptare? Ik shkruaj italisht apo greqisht, se ju edhe emrat i keni bërë të huaj tani.
      Dhe një këshillë tjetër drejshkrimore. Shkruhet “trushpëlarët” dhe jo “trushperlaret”. Se na e bëre perlë fare.

    2. heu bre says:

      O Trushpelar, ty te hyn ne pune vetem ilaci i eneve per te lare pjatat ne Amerike. Apo ke marre me vete edhe kazmen, qe punoje ne kooperative, o ANALFABET FUNKSIONAL!

  19. Shkodrani , God bless you….komenti juaj nuk ka nevoje peer koment …. sinqerisht i urrej fyerjet apo sharjet , por tru shperlaret jane kaq te ulet sa nga njehere gjuha shqipe me duket e verfer , sepse keta tru pjerllurit merituan qe te pakten ti provoshin burgjet e ferrit komunist per krimet qe i paten ba popullit per rreth 50 vjet nen urdherat e kjofte largut Enver …

    1. uhahahaaaaaa says:

      Po i beni gojore njeri-tjetrit!? Te gjithe bythcpumit ja kane marre doren lepirjes uahahahahahaaaaaaaaaaaaaa

  20. kodrasadikit says:

    Pesmije here ma te mire jan ken ballistet e patriotet e ballit se sa komunistet pro sllave qe e humben dinjitetin dhe ndjenjat kombetare te atij populli qe hoqi te zijte e ullirit duke e lene shqipnin vendin ma te varfer ne EU .. Edhe sot e kesaj dite ka ngelur vesi i lig i tyre qe kan tendenca pro sllave -fatkeqesisht !!!

    1. Tanguli says:

      Ik mor KATUNAR qe s’di as te hash bar, se je magiar!

  21. gjergj says:

    Nuk ka tradhti me te madhe, se te lindesh nga sperma e Miladint e Dushanit, qe udhehoqen” luften” e komunisteve shqiptar .
    Kush jane tradhtaret ata qe bashkpunuan me Amerikanet o me Anglezet, qe sot klyshet e komunisteve u lepien si lavire, o ata qe bashkpunuan me Serbet dhe dihet si perfunduam mbs 50 vjetesh.Ti Edmond te paketen si mirditor duhet te revoltohesh per dhunumin e kufomave nga komunistet.
    Nqs kane hyre ne shqiperi te ndihmuar nga jugosllavet kjo ka ndodhur kur jugosllavia kaloi ne kampin perendimor mbas 1948.Mirditoret,ashtu sic ruajten ADN e shqiptarit te paster duke mos u asimiluar nga asnje pushtues nder shekuj, ashtu ishin te vetmit qe i bene resistence kulcedres sllavo-komunuste dhe nuk duhej ndonje shkolle e madhe per te qene antikomunist, mjafton ajo qe dihej qe komadoheshin nga armiqte tane shekullo,r qe ishin kunder prones private e kunder fese, sepse fene e te parve e kishin tradhtuar duke marre fene e pushtuesit,prandaj urrenin kaq shume ata qe nuk tradhtuan fene e pare origjinale te shqiptarve.Vrasjet e grave jane bere nga familiaret e tyre sepse kane shkuar ne hekurudhe pa lejen e familjes, ndersa mesuesi eshte vrare se ishte komunist dhe jo se hapte shkolla.Kur mirditori Peng Doci shkruante alfabetin e gjuhes shqipe kelyshet e komunusteve bridhnin mbas dhive me gjysem opinge.Pra kush eshte krimineli Suleiman Manoku ose “toger baba”qe torturonte edhe grate sic torturoi deri ne vdekje Marie Tucin o Mehmet SHehu qe deshi te vriste 100 burra per 1( edhe GJermani e kishte 1 me 10) pastaj vrau 14 burra te pafajshem o ata qe historia u dha te drejte si per aleancat dhe per qellimin e qendreses kunder te keqes qe per fat te mire sot eshte zhdukur ne gjithe boten.Kane ngelur disa kelyshe qe i jane mirnjohes komuniuzmit se te paret e tyre lane stanet dhe me gjysem opinge erdhen ne Tirane dhe i moren dinjitetin shqiptarit duke e detyruar te hipte direkteve te anijeve si majmune
    ,

    1. Gjergji ! Kerkon te shprehesh revolten ne komentin e shkruajtur,por duke mos pasur dije historike, (ashtu sic edhe un nuk kam ,por nuk resht se lexuari per ditur se kush jam,dhe ne duhet te krenohem apo te hesht ) jeni i pa qart ne ato qe shkruani.Mirdita ne filim te shekullit te kaluar kishte 20.000 mij banor dhe po te themi se ni e katerta ishin burra per pushk,keta pes mij veta , a mund ti beni ball perandoris Osmane ? Esht fakt se perandoria Osmane ishte perandori liberale e cila e lejonte Katolicizmin,Ortodoksin Armene, Greke dhe Sllave Jezitet Kurd ,e disa fe te tjera,
      dhe qendra e Ortodoksis ishte ,dhe esht atje ku u formua ne peridhen Bizantine ne Kostandinopoj dhe sot Istanbul. Nuk kishim autonomi ashtu sic esht pretenduar deri me sot,sepse autonomi do te thot te kesh fituar dicka,por ishin marreveshjet ndermjet botes se krishter, dhe perandoris osmane per te ruajtur disa zona te pa prekura nga feja Islame.Mirditoret kishin Bajraktarin e tyre,dhe vet fjala Bajraktar,bajrak esht fjal Turke ! Nga shkalla hierarkike Bajraktari i Mirdites ishte vasal i Bushatllijve,i cili i dergonte neper fushata te ndryshme ,per te shtypur revoltat ne Janine ( te cilet vrane edhe heroin e Arvanitasve Marko Bocarin) per te luftuar perkrah Osmanllijve sic ishte beteja e Canak Kalase,per te sunduar Kosovaret te cileve nuk ju lejohej armatim ,por Mirditoreve te mi . Nuk ndihem Krenar dhe esht poshteruese,kur lexoj se per shperblimet e kryera ,dhe gjakun e derdhur ne interes jo te Mirdites,Mirditoret e mi shprebleheshin me Babune drithi te ngarkuar ne karvanet e tyre dhe pjesa e majme e fitimit gllaberohej nga te tjeret.Nuk ndihem Krenar kur lexoj, se te gjith prijesit e bajrakeve, nuk kishin studiuar asnje deg tjeter pervec asaj te xhandarit ! Te gjith popujt ka ber luftra jan shkaterruar dhe jan ringritur, duke u bazuar ne dijet dhe kulturen e tyre,po ne perse ishim ,dhe jemi kaq mrapa. Si Mirdita i dashur komentues ishte e gjith Shqiperia,Analfabete por esht e veshtir per secilin nga ne te jet realist,te pranoj te metat ,duke ju alen fajin te tjerve sikur te tjert na roberuan , Ne kemi roberuar veten ! te gjith pashallaret ne vilajete ishin Shqiptar,Zogollt e Matit,Bushatllijt e Shkodres,Aliu i Janines,kusheriri itij pasha i Beratit e sa e sa te tjer, Jan shum per tu shkruar po per sot po e lej me kaq sepse edhe ti Gjergji lodhesh duke i lexur .Te uroj gjith te mirat.

      1. gjergj says:

        Edmond! Mirdita nuk udhehiqej nga bajraktar por nga nje princ ose kapedan dhe bajraktaret ishin te paret e 12 bajrakve.Ishte e vetmja krahine qe udhehiqej nga nje princ katolik se te gjidhe princet e tjere ishin islamizu e ishin gurvenator te sulltanit, ndersa Mirdita eshte e vertete qe se fitoi autonomine duke mposhtur perandorine osmane ne lufte, por neprmjet resistenzes se vazhdueshme dhe diplomazise arriten te bejne marrveshje me porten e larte qe te kene nje fare autonomie te ruajne fene e te parve ne kembim te ndimojne sulltanin, por me kostum kombtar dhe te udhehequr nga GJjonmarkajt, sic ndodhi ne luften e Krimese kunder Rusise ne aleanze me Francen.Marko Bocari ngatrroi cadren dhe hyri ne cadren e LLeshit te ZI dhe ishte vetmbrojtje ,dhe te akuzosh mirditoret qe luftuan ne ndonje beteje perkrah osmanve sipas marrveshjesh per te ruajtur dicka me te cmuar identitetin shqiptar, cfare mund te thuash per te tjeret qe u bene me turq se turqit.Perandoria osmane ishte liberale me ordodokset mbasi i mundi, por jo me katoliket mbasi ne to shihte perendimin katolik, dhe meqe se ke kuptuar se per se jemi kaq mbrapa lexo si ishim para pushtimit osman sa u zhvilluam per 500 vjet ne krahasim me pjesen tjeter te Europes dhe e kupton sa liberale ishte perandoria jote osmane.Kush ishte kjo bote e krishtere qe paska ndermjetsu me perandorine osmane per ruajtur disa zona te pa prekura nga feja islame, e paskan zgjedh melet e Mirdites .Nuk kam njohur akoma njeri qe mos te ndjeht krenar per origjinen e tij ,per qe te lexoj qe ka mirditor qe seshte krenar qe eshte mirditor,mendoj je i pari dhe i fundit qe sje krenar per nje krahine qe e kane vlersuar shume personalitete nderkombtare e komtare e te gjithe shqiptaret e respektojne per historine e saj.Edhe Ahmet Zogu mundohej te mburte krahinen e Matit duke e krahasuar me mirditen per ti rritur vlerat

    2. i cudituri says:

      O Gjergj, sa klase shkolle ke, se duket krejt injorant dhe analfabet! Ja na thuaj cdo te thote fjala “komunist”, se jam 100% i sigurte se gomere si puna jote as kaq gje nuk dine!

  22. KOZi... says:

    Ore si e komentoni kete rast ! Kur ka artikuj per diversante e banda qe vinin nga Anglo – Amerikanet kemi nga 30 komente jo po armiq jo po cuba ! Kur thuhet qe Beqir Balluku ishte sic tha Enveri , Mehmeti poliagjent e Kadri Hazbiu rrahej ne qeli nga Lale Hekuri rrini sus e ka 3 apo 4 komente !!! ma spjego dikush !!!

  23. Respekt per Pal Melyshin says:

    o Kaloc :Ti je nje Gomar -Luznie.apo je “Trongell-Luznie”??Duket se i ke te dyja Bashke..
    1-Te me Faline Komentuesit nga Fshati Luzni e Peshkopise…..eshte thjeshte nje Emertim per Dashnor Kalocin,qe mbeti duke “Ngrene Bare-Serbie”..
    2-Grupi i Heronjeve qe na u “Tradhetuan” nga Cobani,ishin te gjithe Kriminel….por ne Grupin e Krimineleve…Pal-Melyshi ishte Bashkepunetore i sig-te shtetit i cili me VULLNETIN e tije, dhe pas VRASJES se Heroit te Popullit Bardhok Biba,kerkoj te Infiltrohej ne Bandat e Diversanteve,qe akoma edhe Grate Vrisnin..p.sh_Marta dhe Prenda Tarazhi….
    @@”Heronjte” e Kalocit ishin Kriminel,te Ndyre ne Sherbim te Agjenturave te Huaja si ai i UDB-s…..Veprimet e Grupit diheshin nga Sigurimi i Shtetit,sepse ao i sillte te “Fresketa” Pal-Melyshi qe ishte edhe Kunder Terrorit,Pal Melyshi eshte Vrare Aksidentalisht sepse ai ne te Vertet u nise per Jashte shtetit,por u kthye ne Minutet e fundit….dhe Shenimi qe la te “Posta e Nderlidhjes”…se nuk u nise per Jashte,Forcat e sig..e gjeten nje dite me vones,pas Vrasjes se Palit,sepse Nderlidhesi-Nuk e Kontrolloj si ishte Rregulli se e dinte se Pali iku jashte shtetit…Pal Melyshi eshte Hero i Popullit dhe do te mbetet i tille…dhe keqardhje qe u vra….
    sa per “Heronjte e demokracise” si i quajne sote,”Demokratet e tipit” Kaloci….kane per te mbetur Qene dhe pa varre….
    @@@@@@Punonjes te sig-te shtetit..shkuan NATEN dhe Zhvarrosen Trupin e Pal Melyshit…dhe e varrosen me te Gjitha Nderimet e Heroit….Paraqitja e te Vrareve ne Sheshin e Miredites ishte Loje e sig-te shtetit,dhe jo per te Terrorizuar Popullin sikur se na e quan Kaloci…lol

  24. Golemi Moisi says:

    Edhe njëri prej ata që shpëtuan nga banda, ishte agjent i Sigurimit. Ai shkoi në Jugosllavi, nga ku raportonte për urdhërat që banditët merrnin nga Dushan Mugosha dhe nga krerët e UDB-së. Pas ca kohe, UDB-ja e kuptoi që ky ishte agjent i Sigurimit dhe e ekzekutoi.
    A e morët vesh, o Kaloçjanë, të tipit Shkodran, Trushpëlarë, Edlira, etj??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje