Liliana vdiq vetëm 66 vjeç! Në Fier! E ngrirë

28 Janar 2022, 20:21Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Ndërsa Fieri mburret përditë me ndërtesat, rrugët, urat, shkollat (dhe mirë bën), Liliana Sema, 66 vjeç luftonte përditë për të mbijetuar derisa vdiq. E ngrirë, në shtëpinë-barrakë, ku në një kënd mbante librezën e energjisë elektrike me pagesat e pamundura për shkak të varfërisë. Të afërmit e gjetën ashtu, pa zjarr, me furnelën e vogël elektrike që nuk mund ta ndizte dot.

Nuk ka asgjë të keqe të mburremi për arritjet, gjërat e bukura që bëjmë në një qytet, por asgjë nuk ka vlerë nëse humbim humanizmin dhe ndjeshmërinë. Ndjeshmëria nuk është ajo që trumbetohet si lëmoshë: më jep a të jap lekë, lekë,lekë, apo qeset me ushqime të fotografuara bukur e të shpërndara në social media, as shoqatat fetare që bëjnë garë se kush duket më mirë në ngjyrat e qeseve që shpërndajnë, veprime që mbushin stomakun e të varfërve vetëm për pak ditë, ndërsa pasurojnë me fonde milionash organizata e OJF.

Ndjeshmëria është logjika, arsyetimi dhe puna e palodhur dhe sistematike e një shteti përballë njerëzve të brishtë dhe në nevojë, humbja e kohës dhe durimi nga djemtë dhe vajzat tona më të mirë për t’i dëgjuar dhe evidentuar për t’i ndihmuar sistematikisht.

Një i moshuar, një pensionist, pas një jete të kaluar në një sistem diktatorial e të padrejtë, me pensionet që nuk mjaftojnë as për të paguar ilaçet e sëmundjeve të pleqërisë, nuk duhet të lihet sot vetëm nga shteti. Shumë të moshuar shqiptarë kanë fatin të kenë si mbështetje familjet, por eksperiencat e vendeve më të civilizuara tregojnë se edhe familjet shpesh rrënohen për arsye nga më të ndryshmet ekonomike dhe sociale.

Për këtë arsye një i moshuar nuk mund të “braktiset” dhe të lihet në mëshirënas të familjarëve. Krahas godinave, rrugëve, dritave që shkëlqejnë qytetet tona, duhet të ngrohet zemra e punonjësve socialë që të punojnë me pasion dhe durim me njerëzit e brishtë. Eshtë një detyrim i të gjithëve që gjërat të na shkojnë nëse duam, mbarë.

11 komente në “Liliana vdiq vetëm 66 vjeç! Në Fier! E ngrirë”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Po nuk ka rendesi Liliana se shqiptare eshte. Rendesi ka te jene mire afganet ne Shengjin dhe kryeministri yne legente marre nje falenderim nga Hillari Klinton.

    1. ??? says:

      E po keshtu eshte kure dite nate pushteti bën veq propaganda dhe ne te vertete as nje instututsjone nuke funksjonone.. Ajo plake e ngjore duhet te kishte pasure nje dere ku munde të kishte trokiture per ndihem ky eshte krime makaber poshte hajdutrija poshte propaganda

  2. Pilo Lala says:

    Nxirrini ne foto 3 femijet e saj, qe e lane te vdiste.
    Tradita jone nuk e ka te braktiset prindi.

  3. populli says:

    Po Pilo Lala, perpara se ti kerkojne llogari shtetit, le tju kerkojne llogari femijeve. Turp tju vije femijeve qe e kishin lene ne ate gjendje nenen e tyre. U kafsheruam si njerez.

  4. Hako says:

    3 femije dhe plot te aferm dhe e kan lene pa dere dhe dritare?!!!!. Nuk ka fjale,, ,,

  5. Predatori says:

    Është e trishtë që në vitin 2022 të vdesin njerëz nga i ftohti, sepse nuk kanë mundësi të paguajnë rrymën elektrike. Shteti duhet të bëjë më pak pyetsorë për legalizimin e drogës dhe ti kushtojë më shumë vëmendje shtresës së varfër.
    Keqardhje pa fund për jetën e humbur në këtë mënyrë.

  6. ret says:

    o ed rama o qelbesire, o kalbesire si te ze gjumi naten mor kerrme shekullore

  7. Abdylmutalip Dardani says:

    Shteti thote kjo ,hahahaha arnautistani shtet oustttttttt

  8. Mario says:

    Kishte familjare(motra, vellezer) si edhe 3 femije te rritur. Ku ishin keta qe ajo jetonte ne ato kushte mjerane? Si nuk shkuan ta shikonin ato dite te acarta po dalin e ankohen per shtetin per cdo gje? Mos te behemi edhe ne per cdo gje qe deshtojme ua hedhim fajin te tjerve.

  9. REZI says:

    Të vlerësoj për shkrimin, por duhet të themi hapur një gjë: në kapitalizëm nuk është shteti që ka rolin kryesor, ku ishin tre fëmijët e saj? Nëse ishte pa drita, detyrimi kërkohet në secilin shtet kapitalist. Po nuk pagove, nuk të jepet shërbimi. Dy fëmijë në emigracion, një në Sarandë, motra e vëllai, sikur asgjë të mos kishin, duhej të kishin bërë ndonjë gjë për të. Pastaj kur doli se vdiq nga i ftohti? Nuk e kuptoj papërgjegjësinë e fëmijëve të kësaj nëne, dhe e dashur Alba hipokrizia e kapitalizmit preket në të gjitha sferat e jetës, me OJQ-të, me ju gazetarët, me median që qan kur ndodh por nuk lufton të mos ndodh, në kapitalizëm hipokrizia e mban sistemin. Dhe në këtë rast, nuk ishte mirë që motra e vëllai morën vëmëndje në media, sepse ata bënë bumerang, goditën veten dhe fëmijët e zonjës, përpara se të goditnin bashkinë apo shtetin apo elektrikun. Uroj të mirëkuptimin.

  10. Realisti says:

    Demokratet e rinj qe per cdo gje fajesojne shtetin harrojne qe bejne gabim. Ne kohe te diktatures ishte shteti mbi gjithshka. Tani jemi ne demokraci dhe ne kapitalizem. Nuk ka me shteti. Energjia eshte mall konsumi dhe duhet te paguhet. Kjo zonja a kishte femije, te aferm dhe farefis. Si nuk e levizen bythen keta, apo ishte ngrice dhe kishin ftohte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje