Pas shumë debatesh brenda grupit rithemelues, më në fund fitoi opsioni i quajtjes së partisë së re që do të themelojë Doktori, si “Shtëpia e Lirisë”.
Për këtë ka pasur shumë argumenta pro.
E para, ishte se deri tani PD është quajtur parti e Doktorit, por në opinion publik Liria ka qenë një figure më e pranuar se Doktori, ndaj u vendos të quhet “Shtëpia e Lirisë’.
Së dyti, kur thua “Shtëpia e Lirisë”, ka më shumë hapësirë për të qenë parti e hapur dhe rajonale, pasi dihet që Liria me origjinë është serbe dhe malazeze, ndësa Doktori nga Tropoja, dhe realizohet dhe ideja e Ballkanit të Hapur, kështu që nuk bie në kundërshtim me rrjedhat rajonale.
Së treti, “Shtëpia e Lirisë” nënkupton që partia është dhe e fëmijëve, kështu që duke shtuar dhe dhëndrin boshnjak zgjerohet harta rajonale e parties, duke qenë një parti e hapur shqiptaro- serbo- malazeze- boshnjake.
Nëse marrim dhe Fred Rushajn, bëhemi dhe pak kroatë.
Pra gjithë këto përparësi janë të mundura vetëm në sajë të këtij emri.
Problemi është që dhe Liria është në listën e zezë të SHBA, por në këtë rast ne e maskojmë duke thënë nuk është fjala për atë, por për lirinë si nocion politik.
Pra sipas vendit, dhe kuvendi.
Aty ku duhet thënë Liria, themi Liria, aty ku duhet thënë siç është e vërteta, e themi të vërtetën.
Nga ana tjetër fqinjëve perëndimorë ua shesim si emër të huazuar nga partia e Berluskonit.
Dhe ai kur shkriu “Forca Italia”-n krijoi “Shtëpinë e Lirisë”.
Në fund të fundit dhe kullat që donim të ndërtonim tek SHQUP-i, e kishin emrin si projekt “Katër kullat e Lirisë”.
Pra është një emër që ka brenda histori dhe identitet.
particka e Kryegangsterit Muli horri do quhet Shtepia e shpellareve te Vucidolit.