Dashuria me Zaho Kokën/ Flet dëshmitari i ekzekutimit të partizanes: Ramize Gjebrenë e pushkatuan shoqet, nuk e zunë plumbat e parë! Arsyet e eliminimit të anëtares së KQ

30 Janar 2022, 12:16Politika TEMA

Janë të shumta rrëfimet që vijnë sot e kësaj dite për Ramize Gjebrenë, vajzën partizane të pushkatuar nga vetë shoqet e saj në vitin 1944. Për një djalë 14-vjeçar, që kishte dalë partizan sepse besonte te disa ideale, pjesëmarrja në ekzekutimin e hapur të një partizaneje nga vetë shoqet e saj, nuk mund të mos ishte shokuese. E kishte njohur Ramize Gjebrenë vetëm një javë më parë.

I ishte dukur “e bukur, yll”, siç kujton ai sot dhe vrasja e saj do t’i mbetej në mendje për një kohë të gjatë. Pasi kanë kaluar 70 vjet që atëherë, Abaz Hoxha, i njohur së shumti si historian i kinemasë, rrëfen se si e ka njohur Ramize Gjebrenë dhe çfarë pa në momentin e pushkatimit të saj. Hoxha, i cili ndërkohë po përgatit dhe një libër me kujtime nga koha kur ka qenë partizan, “Në dallgët e trazuara të jetës”, sjell edhe kujtime të tjera për vajzat partizane, të cilat u vranë në vitet e luftës, por jo vetëm…

Jeni duke shkruar kujtimet nga koha kur keni qenë partizan. Mes gjithë të njohurve të asaj periudhe, ju përmendni edhe Ramize Gjebrenë. Në ç’rrethana jeni njohur?
Ishte fillimi i muajit mars 1944, menjëherë pas operacionit gjerman të dimrit ’43-’44. Prej tri-katër ditësh ne ndodheshim në Ramicë, ku po grumbulloheshin forcat partizane të Brigadës V, të cilat gjatë dimrit ishin shpërndarë në reparte të vogla dhe të manovrueshme, duke bërë operacione të ndryshme kundër gjermanëve, deri sa filloi sulmi i përgjithshëm, që i zboi ata nga krahina e Mesaplikut dhe lugina e Shushicës drejt Vlorës. Aty u takova me shumë partizanë dhe partizane, që kisha kohë pa i parë. Ishin të lodhur dhe të rraskapitur. U ishte dashur të bënin sakrifica të mëdha gjatë operacionit gjerman, duke kaluar në reparte të vogla në shpinë të armikut, në kushtet e një dimri të ashpër. U ishte dashur të udhëtonin ditë e natë, të zhveshur, të pangrënë dhe pa vënë gjumë në sy për ditë me radhë. Në Ramicë, në lëmin e fshatit, u grumbulluan një grup partizanesh: Stolia, Kanua, Gjena, Dallëndyshja, Meni, Donika etj., dhe filluan të këndonin këngët partizane, ndër të tjera dhe ajo që ishte bërë simbol i luftës dhe i bashkimit: “Bashkohi o shokë me ne në çetë”. Midis tyre njoha për herë të parë një vajzë bionde, të qeshur, të bukur si yll dhe që këndonte shumë bukur.

Ç’ju ra në sy tek ajo?
Ajo binte në sy midis shoqeve që e kishin rrethuar. Që në pamjen e parë krijova një simpati deri në hyjnizim për të, se ajo të rrëmbente me bukurinë, zgjuarsinë dhe sjelljen e saj. Ajo ishte Ramize Gjebrea. Mora vesh se ishte anëtare e shtabit të Brigadës V, përgjegjësja e rinisë dhe bënte pjesë në seksionin politik të saj. Një nga shoqet më tha se ajo ishte edhe anëtare e Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste. Nuk më harrohet fytyra e asaj vajze që më mbeti si një yll në ndërgjegjen time dhe nuk e kam harruar asnjëherë gjatë gjithë jetës. Ky hyjnizim do të ma bënte edhe më të rëndë atë skenë makabre, që jetova tri-katër ditë më vonë.

Le të mbetemi këtu. Ka shumë rrëfime mbi vrasjen e Ramizes, aq sa është shndërruar gati në një legjendë. Mund të tregoni atë çfarë keni parë vetë me sy si dëshmitar i kësaj ngjarjeje, si u përgatit terreni?

Ishte një ngjarje makabre, tepër e dhimbshme, më e dhimbshme se të shikosh si të vritet para teje vëllai apo shoku i luftës… Një ngjarje që nuk më hiqet nga mendja.
Dy ditë para se të ndodhte ekzekutimi, në faqen e malit karshi fshatit, u grumbulluan batalionet partizane, që përbënin Brigadën V. U rreshtuan në formë U-je, duke lënë të hapur pjesën e sipërme të U-së. U grumbulluan edhe fshatarët e Ramicës, Verbasit, Matogjinit, Bratajt e deri të Velçës dhe Vajzës. Ndodhesha në mesin e anës së majtë të brigadës së rreshtuar. Në qoshe, në të majtë, ishte vendosur një skuadër vajzash partizane, dy hapa përpara batalionit. Mbanin armët në sup. Befas, dikush doli para brigadës. Ngjarja që ndodhi më tronditi aq shumë, sa që nuk e mbaj mend fare se kush ishte ai. Ai foli diçka për moralin partizan. Papritur po vinte drejt nesh një grup partizanësh, në mesin e të cilëve qëndronte Ramize Gjebrea.

Si dukej ajo, a reflektonte gjendje të rënduar shpirtërore? E kuptuat se ç’po ndodhte?
Ajo dukej e shqetësuar, por unë po e shihja vazhdimisht me atë ndjenjë që e njoha disa ditë më parë. Kaluan midis nesh dhe ajo doli para brigadës. E shqetësuar ngriti dorën lart dhe iu drejtua partizanëve:
-Shokë!
Por fjala iu pre në mes, se dikush urdhëroi skuadrën e shoqeve të saj partizane:
-Zjarr!
Një batare të shtënash iu drejtuan asaj, por asnjëri nga plumbat nuk e goditi. Vetëm një plumb e preku në supin e majtë të pardesysë së çelur, duke dëmtuar vetëm vatën e veshjes. Ndërsa një nga plumbat goditi në zhavorrin përballë dhe ngriti një gur, i cili plagosi nënkomandantin e batalionit të dytë Halim Xhelon, të cilit filloi t’i rridhte gjak.

Si e shpjegoni, mos ndoshta ato nuk donin ta zbatonin urdhrin?
Ishte e natyrshme. Ndonëse partizanet zbatonin një urdhër të komandës, ato kishin përpara një nga shoqet e tyre më të dashura, prandaj iu drodhën duart dhe plumbat nuk e morën. Të gjithë ngelëm të shtangur. Ajo vetë mbeti e hutuar para brigadës.
Kur drejtuesi urdhëroi për së dyti të hapej zjarr, këtë radhë, Ramizen e morën disa plumba dhe ajo u rrëzua për tokë.
Ç’ndodhi më pas?
Skena më makabre ishte kur dy-tre veta të ngarkuar e tërhoqën zvarrë prej pardesyje dhe e shpunë drejt një grope, që ishte hapur pak më lart. Aty dikush urdhëroi që t’i kontrollonin xhepat, ku i gjetën disa letra dhe ashtu të veshur e mbuluan me dhe.

Si jua shpjeguan këtë ekzekutim, ç’mësuat më pas mbi arsyet e vrasjes së saj?Variantet ishin të ndryshme. Dikush e justifikonte me ligjin e rreptë të luftës, që të mos binim në propagandën e Ballit Kombëtar, sipas së cilës ishin marrë vajzat për t’u shfrytëzuar. Për çdo veprimtari të tillë, i vetmi dënim ishte pushkatimi. Por ishin përhapur edhe disa llafe, se në kushtet e një nate të ashpër dimri me borë, kur partizanët flinin përjashta, gjoja Zaho Koka i kishte dhënë Ramizes pallton e tij të madhe. Ajo nuk e kishte pranuar, por pastaj ishin mbuluar bashkë nën qiellin e hapur. Diskutimet e tjera nën zë thoshin se ishte punë xhelozie, për arsye se Ramizeja ishte një vajzë shumë e zgjuar dhe rrezikonte postin e ndonjë karrieristi.

Kishte edhe ndonjë mendim se nëpërmjet saj donin të diskreditonin sekretarin e Komitetit Qendror të Rinisë, Nako Spiron, apo ndonjë nga rivalët e tij. Por këto janë vetëm thënie tutje e tu dhe asnjërën prej tyre nuk mund ta dokumentoj, mbasi siç kam thënë, unë që kur e njoha Ramizen, u krijua në përfytyrimin tim një vajzë ideale, vrasja e së cilës më ka rënduar shumë dhe sa herë e kujtoj më mbushen sytë me lot, ndonëse e njoha vetëm një javë para se të pushkatohej.

Por Ramizeja nuk ishte e vetmja grua partizane që ju patët njohur. Ju përmendni shpesh disa raste…
Po. Dua të përmend këtu trimëreshat e Tragjasit, një fshat perlë përballë gjirit të Vlorës. Tragjasi u bë objekt i sulmeve të vazhdueshme të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. U dogj e u shkrumbua 4 herë, duke u shndërruar në gërmadhë. Në Luftën Nacionalçlirimtare u përfshi i gjithë fshati kundër nazifashistëve, burra e gra, por edhe të vegjlit, duke mbushur radhët e çetave, batalioneve dhe brigadave partizane. Tragjasi i dha luftës 42 dëshmorë, nga të cilët 4 Heronj të Popullit. Tragjasi u shqua edhe për pjesëmarrjen aktive të grave dhe të vajzave direkt në formacionet ushtarake, prej të cilave 13 ranë në fushën e betejës.

Prej tyre mund të përmend Heroinën e Popullit, Zonja Çure, si dhe Raime Stepën, Donika Dulajn, Merjeme Gjomemon, Hyrie Çuron, Hanko Gjatën, Humo Troqen, Kafaze Gjomemon, Zonje Troqen etj. prej të cilave na kanë mbetur shumë pak dëshmi, madje edhe fotografitë, ashtu sikurse çdo gjë, u dogjën gjatë luftës. Do ndalesha te Zonja Çurre, që bashkë me 14 partizane mori pjesë në ofensivën e dimrit ’43-’44, duke përballuar kushte shumë të vështira. Ndërsa partizania e vogël Ervehe Gorishti, për të mos rënë gjallë në duart e gjermanëve dhe të ballistëve, u hodh nga një shkëmb në Velçë dhe theu duar e këmbë.

Ju keni qenë dëshmitar në vrasjen e njërës prej këtyre vajzave, Raime Stepës…
Xha Ymeri e kishte vajzë të vetme Raimen. Ajo po hidhte shtat. Ishte vajzë energjike dhe me trupin lastar, me një pamje adhuruese. Xha Ymeri nuk hezitoi kur ajo i shprehu dëshirën që të shkonte me shokët në mal. Madje ai u ndie krenar që vajza iu bë edhe djalë, që do ta zëvendësonte në luftën për çlirimin e vendit. Dhe Raimeja u rreshtua në radhët e Brigadës V. Mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ajo. Një betejë e madhe me gjermanët u zhvillua në Qafën e Gjarpërit.

Ishte një nga betejat më të mëdha që ka përballuar ballë përballë batalioni i parë i brigadës, ku ajo bënte pjesë. Përleshjet u zhvilluan midis një pylli të rrallë natën, në qershor 1944. Luftoi, por një plumb e goditi në ije dhe nuk u tërhoq, por zvarrë-zvarrë iu afrua nga mbrapa një mitraljeri gjerman, e vrau dhe i mori mitralozin. Vazhdoi të luftonte duke duruar plagën e rëndë që kishte marrë. Por, mbrapa saj u duk papritur një oficer gjerman dhe e goditi në kokë. Ajo dha shpirt mbi mitralozin që u mori armiqve.
Në kujtimet tuaja, përmendni shpesh Liri Arapin, motrën e poetit Fatos Arapi. Kur dhe si e keni njohur atë?
Lirinë e njihja që kur isha në Tragjas, se ajo vinte shpesh atje me detyra për mobilizimin e grave dhe të vajzave në luftë. Vetë Liria nuk ishte më shumë se 24 vjeçe, një vajzë e qeshur, kurajoze. Gjithë familja e saj ishte përfshirë në luftën kundër fashistëve. Veprimtaria e tyre kish rënë në sy të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, prandaj ata u detyruan të linin qytetin e tyre të lindjes, Vlorën dhe të dilnin malit në zonat e çliruara.

Ju ishit ende fëmijë kur e keni njohur, si e kujtoni sot Lirinë?
Në çantën e saj Liria mbante një pistoletë, poshtë bluzës një gjerdan me fishekë të revolverit si dhe dy-tri bomba dore për çdo rast nëse do kishte ndonjë përballje me fashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Unë e njoha kur ishte nisur e vetme me detyrë për të shkuar në Përmet. Ky ishte një guxim i veçantë për një vajzë të re që ndërmerrte një udhëtim kaq të gjatë e njëkohësisht të rrezikshëm se në çdo çast mund të ndeshej me forcat e armikut, që kishte vënë gjithandej postblloqe ose kalonin pa ndërprerje patrulla ushtarake për të penguar lëvizjen e forcave partizane në drejtim të Përmetit, ku ata kishin njoftime se do zhvillohej një Kongres, prandaj kishin mobilizuar forca të mëdha gjermane e mercenare.

Ishte ky momenti kur ju vendosët të dilnit partizan, si arritët ta bindnit që t’ju merrte me vete?
Gjeta rastin dhe e shkëputa nga biseda që po bënte me dajën tim, Lavdoshin, të cilin e njihte prej kohësh. Kur mësova se do shkonte në Përmet e hoqa mënjanë, duke i thënë se donte ta takonte edhe Afërdita, që po lante rrobat buzë lumit dhe rrugës kur po e shoqëroja i shpreha dëshirën time që të shkonim bashkë në Përmet. Liria fillimisht u çudit, i erdhi e papritur që unë ende fëmijë doja të shkoja në mal, por kur mori vesh se kisha qenë një herë dhe im vëlla, Lufteri, të cilin ajo e njihte dhe e kishte shumë për zemër, më kish dërguar në Mesaplik sa të shërohesha, u bind.

Por ndërkohë ajo mendonte për tim ungj, i cili do ta quante një pabesi nga ana e saj, që më mori me vete kur edhe vëllai tjetër ishte vrarë dhe ai e kishte një plagë të rëndë. Ne kishim mbetur jetimë që të vegjël dhe Lavdoshi e motrat e tij, Sefirea dhe Ifeti na kishin rritur si fëmijët e tyre. Por propozimi im i pëlqeu Lirisë, mbasi këtë udhëtim të gjatë nga Mesapliku në Përmet tashmë nuk do ta bënte e vetme, por do të kishte edhe një shok, ndonëse ende një fëmijë. Prandaj, ndonëse me shumë hezitim dhe pikëpyetje, pranoi kërkesën time./ Panorama.al

12 komente në “Dashuria me Zaho Kokën/ Flet dëshmitari i ekzekutimit të partizanes: Ramize Gjebrenë e pushkatuan shoqet, nuk e zunë plumbat e parë! Arsyet e eliminimit të anëtares së KQ”

  1. loni says:

    po cfare jane keto historira leshi keshtu,pse u qi kurva e fshatit u pushkatua,po kujt i hyjne ne pune keto trapdhiqe,nuk te vriste njeri pse qiheshe ne ate kohe,ne turnet e treta nuk punohesh,por vetem qiheshin dhe askush nuk u pushkatua,edhe ata qe i fusnin ne cete kurven nuk pushkatohesh,keto jan karagjosdheqesh,nuk luftohet komunizmi me kurvat e fshatit,as figura e deshmoreve te atdheut nuk ulen nga nje kurve fshati,prandaj mos besoni mbas 80 vjetesh budalliqet e kesaj plakes shoqa e kurves,nuk ta kishin fain partizanet qe ti nuk u qijte,tani sipas deshmise partizanet ti quajme tradhetare,kurse kete kurven ta quajme deshmore,ku kemi arritur si popull.

    1. Lulezimi says:

      Ne Librin e Kadri Cakranit “Të vërtetat e Luftës sime” Onufri.. Tirane 2018, faqe 226, thuhet se Margarita e Kristaq Tutulani u spiunuan nga Ramize Gjebreja, qe jetonte dhe ajo ne Berat, sepse shanë serbet. Ramizeja nga ajo dite u zhduk…. mbase dhe e kishte “porosi” nga qendra apo per arsye peronale kjo nuk dihet….,

  2. Xhaxhi says:

    Gazeta Tema eshte identifikuar si fole “komunistesh” dhe duhen shtuar doza e dikomunizmit me artikujt 30 vjecare si pershembull – si e qiu Zao Rmaizen? Cfare stil perdori dhe ku ja futi? Nese kjo nuk mjafton dhe nuk merr shume komente ne sulm me trimat diversante, kleret katolik dhe po pati mundesi me ndonje trim qe desh vrau Enverin.. te gjithe fitojme me fondet qe na japin. Ka idiote plot e trushplare qe japin fonde brenda dhe jashte dhe duhen justifikuar.

    Nderkohe qe me 2022 “antikomunistet” rrihen publikisht me njeri tjetrin. Nuk thote kot Karl Marksi i madh “historia perseritet dy here, fillimisht tragjedi dhe me vone komike sepse humbesit kurre nuk mesojne.”

  3. Jorgo says:

    ti loni duhet te jesh nje bir kryekurve (sigurisht nga fshati, qe e bente mullarin shoshe…)
    Sa per zonjushen ne fjale, pervec sa flasin ata qe e kane njohu8r personalisht, Dy gjera dihen me siguri:
    1. nuk ishte nga fshati
    2. nuk ishte injorante si ty e rraca jote.

  4. Dikur Nxenes says:

    Keqardhje per Vrasjen e Ramizes,shume shume duhet te ishte Transferuar diku ne ndonje Zone tjeter Lufte …por jo Vritej..
    Mos valle Ramizeja do te priste sa te “Ngroheshin” Koqet e Nako Spirut??Mendimi ime eshte se e vrane,se ja dhjeu Nakos…lol

  5. Lavdoshi says:

    Po cfare jane keto kujtime tallashi, keto te “deshmitarit trim okular, 14 vjecar” Abaz Hoxhes?! Ketij “burri te shquar” ne historine e kinemase shqiptare. Kundwrmon diletantizmi ne krijimtarine e ketij njeriu te kinemase. Skenari qe na ka vene aty me lart eshte pjelle e nje fantazie nga me te palodhurat, nga me shterpat. “U mblodh tere brigata e 5te dhe gjashte fshatrat per rreth”! E pabesueshme nga ana logjike. Ky eshte rasti kur ish-komunisti Abaz shnderrohet ne antikomunist dhe perdor nje shkrim-ndeshkim hipokrit te shefave te tij te dikurshem vlonjate, per te ndotur edhe me keq tere brigaten dhe fshatarat e Laberise. Flet per nje grope te hapur qe me pare, flet per vajza me arme ne sup ne nje shpat mali, ku partizanet e tjere i kishin lene armet ne shtepi! Tronditja e madhe nga pushkatimi i Ramizese, qe ka pesuar Abazi e ka bere te harroje njeriun qe doli para turmes se mbledhur dhe prezantoi kete turp historik te partise dhe partizanëve! Tere teorite mjekesore qe merren me psikénë e njeriut akordohen se tronditja e madhe te mpreh kujtesen, Abaz Hoxhes ia paska shuar! Ky shkrimtar pe lecke pershkruan se si nje skuader femrash u detyruan te pushkatojne nje shoqen e tyre dhe asnjera nuk e qelloi! Eshte ne vazhden e skenareve te shemtuar mbi luften Nac Cl qe historiani i kinemase i ka pasur parasysh dhe na jep nje detaj edhe me te shemtuar. E perse nuk e qelluan?! Po pastaj, kush e vrau Ramizene?! Po ato?! E ndjene qe ne bresherine e pare e kishin gabim? Abaz Hoxha pershkruan qe njera nuk e kish aq inat shoqen mekatare dhe me nje plumb “i shpoi vaten e pambukte” Po ben kaq zhurme dhe a ngre kaq pambuk perpjete plumbi qe paska pare skenaristi yne? Bile une nuk di qe te kene vata pardesyte… Te me ndjejne lexuesit se une qe e kundershtoj kete fantazist te prapshte nuk kam pase lindur ne 1944 dhe nuk kam qene ne ate fshat te Laberise, ku dihet se u zhvillua kjo drame kombetare ngjethese, por une shpjegoj se nga natyra njerezore pikerisht femrat jane me te deshiruara ta pushkatojne me te bukuren ne rrethin e tyre! Dhe nuk ka nevoje te na prekin me gjestin e tyre madhor te mos zbatimit te komandes! Une vras mendjen se si nder gjithe ato intervista te Nexhmijes deri sa arriti 100 vjec nuk iu be asnjehere asnje pyetje per krimin daj nje partizaneje qofte edhe fajtore per ate mekat hic te rralle ne historite mashkull-femer te njerezimit. Kjo ngjarje madhore ne Ramice, ne faqen e malit perballe, do te ishte subjekt per nje film te denje Hollivudi. Po jo te sjelle nga pena e Abazit. I cili tregon me pas se si nje partizane e vogel ne Velce, per te mos rene ne duart e gjermaneve, u hodh nga shkembi dhe theu duar e kembe. Po a vdiq, se vdekja duhet thene e para ne idete e skenareve. Ajo eshte me shume se thyerja e duarve dhe e kembeve. Pastaj? A e zune gjermanet?Dhe me pas ne keto kujtimet me siper, ne balancimin e heroizmit qe bejne zakonisht profesionistet si Abaz Hoxha, nje partizane tjeter, e plagosur gjate “nje beteje, naten, ne qershor 44, ne nje pyll te rralle” zvarre-zvarre i vajti prapa nje mitraljeri gjerman, e vrau ate, i rrembeu mitralozin dhe ua ktheu tyten armiqve. Por, nje oficer gjerman, i vajti edhe ai nga prapa, e qelloi ne koke dhe ajo ra e vdekur permbi mitrolozin qe u kish rrembyer armiqve. Une kerkoj ndjese per keto citime te pjerdhura te ketij historiani. E kerkoj ndjesen ngaqe, sinqerisht, kam nderim per heroizmin partizan edhe sidomos te femrave patriote qe u angazhuan ne ate lufte, por Abaz Hoxhave me shoke u uroj sa me shume libra, gazeta dhe filma qe te vazhdojne ta neverisin kete popull.

  6. xhemal says:

    Te gjitha keto shkrime Kane qellim te erresoje luften ncl Sic bejne negacionistet bashkepunetoret e nazifashizmit e tere perkrahesit e teorive komplotiste…ne lufte ndodhin te gjitha gjerat qe mund te shkruhen nga te gjitha palet..por ne shikojme qellimet ,idealet veprimet ne interes te lirise ,paqes ,pavaresise e cilat forca perfaqesonin ne programet e veprimet e tyre progresin e vendit..histori dashurise ,tradhetie apo mardhenie pasionale ndodhin kudo e kurdohere Jane ne natyren e gjerave te jetes..pushkatimi per motive te tilla eshte cnjerezore..nuk e di se si Kane qene ligjet e luftes te cilat Jane te rrepta e ndryshe nga jetà ne paqe..por njeriu qe i boton keto thjesht ka qellim ta banalizoje luften partizane Duke tentuar ti ketheje gjerat permbys te tregoje se partizanet ishin pa’ morale,pa’ fe,pa’ ide..por realiteri faktet Jane komplet ndryshe..partizanet i munden forcat nazifashiste e bashkepunetoret e tyre sollen lirine,paqen qe gezojme edhe sot..lufta ncl eshte ne historine e shqiperise periudha me e rendesishme e tere perpjekjeve qe ka bere populli shqipetar per liri panvaresis,paqe e zhvillim me e organizuare me objektiva te qarta ku morì pjese shumica e popullit ku u derdh gjak e humben jeten mijera shqipetare me sakrifica te medha,shqiperia u rreshtua ne anen e drejte te historine si pjesa me e madhe e europes dhe botes.lavi luftes ncl,partizaneve .m.perulje per tere deshmoret qe dhane jeten per nje shqiperi te lire te paqte

  7. Rruga Miqesia, lagja 8 Tirane says:

    Ketij abazit i iku gruaja se ne ato kohe ish shume e perparuar dhe abazi qe u merrte me kinon nuk bente Sex.

    Kish 3 vajza ylli, te bukura, njera me e mire se tjetra, qe jetonin me nenen afer bllokut, lagja 8.
    Te bukura me nam, po dhe me nje fame tjeter. Dhe ato sjume te perparuar per kohen. E vogla e para ne Tirane qe u martua me nje student ganez apo ku di une. Zezak.
    Per ne te rrinjte e lagjes ish nje habe e madhe, ku e gjeti. Beri dhe femi.

    Pastaj vitet 90 sdi cu bene. U shperndame te gjithe rrugeve te botes.
    Uroj te jeni mire e mbase kane krijuar dhe familje. se keta te huajte jane me liberale se ne ne ate kohe.

    Ky abaz krici sish as per gruan e as per vajzat dhe mbaka mend Ramizene.
    Njihej ne lagje si babai i atyre te trejave dhe burri i asaj….

  8. WTF was that? says:

    Komunistet nje bande kriminelesh si pol poti i kamboxhias.

  9. Nje mergimtar says:

    Histori per te vrare kohen.Lufta nacional-clirimtare shkruajti nje nga aktet me te lavdishme te popullit tone.Per te erresuar ate lufte nuk mjaftojne keto zhgaravina dhe keta “deshmitare”genjeshtare ,pa kujtese e zvarritesa deri ne bythlepires.Per vendimin e marre ne ate kohe,ku propaganda kunder luftes e sidomos pjesemarrjes se femrave ne te ishte emadhe,qendrimi moral ishte i pari.Sot pas 80-vjetesh,kur kane ndryshuar te gjitha qendrimet ndaj femres(vajzave e grave) mund te arsyetohet ndryshe.Ne kushtet e sotme ai denim as qe imagjinohet.(edhe sot rastet e shkelies se kurores ,ka raste qe perfundojne tragjikisht).Ai brez,ata djem e vajza e bene detyren kundrejt Atdheut,e bene ate te renditej midis kombeve antifashiste e perparimtar.
    Gazeta le te merret sot me palacolleqet e byth-bradherit e ti lere ne qetesin e perjeteshme ku kane shkuar ai brez paterjotesh trima.

  10. laramani njengjyresh says:

    Sindromat e Edvin Rames, Mero Bazes dhe gazetes Tema.
    Qe te duken moderne dhe antikomuniste,publikojne lloj – lloj pislleku, po kot e kane se nuk ngjisin, prap do te akuzohen si komuniste sado te hedhin balte me Mitat Frashera e histori te stisura diversantesh.
    Po dhe vetereranet shurrane dhe leberit kokedru sado qe Edvini dhe Merua ua dhjesin,mire bejne qe s heqion dore nga keta dhe i quajne te tyret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje