Qëlloi me shuplakë policin, burri i ish-ministres shqiptare reagon një ditë pas protestës

30 Janar 2022, 15:28Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj bashkëshorti i ish-ministres, Besa Shahini ka reaguar një ditë pas protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Molliqaj ka kërkuar të dëgjohet vullneti i qytetarëve dhe të kthehet prapa propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për ndryshimin e tarifave.

Ai ka paralajmëruar se protestat dhe aksionet do të vazhdojnë derisa të plotësohen këto kërkesa.

Ai nuk ka folur për shuplakën që i dha njërit prej policëve që po qëndronin në hyrje të godinës së qeverisë.

“Të dëgjohet vullneti i qytetarëve, të kthehet mbrapsht propozimi për shtrenjtim të rrymës

Pabarazia socio-ekonomike në Kosovë është shumë e thellë. Çmimet, përfshirë edhe ato të produkteve bazike ushqimore e higjienike janë rritur shumë tashmë. Familjet që i përkasin shtresës së varfër dhe asaj të ulët me vështirësi ia dalin në fund të muajit.

Në këtë situatë, propozimi për shtrenjtim të energjisë elektrike është absolutisht i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Ky propozim, i cili është në diskutim publik deri nesër, u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët e vendit. Prandaj, kërkojmë nga ZRRE që nesër të mos e aprovojë propozimin në fjalë e ta dëgjojë zërin e qytetarëve. Në të kundërtën, aksionet e protestat do të vazhdojnë deri sa ky vendim të kthehet prapa”, shkruan Molliqaj.

1 komente në “Qëlloi me shuplakë policin, burri i ish-ministres shqiptare reagon një ditë pas protestës”

  1. Ajet Delaj says:

    Ti biesh policit ne krye te detyres eshte me shume se krim . Nese eshte e vertete i bej thirrje institucioneve ligjzbatuese te Kosoves qe te arrestohet krimineli ne fjale pasi cenimi i figures se policit te Kosoves eshte drejtepersedrejti cenim i Shtetit te Kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje