“Albin mashtruesi”, fillon protesta në Kosovë kundër kryeministrit Kurti

29 Janar 2022, 14:16Rajoni TEMA

“Albin rrenci”, “Albin mashtruesi” qytetarët kanë filluar të brohorasin të revoltuar në protestën e të shtunës në sheshin e Zahir Pajazitit, teksa mbanin pankarta me mbishkrimet, “Paga mjerane, fatura evropiane”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Krejt dhe padrejt”.

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar se kjo është vetëm njëra nga protestat që do të mbahet, në rast se vazhdohet me ngritje të çmimeve.

“Absolutisht, protesta është shumë e madhe, sa ma të mëdhaja çmimet aq më të mëdhaja protestat po e shihni zemërimin e qytetarëve është mashtrim edhe elektoral me çmimin andaj ju lus që ta përcjellin protestën dhe për pak fillojmë mashtin deri tek objekti i qeverisë” , deklaroi Molliqaj.

8 komente në ““Albin mashtruesi”, fillon protesta në Kosovë kundër kryeministrit Kurti”

  1. Sara says:

    uau, cfarelajmi… pse nuk ndodh keshtu edhe ne Tirane me Piktorin e Madh?! Apo Benito i ka blere te gjithe a gjithcka… se cmimet jane rritur ne cdo artikull edhe ketu e paga mezi po na del te mbyllim muajin

    1. Jeta says:

      Sara, moj tyte pa asnji viaske, kupton noj gje ti apo je rehat nga trute? Albini ka rrit cmimin e energjise se ate ka shteti. Ta ka rrit piktori cmimin e energjise ty?!
      Sa per cmimin kiles se domateve shko merru vesh me komshijt e babit tat atje ne fshat por edhe me komshijt tuaj ke Astiri qe jane grosiste, dyqanxhi, tezgaxhi etj. se shteti nuk ka pune me kto cmime ne kapitalizem.
      Shteti i Enverit (te cilin shyqyr qe e shporret) kontrollonte edhe cmimin e domates, djathit, bukes…

      1. Sara says:

        Ka rritur cdo cmi tjeter qe varet nga shteti , moj jete, qe nga cmimet e “shportes” tek gazi… po nejse… ju suflaqexhinjve te Rilindjes nuk u ben pershtypje mali po doni te merreni me ‘domaten” e Cipolinon….

  2. Jeta says:

    Ka shum njerez qe ja fusin kot. Albini ka rrit cmimin e energjise se ate ka shteti. A e ka rrit piktori cmimin e energjise per familjaret ketu?!
    Sa per cmimin kiles se domateve shkoni merru vesh me komshijt e babit tuaj atje ne fshat por edhe me komshijt tuaj ke Astiri qe jane grosiste, dyqanxhi, tezgaxhi etj. se shteti nuk ka pune me kto cmime ne kapitalizem.
    Shteti i Enverit (te cilin shyqyr qe e shporret) kontrollonte edhe cmimin e domates, djathit, bukes, prasit…

  3. dardan says:

    Tani e kuptojne keta qe Albin Kurti eshte mashtrues..!
    Qe rritja e cmimeve po behet viroze si Coviti ne gjith boten kjo eshte e dukeshme por ka shpellare qe nuk e kuptojne…

  4. Diplomati i Bathores says:

    Sara eshte refugjate ne Bathore Mos ja ver re o Jeta !

  5. lori2 says:

    “Sares” i qenkan thare trute nga e keqja qe i paska mbire ne shpirt, prandaj dhe ben te pervuajturen qe nuk ka çfare te fuse ne bark. Por me celular qenkesh e pajisur, veç te tjerash.

  6. Sara says:

    nje koment nga Jeta reale -nje tufe sufllaqexhinjsh te Rilindjes sulen….
    normal qe do rriten cmimet, edhe pse pesionistet marrin te njejtin pension..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje