Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Nicolas Guillou, ia zgjati paraburgimin Hashim Thaçit përpara gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të dyshuara të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë.
Gjykatësi Guillou hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Thaçit, i cili ishte një nga udhëheqësit e kohës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.
“Gjyqtari i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziqet që z. Thaçi do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të Dhomat e Specializuara, ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë provat në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para Dhomave të Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë”, tha Guillou.
Mbrojtja e Thaçit kishte argumentuar se forca policore e Kosovës kishte garantuar “gatishmërinë e saj për të zbatuar një sërë masash shtesë për të siguruar zbatimin efektiv, mbikëqyrjen dhe zbatimin e çdo mase tjetër të urdhëruar nga gjyqtari i procedurës paraprake” për të mbajtur nën kontroll Thaçin.
Por prokuroria këmbënguli se “asnjë kusht lirimi në Kosovë nuk mund të zbusë rreziqet e veçanta në fjalë”.
Mbrojtja e Thaçit kishte sugjeruar gjithashtu që Thaçi të vendoset në një vend të tretë, të panjohur për publikun, i cili kishte thënë se do të zbatonte urdhrat e gjyqtarit.
Megjithatë, gjyqtari Guillou arriti në përfundimin se “rreziku i arratisjes; rreziqet e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme” nuk mund të shpërfillen, dhe se “asnjë kusht tjetër që mund të zbatohet nuk mund të adresojë mjaftueshëm rreziqet e paraqitura nga z. Thaçi”.
Vendimi për vazhdimin e paraburgimit për Thaçin është marrë më 14 dhjetor, por është bërë publik vetëm këtë javë.
Thaçi dhe tre të pandehur të tjerë akuzohen për një sërë krimesh lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë ndalime të paligjshme, tortura, vrasje, zhdukje me forcë dhe persekutim nga të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999.
Aktakuza pretendon se ata ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që synonte të merrte kontrollin mbi Kosovën “duke përfshirë kanosjen e paligjshme, keqtrajtimin, kryerjen e dhunës ndaj dhe largimin e atyre që konsideroheshin kundërshtarë”.
Shumica e krimeve në aktakuzë dyshohet se janë kryer në qendrat e paraburgimit të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri.
Të katër burrat janë vetëdeklaruar të pafajshëm.
Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga personel ndërkombëtar.
Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja.
Por e ashtuquajtura “Gjykatë speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.
Jo vetem fyerje per UCK-ne, por dhe skllaverim per pavaresine e Kosoves dhe Luftetaret e saj. Kosova ka detyrimin qe parlamenti saj te çfuqizoje ligjin per gjykaten speciale. Ky veprim qe po behet eshte nje krim monstruoz nderkombtar kunder lirise per ti mesuar edhe shtetet e tjera se pavaresine u a kane ne dore “bosat” e drejtesise nderkombtare qe vetem drejtesi s’ka, por skllaverim. Parlamenti Kosoves duhet te veproje, ndryshe pajtohet me ate se lufta çlirimtare dhe UCk jane organizatat terroriste ashtu si pretendonte dhe Sali Berisha dhe Ibrahim Rrugova. Ne shohim, degjojme dhe syte nga qielli e duarte nga mielli!
Ju flas ju shkerdhatave dhe tradhetarve që sot gjindeni në timonin e drejtimit politik të copës së kombit Shqiptar, që quhet KOSOVË. Arrestimi dhe dorzimi i komandantëve të UÇK-së në burgun e Hagës, është një krim-tradheti i konsumuar nga të gjithë klasa politike Kosovare. Ushtri Çlirimtare e Kosovës, ishte e perbërë nga bijt dhe bijat e popullit Shqiptar të Kosovës, që protestuan dhe luftuan per lirinë dhe çlirimin e tokës së tyre nga okupuesit kriminelo- fashistë Serb. Bijt dhe bijat heroikë të Kosovës, nuk sulmuan dhe nuk shkuan ta pushtonin Serbinë, por ju pergjigjen me luftë okupatorit Serb. Serbo-fili fanatik Dik Marti and Co, nuk mund të flinte i qetë, pa i burgosur Komandantët e UÇK-së dhe ti akuzojë per krime të imagjinuara. Dik Marti, si një shkerdhatë Serbo-file, bashkë me Argita Sali Berishen dhe Lulzim Bashen, kanë shkruar dhe mbushur rraportet e tyre, ashtu siç ju ka diktuar Dik Marti dhe UDB-ja Serbe. Simbas Dik Marti shkerdhatës, masakrave çnjerzore të ushtrisë fashiste Serbe që bënin në Kosovë, UÇK-ja, duhej vetem t’ju lutej në gjunj Serbëve që të mos vrisnin, digjnin dhe perdhunonin, dhe në asnjë mënyrë nuk duhej të merrnin armët në duar per tu mbrojtur. Pas luftes së 2-të botrore, pas luftes së Vietnamit, Laosit, Koresë, Kamboxhias dhe Irakut, kush u arrestua dhe u denua per krime lufte dhe krime njerzore, si nga ana e fituesve ashtu dhe nga ana e atyre që humbën luften…?!!! Hashim Thaçi dhe shokët e tij të luftës, që gjinden në burgun Serb të Hagës, per mue, dhe besoj që edhe per 99.99% të kombit Shqiptar, janë HERONJ TË POPULLIT, dhe do të nderohen si të tillë. Kurse ti Dik Marti, je, do kujtohesh dhe do perfundosh si një qelbësirë dhe shkerdhatë.
Per shba Kosova eshte thjesht nje placke lufte..ishte insistimi i ambasadorit amerikan qe te formohej gjykata speciale pra amerika ka planet e veta .kurre me pare ne histori nuk jane perndjekur ata qe bene lufte clirimtare mirepo kur ka gisht amerika e drejta gjithmone shkon andej..amerika nuk perndjek vetem ish komandantet e uck por perndjek te gjithe ata qe nuk I vine nga pas avazit pra sic rrezuan Ramushin rrwzuan edhe Albinin e nqs Albini nuk I degjon ata e rrezojne perseri…menduam se amerika do ti sillte lirine kosoves por jemi gabuar ..amerika e shkeputi kosoven nga Serbia per interesat e veta dhe nuk eshte aspak cudi qe nje dite te bukur shba ta gjej me Rusin dhe te kemi skenare te tjera..populli thote kurre mos thuaj kurre ..perderisa nuk jemi zoter te vetes tone te tjerwt na perdorin per interesat e tyre..dhe ne shqiptaret bertasim te ekzaltuar amerika amerika..
Nji Gjykim Ogurzi i bere nga Qarqet Fashiste ne Europe .
Haga eshte shndruar ne nji instrument Bestapo-je per Shqiptaret ,
duke injoruar te Drejten e Kombeve dhe popujve per Liri e pamvaresi .
Perse nuk ngrihen ne Protesta para Hages shqiptaret ?
Perse heshtet e pritet deri kur te Vihet Kombi ne Litare nga Kanibalet Gjyqtare Franceze ne Hage
qe e kan ne gjake cfarrosjen e Shqiptareve ?
Nqs shqiptaret nuk do mesojne te organizihen ,te financohet Rreshtimi Mbrojtes i interasave te
Kombit dhe ne cdo raste Reagohet fuqishem ,
do ta pesojme se e kemi peszúar ne Shekuj nga mosveprimi e mosreagimi jone .
Eshte koha per bashkime besa bese ,o sto o kurr
UÇK-ja, apo komandantët e saj, kush janë ata..!!! Pse i quani heronj…!! Çfarë heroizmi kanë bërë ata…!!! Asgjë. Ju komentatorët që i quani heronj UÇK-ën dhe komandantët e sajë, dukeni që nuk jeni Shqiptarë, sepse Shqiptarët e vertetë dhe patriot, i kanë heronjt e vet që do i perkujtojnë perjetë, si Hamza Kastrioti, Esat Toptani, Ahmet Zogolli, Xhafer Deva, Sali Berisha, Azem Hajdari, Argita Berisha, Lulzim Basha e shumë e shumë të tjerë të ketij lloji, të cilët dhanë jeten dhe punuan me heroizem per kombin Shqiptar. Kush ishin, apo kush janë komandantët e UÇK-së që ndodhen në burgjet e miqve të kombit Shqiptar, Serbisë dhe Francës në Hagë..? Keta të vet-graduar komandanta, pasi janë hetuar imtësisht dhe me drejtesi nga heronjt e vertetë të Shqiperisë Sali e Argita Berisha, Azem Hajdari, Lulzim Basha dhe miku i Shqiptarve, zvicerrani Dik Marti, që kanë arritur në konkluzionin, që keta komandanta, si dhe UÇK-ja, ishin një bandë e vogël terroristash dhe xhihadistash islamikë, që donin ta pushtonin Serbinë demokratike dhe popullin e urtë Serb donin ta kthenin në fenë muslimane. Pra kjo është e verteta per keta terrorista që gjinden në burgun Serb të Hagës. Heroi ynë kombëtar Sali Berisha, i quajti hapur në televizjon, si UÇK-në dhe komandantët e sajë Terrorista. At’herë unë i basoj heroit kombëtar.