U ka marrë malli për gjyqin e Enverit kundër Kadri Hazbiut? Degjoni audioinçizimin e Boiken Abazit për të denoncuar "armiqtë" e liderit suprem Kurti

28 Janar 2022, 11:48Rajoni TEMA

Nje gjyq i tipit enverist është zhvilluar në zyrat e Vetvendosjes në vitin 2018, kundër “armiqëve” të Albin Kurtit nga celula e Bojken Abazit në Tiranë. Grupi armiqesor akuzohet se është tallur me Albin Kurtin, madje e kanë quajtur dhe të çmendur.

Boiken Abazi ishte pjesë e mbledhjes me shumë tensione që ishte mbajtur në fillim të vitit 2018, mes kryesisë dhe grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo ishte një nga mbledhjet e fundit, para përçarjes së madhe të kësaj partie. Demokracia.com ka siguruar disa audio-incizime, ku zbulohen shumë gjëra rreth situatës në të cilën ndodhej partia asokohe dhe përplasjet që i kishin anëtarët me njëri-tjetrin. Pjesëmarrës mjaft i zëshëm aty ishte edhe Boiken Abazi, kryetar i qendrës së këtij subjekti politik në Shqipëri. Ky i fundit, dëgjohet duke i akuzuar disa anëtarë të LVV-së se kishin shkuar nëpër ministritë e Shqipërisë dhe e kishin paraqitur Albin Kurtin si të çmendur.

Audio-incizimet e siguruara ekskluzivisht nga Demokracia.com zbulojnë shumë rreth përplasjeve mes anëtarëve të LVV-së. Boiken Abazi në këtë mbledhje të përbashkët kishte akuzuar Dardan Molliqajn dhe Besa Shahinin, tani bashkëshorte e tij, se kishin hapur një zyrë lobimi kundër Albin Kurtit në Tiranë.

Pa akuza, Abazi nuk i kishte lënë edhe shumë anëtarë të tjerë të LVV-së. Sipas tij, Albin Kurtin po e paraqisnin nëpër ministritë e Republikës së Shqipërisë si të çmendur.

“Tre persona të ndryshëm në Tiranë, figura publike, të tre më kanë thënë se Dardani bashkë me shoqen e tij janë përpjekur për të hapur një zyrë lobimi në Tiranë dhe kanë nisur diskutimet për të hapur një zyrë lobimi në Tiranë. Njëri prej tyre është i gatshëm të dëshmojë këtu para jush. Dy persona më kanë thënë se kanë ardhur në Tiranë, edhe disa prej jush që jeni prezentë, ka shkuar në një prej ministrive në Republikën e Shqipërisë dhe e ka paraqitur Albin Kurtin gati si të çmendur dhe jo vetëm në një ministri”, dëgjohet duke thënë Boiken Abazi, raporton Demokracia.com.

Ai pretendon më tej se ka pasur edhe sulme mes anëtarëve të LVV-së. Sipas tij, Dardan Sejdiu i kishte folur me ton të lartë deputetes Fitore Pacolli dhe ajo për këtë ngjarje i ishte ankuar vetë Boiken Abazit

“Unë di nga Fitore Pacolli, që kur ka qenë duke grumbulluar nënshkrimet në Kuvend, toni i zërit me të cilin i ke folur asaj gjatë kohës sa ka qenë duke grumbulluar nënshkrimet, mund të them se nuk është toni i zërit të një kolegu dhe këtë mendoj se Fitorja duhet ta shpjegojë vetë”, thotë Abazi në audio-incizimin e siguruar nga Demokracia.com.

Këtu dëgjohet duke i ndërhyrë Dardan Sejdiu, ku i thotë se ka fakte se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Shyqyr që ka qenë Glauku 30 centimetra afër meje, Boiken”, thotë Sejdiu.

Demokracia.com të enjten gjatë ditës ka publikuar edhe dy audio-incizime të tjera nga kjo mbledhje. Në njërën dëgjohet Albulena Haxhiu duke folur për dorëheqjen e saj nga partia në shtator të vitit 2017 për çështjen e pagës.

Mbledhja i ngjan shume gjyqit të Kadri Hazbiut para Enver Hoxhes, ku servilët që merreshin me thashetheme dhe mblidhnin “fakte” për të mbrojtur udheheqësin nga armiqtë më pas shpërbleheshin.

8 komente në “U ka marrë malli për gjyqin e Enverit kundër Kadri Hazbiut? Degjoni audioinçizimin e Boiken Abazit për të denoncuar “armiqtë” e liderit suprem Kurti”

  1. Gazetari i Temes says:

    Rrofte Edi Rama qe na mban me sufllaqe

  2. Lindi says:

    Oooo….Tema mos merri me k’to gjera ,se keni punë shumë me te mençura per Shqiprin .Si ju ka fiksu Albini ne kokë.Pse nuk po shkruni se Kosova eshte 17 vende me mire per korrupsion per vitin 2021.
    Sa vende eshte permirsu Shqipria ?!

  3. Skrd says:

    Jo U KA MARRE, por JU ka marre!
    copa injorantesh qe doni te beni media

  4. Brahoo says:

    Fiksimi i Meros eshte Albini. Po plas, por nuk ka çti beje se eshte i pakorruptuar.

  5. mik says:

    Duket se Albin Kurti eshte duke e parakalu me shpejtesi statusin e Edi Rames, prandaj gazetat tona qeveritare jane ba si pulat pa kry e merren me budallalleqe te tila.
    Se cfar don me thane gazeta tema me kete audio nuk merret vesh por nje gja shihet kjarte : ose na konsiderojne femije, ose keta jane ba femije per vote. Edhe pse ne shek e 21, gazeta tema ala merret me lojen kuka m’çefti.
    Kosova asht shtet i varfer por, nuk ndihet per keq ashtu si Shqiperia.
    PS : Para disa viteve kishe qejf ta lexoje kete gazete. Si u katandis keshtu ?!!

  6. Xhufi says:

    Ua dh… Albini te gjithe Qelbesirave politika te Tiranes Kur e tha ne interviste ….Mua askush nuk me ben dot presion se une nuk jam si te tjeret,UNE NUK VJEDH.

  7. Juliano says:

    Njerëzit e albinit, janë krahu i metës dhe berishës. Njerëz që skanë asnjë lidhje me legjislacionin e kosovës dhe atë të moralit me shqipërinë. Ky derdimeni kryetar i partisë albinit në shqipëri, një zagar që ta jep përshtypjen sapo ti shohësh fytyrën dhe që fsheh dorën. Do ti thoja këtij bythlëpirësi që, kaq debil je o mjeran, sa të gënjen mëndja se mund të vijë në pushtet albini në shqipëri me votat e shqiptarëve të shqipërisë?, o rrac mut, ti s’je shqiptar, ti je mbushës topi që s’godet dot sepse jeni të lagur si ti, si ata që paguani për interesin tuaj dhe si vet nyja ajbin kurti. Mblidhuni dhe organizohuni kur të ketë protesta, sepse atëherë mercenarët e kurtit i ke nëpër tiranë si zagarë që kanë humbur gjahun.

  8. Dionis says:

    al Bin Kurti ka ngrene nje luge sup ne burgjet e Serbise dhe tani po vjell cka ngrene Eshte nje idiot qe vertet kujtoi se mund te behej lider dhe ne Shqiperi po shqiptaret e injoruan komplet se e dine qe qe zagar i Sali Berishes dhe Ilir Metes Varju bollen ketyre qelbesirave te kombit shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje