Dhjetëra shqiptarë nuk janë lejuar që të hyjnë në Kosovës nga pika doganore e Morinës në Kukës. Shkak për këtë janë bërë masat e fundit të qeverisë së Kosovës, ku për të hyrë atje duhen 3 doza të vaksinës.
Lidhur me këtë kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ku u diskutua për gjendjen me pandeminë ka thënë se masat e marra ndaj atyre që hyjnë në Kosovë nuk janë diskriminuese ndaj askujt.
Kurti ka thënë se në shtetet tjera ky vendim mund të konsiderohej si diskriminues pasi që ato vizitohen edhe nga qytetarë të Azisë e Afrikës të cilët nuk kanë mjaftueshëm vaksina, por siç thotë ai, gati se të gjithë ata që hyjnë në Kosovë janë nga Evropa e Amerika, të cilat kanë mjaftueshëm furnizim me vaksina.
“Kjo logjikë nuk vlen për neve se gati të gjithë udhëtarët që vinë në Kosovë janë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe atje siç e dimë nuk ka mungesë të vaksinave. Edhe tek ne nuk ka mungesë të vaksinave. Në stoqet tona janë gjysmë milioni vaksina. Pra nuk po diskriminohet askush me këtë në vendin tonë”, ka deklaruar ai.
I kujt etnie eshte ky bastrarde bolshevike ne kosove nuk besoje qe eshte Serbe pasi Serbet jane njeret te civilizuar ky duhet te jete ashkali rome égyptien