"Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është kundër interesave të SHBA-së"

25 Janar 2022, 13:14Rajoni TEMA

Eksperti dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori amerikan i Universitetit “Johns Hopkins SAIS” në Washington, Edward P. Joseph, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur më në detaje për disa prej çështjeve të mbuluara në Raportin e titulluar “Nga kriza në konvergjencë: një strategji për të trajtuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj”.

Joseph thotë se është interes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova të mbetet unike brenda kufijve aktual dhe jo që të bashkohet me Shqipërinë në ndonjë federatë apo konfederatë të mundshme.

Ai shton se “As “Shqipëria e Madhe”, as “Serbia e Madhe” nuk janë në interesat e ShBA-së; kjo është kundër interesave të ShBA-së”.

Përveç kësaj, Joseph ka folur edhe për punën e njohjes nga Greqia dhe thotë se njerëzit me ndikim në politikën greke presin një marrëveshje në mes të Athinës dhe Prishtinës, ku përjashtohet çfarëdo aventure për ndonjë ndarje apo bashkim të Kosovës.

Pjesë nga intervista:

Kur folët për sanksione, çfarë saktësisht deshët të thonit? Sepse, për shembull, nëse do të ketë sanksione për Kryeministrin Kurti nga ShBA-ja, ai do të duhej të jepte dorëheqje dhe kjo, me gjasë, do të shkaktonte një ngërç tjetër në procesin e dialogut.

Edward P. Joseph: Sanksionet e propozuara në raport janë të lidhura – qëllimisht dhe qartazi – me një zotim më të gjerë nga ShBA-ja për të arritur njohje të plotë ndërkombëtare për Republikën e Kosovës – jo për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë ose të ngjashme. Pse duhet që ShBA-ja të caktojë një emisar të posaçëm për njohjen e Kosovës, mes hapave të tjerë në këtë drejtim, nëse Kosova është duke punuar që ta minojë konceptin për Kosovën, të cilin ShBA-ja dhe aleatët e saj e kanë për vendin?

Çështja është që njohja e Kosovës e nënkupton Kosovën si vend unik dhe funksional brenda kufijve të vet të tanishëm – jo në federatë ose konfederatë me Shqipërinë. As “Shqipëria e Madhe”, as “Serbia e Madhe” nuk janë në interesat e ShBA-së; kjo është kundër interesave të ShBA-së.

Kjo nuk është as në interesin e Kosovës. Për shembull, njohja nga Greqia do të mund të ishte transformuese për Kosovën dhe rajonin. Por është e qartë se Athina – si Uashingtoni – nuk sheh stabilitet që del nga ndonjë “bashkim” ose ndarje e Kosovës. Siç citojmë ne në raportin tonë në “Johns Hopkins SAIS-Ëilson Center”, komentuesit grekë me ndikim presin një traktat mes Prishtinës dhe Athinës, që i përjashton aventurat e tilla.

Kërcënimi me sanksione është i rëndësishëm për të gjitha palët:

Për Prishtinën, që t’i kuptojë parimin dhe vizionin për Kosovën, të cilat e tërheqin përkrahjen e ShBA-së dhe të aleatëve.

Për Athinën dhe vendet e tjera, që nuk e njohin Kosovën, që të kuptojnë se zotimi i ShBA-së ka të bëjë me përkrahjen e sovranitetit të Kosovës – jo me përkrahjen e ëndrrave për bashkimin e popullit shqiptar.

Për Serbinë dhe për përkrahësit e saj në Rusi, Kinë dhe gjetiu, që të shohin se ShBA-ja ka një qasje strategjike, të mbështetur në bashkekzistencën demokratike dhe multietnike – pa i favorizuar ambiciet kombëtare shqiptare para ambicieve kombëtare serbe./Express

7 komente në ““Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është kundër interesave të SHBA-së””

  1. Shqiptaret jane nji Komb ,
    s’jane bashkime kombesish tufezuar nga gjithe Bota !
    Se nuk i pelqen Dikujt Kombi Shqiptare e do ta mbaje te ndare ,te pazhvilluar ekonomikishte
    e pa Nji Ushtri te Forte ne Ballkan e cila
    do vendoste Ekujlibrat e Garantonte Paqe ne Ballkan , sepse do te mbaje nen kontroll e shfrytetzoje
    per interesat e veta Shqiptaret ,
    kjo eshte Mendimi e Politika e tyre , por jo i joni .
    Nqs mendojn se na kane Pushtuar e mundet te bejne gjithcka me ne ,kjo eshte e padrejte e antiNjerezore .

  2. buli says:

    Me ne fund edhe Amerika e kuptoj qe me shqiptaret duhet te flasesh troc.

    1. Ashtu Kot says:

      Me vjen shume keq qe kjo interviste nuk kuptohet mire. Sidomos me vjen keq qe kjo interviste titullohet me “lajmin” e math qe Amerika eshte kunder bashkimit tone kombetar.
      Kete interviste e japin edhe ljamet nga Serbia, por jo me kete popmozitet qe japin lajmet tona.
      Qellimi i thenies nga ky analist i nderuar eshte per te shkundur trute e ‘politikaneve” tane. Politikanet tane vend e pa vend perdorin “Bashkimin Kombetar” si karrem per te fituar vota. Keshtu ishte Albin Kurti qe doli ne politike me kete platforme dhe pasi mori pushtetin, u terhoq. Cpiku lloj lloj teorish si ajo e dy poujve te ndare ne dy shtete apo do votoj per Bashkim po qe se do jete paqesor, etj…. Ne kete gracke ka rene edhe Rama…
      Spjegimi im se pse Kurti ndryshoi fjalorin ne kete ceshtje, me siguri lidhet me Ameriken dhe Evropen qe e kane kritikuar qe termat dhe parrullat “nacionaliste” nuk jane te mirepritura.
      Qe te mos zgjatem shume dua te theksoj se Amerika nuk eshte kunder Bashkimit tone Kombetar sepse ka interesa direkte me Shqiperine dhe Kosoven. Ky analist duhet lexuar ashtu si thote qe politikanet tane te heqin dore nga llafollogjite per keto tema kaq te rendesishme. Ata nuk duhet te bejne “politike” me Bashkimin Kombetar. Ne thelb ata qe flasin per kete teme sot ne thelb jane viktime e nacionalizmit serb. Per Ameriken eshte problem Serbia e Madhe dhe ajo ide nuk mund te luftohet duke “nxirtur” Shaqiperine e Madhe. Kurti dhe Rama nuk kane se pse te llapin larte e poshte per kete teme dhe te nderojne qendrimet(sic ben Kurti) cdo mengjes, per nje teme kaqe te rendesishme. Ata duhet te punojne per kete qellim. Inisiativat per mbledhje te perbashjketa te qeverive apo ambasada te perbashketa…etj…etj…jane rruga e hapur per Bashkimin Kombetar. Mbi te gjitha Kurti duhet te heqi dore nga plitika e tij e percarjes…etj…etj.
      Kur te jene bere keto detyra, bashkimi kombetar do mbetet vetem ceshtje verifikimi. Ai nuk mund te kerkohet si parapagim njelloj si teoria e reciprocitetit te Kurtit qe presupozonte njohje nga Serbia para se te bisedonin…
      Pra eshte gabim si tituli i artikullit por edhe interpretimi. Nuk ka pike dyshimi qe strategjia e Amerikes eshte ne nje vije me shqiptarizmen. Puna eshte me kohe dhe me sira dhe jo sic ben Kurti qe nuk respekton as kohen dhe as rradhen. Keto veprime i sherbejne politikes serbe dhe Ruse, per bashkimin e tyre kombetar…..

  3. dardan says:

    Keto jane teori te idjotit Kurti qe nuk e ka haberin fare…. Se si mund te bashkohet Kosova me Shqiperine me nje referendum kjo eshte qesharake aq me teper kur del nga goja e nje kryeministri…..
    Po sikur te thote Serbia qe do bej referendum per tu bashkuar me Kosoven cfar do behet….??
    Zgjidhja e kufive ne asnje vend nuk behet me referendum por Kurti dhe qeveria e tij eshte e pa pergjegjeshme.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      O ‘dardan’ ku ke qene ne 99 ti daku ne gjume ishe?? Pse nuk e beri ‘referendumin’ serbia ne 99 dhe mori te gjatin? prap referendum do serbia? edhe sikur ta kishte shansin te bente nje referendum nuk do te kishte asnje shans bashkimi sepse sigurisht qe shqiptaret nuk mund te bashkjetojne me kafshet sllav prandaj edhe u shkeputen..problemi I bashkimit te shqiptareve ne nje komb te vetem do te marri shume kohe dhe duhet te presim te ‘piqen kushtet’..Albini nuk ka asnje faj ai thjesht shpreh deshiren e tij dhe te electoratit qe e zgjodhi mirepo keto gjera behen duke pasur mbeshtetjen e shba gje te cilen ne nuk e kemi patur te mjaftueshme sepse shba na do per aq sa I intereson asaj kete gje duhet ta kuptojne shqiptaret mos te fluturojme ..vertet mbeshtetja nga shba I dha pavaresine dhe e beri shtet Kosoven por deri aty vec sepse po te donte shba nuk I lejonte serbet te mblidheshin ne veri te Ibrit nuk I perndiqte komandantet e uck-se por perndiqte vucicin me shoke nuk e izolonte Kosoven sic e ka izoluar dhe serbine ta bashkonte me familjen evropiane pa u pergjigjur per luftrat e viteve 90..keshtu apo jo? ka shume e shume fakte qe flasin qarte se shba na duan per aq sa u interesojme..ne nje moment ata mund te na braktisin sikurse braktisen kurdet apo afganistanin madje edhe Albinin e kercenuan me braktisje ai kopili I Trump-it keshtu apo jo??epo mos flisni kot kemi shba kemi shba…mendoj se ishim me shume fat qe sot faktori shqiptar gjendet ketu ku eshte..shanset dhe kushtet jane mese te flavorsome per nje bashkim te shqiptareve te ballkanit mirepo jane shba ato qe vendisin dhe shba po u jep nje mesazh shume zhgenjyes shqiotareve ..pra rrini keshtu sikurse jeni sepse keshtu me intereson mua thone shba pa pyetur fare nese na intereson apo nuk na intereson ne shqiptareve te jetojme te ndare ne 4 apo 5 shtete..shba nuk na shikojne dhe nuk sillen me ne si te sillen me nje shtet sovran por sillen si te jemi protektorat I tyre pra si shqiperia si Kosova ligjin e ben ambasada amerikane .Kosoves I falet te quhet protektorat I shba sepse tek e fundit ata e sollen naton apo ndihmuan uck-ne por shqiperise ama nuk I falet te binte ne keto pozita.ne na cuan ne keto pozita keta politikane kurva qe jane sharlatane te korruptuar dhe antishqiptare ne sherbim te serbo-grekeve..shba na gjeti ne kete gjendje dhe per te mos na lejuar te hidhemi nga krahu I rusit na mori nen kontroll e keshtu ne e humbem pavaresine si shtet..e humbem batiava kur I thone dhe e humbem nga nje grusht qelbanikesh ku kryesoret ishin nano berisha meta rama ruci ceka pashko basha. ..pra ky taraf qe na degradoi si komb dhe na nxorri ne shitje sa majtas djathtas.

  4. Tahipi says:

    Fuck off. Ne na inereson. Sna rruhet se ça mendoni ju. Mbase ju ineresonte ta mbanit Afganistanin nen thunder po i rrujet bythen.

    1. albini says:

      Tahip, Te lutem larg krahasimit te Afganistanit me Kosoven. Larg krahasimit te UCK me talibanet. eshte nje teme jo per ty. Ti nuk e kupton qe Afganistani sot komandohet nga ish talibanet qe kane qene te burgosur ne Guantama Bay….I vetmi krahasim mund te behet me Kurtin qe ka qene ne burgjet serbe….Kjo edhe per Zhakun qe Kurtin e mban symbol te patriutizmit. pusi eshte shume I thelle, per mendjen tone….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje