“Do të ekzekutohej me snajper”, zbulohet plani i atentatit për vrasjen e Aleksandër Vuçiç

24 Janar 2022, 12:41Rajoni TEMA

Mediat serbe kanë shkruar sërish për emrin e Radoje Zvicer, i cili po akuzohet si personi që fshihet pas atentati që do bëhej ndaj presidentit Aleksander Vuçiç.

Krimineli malazez kishte shkuar në Beograd për të ndjekur nga afër “punën”, duke kërkuar edhe mbështetjen logjistike të disa personave të tjerë me influencë në botën e krimit në rajon.

Vrasja do të kryhej në muajin shkurt, e për eliminimin e kreut të shtetit serb do të përdorej një snajper. Sipas mediave serbe, arma më pas do të çmontohej për të mos iu lënë asnjë gjurmë, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre.

Alarmi për atentatin u lëshua më 14 janar nga strukturat e Europol, që njoftuan Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ndërsa lajmi u bë publik disa ditë më pas nga ministri Aleksandër Vulin.

Ai bëri me dije dhe emrin e personit të ngarkuar me “detyrën” duke shtuar se urdhëruesi i vrasjes është presidenti malaez Milo Gjukanoviç. E gjitha për t’u hakmarrë ndaj Vuçiç që ka mbështetur sërbët e Malit të Zi.

2 komente në ““Do të ekzekutohej me snajper”, zbulohet plani i atentatit për vrasjen e Aleksandër Vuçiç”

  1. anticensurë ??? says:

    sa preciz janë këta mor të sëmës!!
    e dinë se kur do bëhej si do bëhej dhe sa pordhë do lëshonte ky tipi??
    a e kanë kapur apo bëjnë petlla me ujë si e kanë zakon??
    në fillim të viteve ’80,më duket në ’81shin,vunë dinamit në ambasadën e tyre në tiranë dhe thanë e ka vënë filani,një i arratisur shqiptar që jetonte në amerikë në atë kohë!!
    ai lali jua vërtetoi që nuk kishte lëvizur nga amerika e mbi të gjitha tha se”po të shkoj në shqipëri përfundoj në litar,nga enveri”!e këta pretendonin se kishte ardhur për të vënë dy kallëpe dinamiti në tiranë,sikur ishte e vetmja ambasadë jugosllave në tërë botën!!

  2. Eno says:

    Nëse do të ikte Vuçiç, ideologjia Soros do humbiste një investim të madh në vite (dhe në vazhdim). Ju duket mosbesuese?! Mos haroni kuptimin e termit ideologji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje