"Afganëve që u strehuan në Kosovë mund t’u refuzohet hyrja në SHBA, dyshohen për terrorizëm"

22 Janar 2022, 14:00Rajoni TEMA

Të evakuuarve afganë, të vendosur në një bazë ushtarake amerikane në Kosovë, rrezikohet t’u mohohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të lidhjeve të dyshuara me talebanët dhe grupet tjera terroriste.

Kështu kanë thënë zyrtarët amerikanë, siç zbulon The Wall Street Journal, me ç’rast përfundon duke i lënë ata potencialisht tashmë pa vendlindje, përcjell Klankosova.tv.

”Më pak se 10 afganë janë deklaruar të papërshtatshëm për hyrje, pasi zyrtarët e sigurisë gjetën informacion skualifikues rreth tyre gjatë një procesi të gjerë verifikimi, sipas një personi të njohur me këtë çështje. Rreth 90 individë të tjerë vazhdojnë të kontrollohen në bazën e Camp Bondsteel në Kosovë, sipas zyrtarëve të administratës”, thuhet mes tjerash.

Pak vende kanë rënë dakord të marrin çdo individ të ndaluar nga SHBA-ja dhe dërgimi i tyre në Afganistan, ku ata mund të dëmtohen, mund të shkelë ligjin ndërkombëtar, shkruan mediumi.

”Kjo paraqet një enigmë ligjore, humanitare dhe diplomatike për administratën Biden, pas një përpjekjeje kaotike evakuimi verën e kaluar. Mijëra u larguan nga aeroporti i Kabulit me pak ose aspak verifikim, ndërsa më shumë se 60,000 ish-përkthyes dhe aplikantë të tjerë për viza mbetën pas”.

2 komente në ““Afganëve që u strehuan në Kosovë mund t’u refuzohet hyrja në SHBA, dyshohen për terrorizëm””

  1. Kosovo rezoluta 1244 says:

    Nje pjese e madhe e tyre do ngelen . Ne kosovo ka Goran Ashkali Turq Tome Derbe Malazeze Boshnjak Shqiptare futi dhe Afganet dhe behet varri leshin krahina kosovo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje