Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në “frymën e kompromisit të nevojshëm”, që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve.
“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta kenë prioritetet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të punojnë në minimizimin e tensioneve dhe të ndjekin negociatat me fleksibilitet dhe në frymën e kompromisit të nevojshëm për të arritur një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse që do të mundësojë rrugën e tyre përkatëse evropiane”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
“Ne e vlerësojmë këndvështrimin akademik dhe të organizatave për këto çështje. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një Kosovë sovrane, të pavarur, multiektnike, siç parashihet në Kushtetutën e saj”, tha zëdhënësi i DASH-it, duke mos e komentuar këtë raport.
Një nga kontribuuesit në raportin e titulluara “Nga kriza në konvergjencë – Strategjia për të trajtuar paqëndrueshmërinë dhe burimin e saj në Ballkan”, Lulzim Peci, tha për Radion Evropa e Lirë se e sheh si mundësi reale që SHBA-ja të sanksionojë politikanët që promovojnë “bashkimin” e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në një të ardhme të afërt, nëse aktorët kryesorë politikë nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre politike, unë mendoj që ky opsion është shumë real, sepse, praktikisht, një retorikë e tillë e pengon stabilizimin e Ballkanit, por edhe arritjen e zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Peci.
Por, vendosja e sanksioneve për këtë çështje nuk duket si masë reale për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi.
“SHBA-ja nuk e ka praktikë të sanksionojë opinione. Në raste të tilla praktikohet shmangia e vizitave ose izolimi politik”, tha Maliqi për Radion Evropa e Lirë.
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj politikanëve në Ballkanin Perëndimor lidhur me dyshimet për përfshirjen e tyre në korrupsion.
Në maj të vitit 2021, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u shpall ‘persona non grata’ (person i padëshiruar) për shkak të, siç tha Uashingtoni, përfshirjes në korrupsion të gjerë.
Ndërkaq, më 5 janar 2022, SHBA-ja zgjeroi sanksionet ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, për përfshirje në korrupsion dhe minimin e stabilitetit të Bosnjës dhe rajonit.
Zëvendësndimës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka paralajmëruar se SHBA-ja do të sanksionojë edhe politikanë të tjerë në këtë rajon.
DASH-i tha se SHBA-ja është e përkushtuar për suksesin e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e këtyre shteteve në BE, përfshirë edhe Kosovën “si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara në të gjitha nivelet për suksesin e rajonit dhe Zëvendësndimës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor [Gabriel Escobar], së bashku me ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, mbeten bashkëbiseduesit kryesorë të SHBA-së për këto çështje”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
Sa me shpejt ta bejne, se do te na shpetojne nga pseudopatriotet. Na cane koken tipat Albin e Ramush, qe i vene zjarr vendit, andej e me keq ketej.
Nese do te kishte nje referendum, politikanet “patriote” do te dilnin zbuluar fare. Jo me shune se 15-20% e popullit ne te dy anet jane per bashkim. Ky eshte realitet, kabe ndikuar negativisht analistet kosovare me se shumti, pa lene pas analistet “patriote” ketej.
Sa me shpejt ta beje USA, aq me shpejt do te rehatohemi nga kjo ide absurde.
Kjo eshte ide idiote e analistave vari lesht qe kan shqiptaret andej e ketej kufirit.Amerika kurr nuk ka sanksionuar opinionet e deshirat e ndkujt,sanksionon kriminalitetin e faktet korruptive,te atyre vendeve qe prekin direkt interesat amerikane,prandaj ideatore e idhtaret e kombit kosovare, edhe kesaj radhe do kenaqen me lugen bosh,deri ne idiotesine e radhes.Sa per te te qetesuar Shaqo,aspirata per bashkim kombetar ne bote,nuk i kane vetem shqiptaret,ka shume e do kete shume,per deri sa kan egzistu e egzistojne padrejtesite,nuk ka rendesi shume se e perdorin kete Albinet,Ramushet apo Salinjte e radhes,per shqiptaret ne pergjithesi,ajo ngelet nje aspirate per bashkim te nje kombi si i yni,qe i eshte bere padrejtesi historike.
Çpo na thua Shaqo ziu.,shiko rrugen se gremisesh. 15%? Vertet komunistet shqiptare se duan bashkimin , biles jane gati ti japin edhe gjysmen veriore te Shqiperise, Serbise vetem qe ata te kendojne maje pirgut te plehut por ata sjane 85% e popullit. Per te mos thene se edhe nga e majta nje pjese kane akoma gjak shqiptari dhe e duan bashkimin. Ptu fare e qelbur.
Buzhala, larg nga berati, jeni fare e keqe, keni mbjelle vetem percarje, dhe frutet keto do te jene, “patriotet” tuaj futin hundet edhe atje ku nuk kane pune, cfare prisni ju, t’u ledhatojme? Nuk harrohet Xhafer Deva, “trimat” Kosovare te 97, 98, paramilitaret e Ramushit per te permbysur Ramen, apo edhe trimat ae sollen Zogun kunder Nolit. Do me o bukshkale? Ke dhe Albinin, histori negative, por ne kurriz te kosoves dhe pjeses me te vertete patriote.
Pse,a do filloj edhe Amerika me ndeshkue gjindjen per “agjitacjon e propogand” armiqsore siç bente dikur Dull Kumandari n kamunizem a?!
Çudi.
Keq me fol ça meno robi,keq mos me fol.
Po fole ha shtupën
Po s fole ,ha supën.
Buzhala, larg nga berati, jeni fare e keqe, keni mbjelle vetem percarje, dhe frutet keto do te jene, “patriotet” tuaj futin hundet edhe atje ku nuk kane pune, cfare prisni ju, t’u ledhatojme? Nuk harrohet Xhafer Deva, “trimat” Kosovare te 97, 98, paramilitaret e Ramushit per te permbysur Ramen, apo edhe trimat ae sollen Zogun kunder Nolit. Do me o bukshkale? Ke dhe Albinin, histori negative, por ne kurriz te kosoves dhe pjeses me te vertete patriote.
Mos propogando bashkimin kombetar Mero se SHBA te vendos sanksione. Psh nuk te lene te takosh apo te flasesh ne telefon me Edi Ramen. Vetem na spjego si mund te mbijetoje nje trup i ndare pergjysem. Kemi partnere nderkombetare te forte apo jo? Flitet se Biden do ja dorezoje pushtetin indigjeneve te Amerikes.
Ngadal kame filluar te BESOJ se Lufta qe beri Amerika kunder Serbise nuk u be per te “Ndaluar” Pastrimin Etnike te Shqipetareve nga Kosova..por per “BREKET e Monika Lewinckit”..pra per te Hequr Vemendjen nga SKANDALI i Bill Clintoni-Monika Lewinski….
Shikoj se Qeveria e Tramit..duket se kishin nje Qasje shume me te mire..se sa Qeveria e Beidenit…qe me zi e “Pritem”..
Shkurt ne Shqipetaret..duhet te Mos Flasim dhe Takojme njeri-Tjeterin dhe Flasim per BASHKIMIN KOMBETARE se na ve Sanksjone Amerika????????????Duket se ne Shqipetaret duhet te “Rishikojme Miqesite Strategjike”….
Ne se Rusia,do te ishte per Bashkimin KOMBETARE…atehere duhet me mire te “Kthejme syte” nga ajo..por duket se ajo..Nuk e Braktise “Vellain Serebe”…Pyetja per Politikanet Pordhace dhe Shkerdhata Shqipetare eshte:Po sikur Amerika te na Lere Dobicin ” ne dere”..dhe te shikoj Hallin e saj…Hallin e Shqipetareve kush do ta shikoj??????????????Shqipetaret duhet te Shikojne Hallin e tyre dhe me Forcat e tyre….Faketeqesishte dime dhe nga Eksperjenca se ku shkeli kembe Amerikani…vetem shkrete…ka mbetur…lol