Ibrahim Rugova, një misionar që mundi luftën me paqe

21 Janar 2022, 18:00Rajoni TEMA
Ibrahim Rugova, një misionar që mundi luftën me paqe

Cercë është një fshat i vogël në Komunën e Istogut në Veriperëndim të Kosovës ku u lind Ibrahim Rugova. Një muaj pasi u lind komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babanë e tij Uk Rugova dhe gjyshin Rust Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës. Kjo ndodhi më10 janar 1945.

Ai u rrit nga nëna e tij në një familje pa dy meshkujt më të rëndësishëm të saj, dhe natyrisht me një distancë të fort ndaj komunizmit dhe nacionalizmit serb.

Jeta e tij në një familje të madhe, pa gjyshin dhe babain, me xhaxhallarë që ndiheshin tani zotër të fisit, ishte e lidhur me fuqinë e një gruaje të mbetur pa burrë në moshë të re, e cila ishte nëna e tij. Ajo ka lënë gjurmë të thella në karakterin e tij të ndjeshëm, dhe në brumosjen e tij të përjetshme kundër dhunës, si e vetmja mënyrë për të përballuar një autoritet përballë të cilit ndihesh i pafuqishëm.

Për shumë vetë që nuk shpjegojnë dot fanatizmin e Ibrahim Rugovës kundër dhunës dhe vendosmërinë për paqe, ka një shpjegim që e lidh atë me nënën e tij, e cila ka qenë për të gjithçka për të mbijetuar.

“Një herë në SHBA në një darkë me Bob Doll, Rugova u çlirua në bisedë dhe i tha Senatorit. Këtu në SHBA ndjehem rehat, si tek “dajat”.[1]

Ishte pak e vështirë t’ia përktheje Senatorit legjendar pro Kosovës çfarë rëndësie kishin “dajat” e atij burri të imët e paqësor që i krahasonte me SHBA e fuqishme. Në fakt ishin e njëjta gjë. Ata i kishte parë si garanci në periudhën që rritej si fëmijë pa baba, pasi ishin vëllezërit e nënës, ndërsa SHBA-në e shihte tashmë si garanci për një vend jetim në Ballkan, që ishte përballë dhunës së Serbisë.

Ibrahim Rugova arriti të shkollohet në gjimnazin e Pejës më 1967 dhe më pas të diplomohet në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

Por formimi i tij thelbësor si akademik dhe kritik arti u bë gjatë vitit akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des “Hautes Etudes”, nën mbikëqyrjen e prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare.

Ai mori doktoratën në letërsi në Universitetin e Prishtinës më 1984.

Fillimet e tij publike janë në shtypin e kohës si redaktor në gazetën “Bota e re” të studentëve, në revistën shkencore “Dituria’ dhe më pas në Institutin Albanologjik të Prishtinës si kërkues i letërsisë ku drejtoi dhe revistën “Gjurmime albanologjike”.

Një nga shkrimet e tij të para i përket vitit të parë të studimeve si student. Më 28 Nëntor 1968, në kulmin e lëvizjes politike për më shumë të drejta kombëtare në Kosovë, Ibrahim RUgova ka botuar esenë “Pavarësia kombëtare 28 Nëntor 1912- 1968”. Eseja është një deklarim i hapur i identitetit shqiptar të Kosovës dhe lidhja e saj me pavarësinë e Shqipërisë.[2]

Kontaktet e tij me Shqipërinë gjatë komunizmit përmblidhen në disa vizita të tij si shkrimtar në vitin 1971, 1974 dhe në vitin 1980. Më pas raportet u ndërprenë për shkak të demonstratave të vitit 1981, ku Shqipëria u akuzua si nxitëse e tyre.

Pavarësisht kësaj, Rugova bëri emër si një intelektual që mbrojti vlerat e kulturës shqiptare duke hyrë në polemika dhe me pushtetin politik në Kosovë luajal me Serbinë dhe intelektualë serb. Rugova kundërshtoi heqjen e Ismail Kadaresë nga tekstet e shkollave për letërsinë shqipe nën arsyetimin se është shkrimtar nacionalist, duke kritikuar autoritet politike të Krahinës

“Lexova në shtyp për vendimin e Pleqësisë Krahinore të Arsimit për heqjen e disa njësive dhe veprave nga letërsia shqipe në programet shkollore. Vendimi dhe informata nuk dilnin në formë të argumentuar dhe si të tilla mendoj se ngjallin shqetësim në opinion. Është e natyrshme që programi shkollor të pasqyrohet me vlera të reja dhe të përparohet, por jo të cungohet duke u nisur nga teza aprioriste dhe politiciste, siç është rasti i heqjes së një vepre të mirë të Mark Krasniqit dhe i gjithë krijimtarisë së Ismail Kadaresë. Po të vepronim kështu, atëherë do hequr edhe shkrimtarë të tjerë, si bie fjala Andriqin, i cili me 1939 ka bërë një elaborat për zhdukjen e shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë, po ne e mësojmë sepse me veprën e tij e ka tejkaluar personalitetin e tij qytetar dhe politik. Për vepra të shkrimtarëve të tillë ne kemi nevojë”. [3]

Më 1988 ai u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, prej nga nisi të shfaqet si një autoritet publik në polemikat me intelektualë të Serbisë dhe angazhimin për të drejtat e shqiptarëve.

Në mars të vitit 1989, ndërsa Serbia po rrënonte gërmadhat e fundit që kishin ngelur nga autonomia e Kosovës, Ibrahim Rugova shkëlqeu jo vetëm për guximin e tij intelektual, por dhe për qartësinë se nga duhet të shkonte fati i Kosovës.

Ai është intelektuali i parë shqiptar i Kosovës, që ka artikuluar tezën e shpëtimit të Kosovës nga Serbia, duke u bërë një vend demokratik, përmes një aleance të qëndrueshme me Perëndimin dhe duke rezistuar me rrugë paqësore, për t’i mbijetuar zhdukjes së popullsisë dhe copëtimit të Kosovës.

Kjo ishte filozofia politike mbi të cilën u themelua LDK-ja, e cila u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe parti e grupe të tjera.

Në intervistat e tij në Mars 1989, për agjencinë REUTER dhe revistën gjermane ”Der Spiegel”, Rugova ka bërë të qartë se Kosova ka të ardhme vetëm si shoqëri demokratike, duke detyruar Serbinë të respektojë të drejtat themelore të shqiptarëve dhe parimet e vetëqeverisjes.

Kjo gjë nuk kaloi aq lehtë. Në Qershor të vitit 1989, kur dalldia serbe për të ringjallur mitin e Betejës së Fushë Kosovës në 600 vjetorin e saj po kthehej në një fushatë linçuese ndaj identitetit shqiptar të Kosovës, Ibrahim Rugova u vu përsëri në qendër të sulmeve. Dhe përsëri shkak ishte intervista e tij e radhës në revistën “Der Spiegel” ku theksonte se “Serbët po vijnë sërish si hakmarrës”. Në intervistën e tij Rugova hedh poshtë mitin serb të betejës së Fushë Kosovës dhe thotë se ajo është një betejë e popujve të Ballkanit, serbëve, shqiptarëve hungarezëve etj, pasi të gjithë ishin popuj të krishterë. Ai i konsideron festimet një dalldisje nacionaliste dhe shoviniste serbe dhe kërkon që shqiptarët të pranohen si qytetarë të barabartë ose do të gjenin një shteg për të dal nga kjo gjendje.

“Nëse Serbia përpiqet edhe më tutje ta shtypë identitetin tonë kombëtar, atëherë do të ketë kryengritje.

Unë vetëm mund t’i paralajmëroj serbët: edhe ata janë popull i vogël. Në të kaluarën kur një popull i vogël është përpjekur të sillet si hegjemon në Ballkan, kjo përherë ka përfunduar me tragjedinë e këtij populli.”[4]

Ndaj intervistës pati një reagim të ashpër politik. Kryesia e Komitetit Krahinor të Lidhjes Socialiste shqyrtoi intervistën e Ibrahim Rugovës në një mbledhje speciale, dhe ndaj saj u mbajt qëndrim zyrtar duke kërkuar përjashtimin e tij nga Lidhja e Sindikatave.

“Në momentin kur forcat progresive të shoqërisë, të udhëhequra nga LK (Lidhja Komuniste), e me këtë edhe Lidhja e Sindikatave të Kosovës po bëjnë përpjekje për realizimin konsekuent të konkluzioneve të KK të LK të Kosovës, KQ të LK të Serbisë dhe KQ të LK të Jugosllavisë për stabilizimin më të shpejtë të gjendjes politike dhe të sigurisë në Kosovë, Ibrahim Rugova me paraqitjet e veta në mënyrën më të vrazhdë tentoi që përmes mjeteve të huaja të informimit ta dezauvojë dhe dezinformojë opinionin ndërkombëtar, duke përhapur në këtë mënyrë të pavërteta duke sulmuar në mënyrë të vrazhdë politikën e LKJ-së dhe vëllazërim-bashkimin. Zaten rruga e tillë e Rugovës është vazhdimësi e përhapjes së urrejtjes dhe ndarjes në mesin e kombeve dhe kombësive tona, nga pozitat e nacionalizmit e separatizmit shqiptar.”[5]

Reagimi i ashpër u bë dhe në emër të Kryesisë së Lidhjes Socialiste të Kosovës. “Kryesia hodhi poshtë në mënyrë të vendosur dhe të ashpër sulmet e tilla në sistemin tonë, në politikën tonë dhe të gjitha të pavërtetat dhe rrenat e Ibrahim Rugovës. Për këtë shkak Kryesia e LS të Kosovës kërkon nga këshilli Komunal i IS të Prishtinës që Ibrahim Rugova të përjashtohet nga anëtarësia e Sindikatës dhe nga SHSHK, ndërkaq nga organet kompetente kërkon që të ndërmarrin të gjitha masat që këtij dhe të ngjashmëve t’u pamundësohet veprimi i mëtejshëm nga pozitat armiqësore”[6]

Por Ibrahim Rugova ishte tanimë i qarte se si Kosova duhet të bënte diferencën me Serbinë. Ishte demokracia!

Ai e ktheu demokracinë në doktrinë të shpëtimit të Kosovës dhe Perëndimin në aleat të saj. Besimi i tij tek rruga paqësore ishte gati si një fe që i jepte atij qetësinë e duhur. Ishte si ta fitoje betejën me asgjë, duke pritur të gabonte kundërshtari.

Miliona ballkanas dhe evropianë, po ashtu do ta kishin të pamundur të besonin se një individ i vetëm me vizionin e tij origjinal do të prodhonte një histori të re për vendin e vet, duke mundur prodhimet shekullore të miteve dhe historisë së Ballkanit. Ishte diçka e pamundur në pamje të parë dhe kishte diçka çurçilliane tek besimi e tij se shqiptarët mund t’ia dilnin edhe pse nuk kishin asnjë mjet veç shmangies së luftës.

Për 16 vite jetë politike, ai ndërroi tërësisht raportet e Kosovës me fqinjët dhe Perëndimin, çmontoi një sistem të tërë që prodhonte histori, politikë dhe vizion negativ për shqiptarët.

Kur ballkanasit e ish Jugosllavisë, rrëmbyen armët dhe nisën luftërat për pavarësi në fillim të viteve 90-të, Ibrahim Rugova arriti të izolojë Kosovën nga konflikti i përgjakshëm me një kurajë dhe vizion, i cili funksionoi.

Ky vizion i dha Kosovës aleatë perëndimorë para fillimit të luftës, u dha shqiptarëve emër të mirë para përplasjes finale, i dha shoqërisë së Kosovës shanse për solidaritet para fillimit të masakrës, dhe mbi të gjitha i dha një orientim të ri çështjes shqiptare në Ballkan, duke e reformuar atë nga një çështje e pambyllur e “Bashkimit Kombëtar”, në një çështje të formimit të shtetit të Kosovës si shtet i pavarur.

Ky vizion po ashtu shpërbëu në pak kohë mitet serbe për Kosovën, dhe çliroi energji të reja edhe në Serbi, për të kuptuar se Kosova nuk është beteja e tyre për jetë a vdekje. Ai ndryshoi edhe historinë e tyre.

Nuk jam i sigurtë nëse shqiptarët e Kosovës e pranuan, si vizion, apo si opsion, projektin e Rugovës, por u pa qartë se në fund ata e pranuan atë si fat.

Ai nuk jetoi gjatë, por pati aq kohë sa të vdiste i pajtuar me të gjithë ata që iu zemëruan gjatë jetës për rrugën e tij. Dhe iku pak kohë para se sa shqiptarët ta prekin me dorë produktin e jetës së tij politike, pavarësinë e Kosovës.

Nuk jam i sigurtë se shqiptarët zgjodhën Rugovën në fillim të viteve 90-të për t’i përfaqësuar, por jam i sigurtë se Rugova zgjodhi rrugën e duhur për t’i shpëtuar shqiptarët dhe për t’i bindur ata për rrugën që duhet të ndiqnin. Ndaj ata e pranuan atë si një simbol.

Në mes të viteve 90-të, Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri i qartë për paqen që po prodhonte. Brenda LDK-së, brenda Kosovës, por dhe në Shqipëri, duket se kishte një lloj paqartësie për fuqinë e rrugës së tij. Kishte presion për më shumë veprim, dhe ndoshta për organizime klandestine ushtarake.

Misteri dhe simpatia që ato ngjallën në kancelaritë perëndimore ishin të pashpjegueshme. Kancelaritë panë tek kjo filozofi e thjeshtë mundësitë e një shoqërie për t’u vetorganizuar dhe sinqeritetin e një lideri pacifist.

Këtë vizion nuk mund ta kishte kurrë një njeri normal, një shqiptar “me gjak” si gjithë të tjerët. Për këtë arsye them se Rugova ua imponoi si fat shqiptarëve këtë rrugë, rrugën me kosto më të lirë për të prodhuar një histori të re të tyre.

Kam frikë se askush tjetër nuk do të kishte zgjedhur atë rrugë që prodhoi fuqinë reale të shqiptarëve përmes paqes. Për të përmbysur historinë që serbët kanë prodhuar për shqiptarët në Perëndim duhen qindra katedra historie.

Opsioni i Rugovës i bëri të pavlefshme ato. Ai nuk prodhoi, por provoi se shqiptarët dinë të bëjnë një histori tjetër nga ajo që është thënë për ta.

Për të përmbysur fuqinë diplomatike të ish Jugosllavisë në botë duheshin me dhjetëra kancelari aleate. Ibrahim Rugova fitoi mbështetjen jo vetëm të miqve të kombit shqiptar, por përmbysi vizionin e miqve historikë të Serbisë për shqiptarët dhe Kosovën.

Për të mundur ushtrinë jugosllave, shqiptarët nuk do të mundin dot sikur të mobilizoheshin të gjithë si komb, por vizoni i Rugovës dhe aleancat e tij bënë që në dispozicion të kauzës së tij të vihej ushtria më e madhe e botës, NATO e cila ishte pjesë e një prej tri fjalive të Ibrahim Rugovës për 10 vitet e para të tij.

Ibrahim Rugova është i pari që ka formuluar në mënyrë të sinqerte tezën për pavarësi të Kosovës. Prej Kongresit të Berlinit shekullin e 19-të e deri në mes të viteve 70-të, ëndrra e shqiptarëve ka qenë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Opsioni i pavarësisë së Kosovës shihej realisht si hipokrizi.

Ibrahim Rugova është udhëheqësi i parë shqiptar që e ka këtë tezë të sinqertë. Ai e kishte të modeluar në vizionin e tij pavarësinë e Kosovës dhe punoi gjatë ta vizatonte atë për shqiptarët. Ka shumë histori vulgare me simbolet e tij me gurët që dhuronte dhe flamujt që qëndiste, me himnet që prodhonte dhe traditat kosovare që donte të ringjallte, por kjo vinte pikë së pari se në atelienë e tij politike, modelohej sinqerisht një Kosovë e pavarur.

Për shumë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë ky ishte një opsion politik, por jo i sinqertë. Për Ibrahim Rugovën ky ishte një opsion i sinqertë. Ai e respektonte Shqipërinë, por kurrë nuk bëri asnjë gjest që të provonte se ishte nën ndikimin e saj. Ai ishte një indipendentist natyral që reformoi platformën e shqiptareve për Bashkim Kombëtar. Ai prodhoi një histori të re për çështjen shqiptare. Ai prodhoi Kosovën e pavarur dhe rikonfigurimin e interesave shqiptare në Ballkan.

Rugova po ashtu prodhoi dhe një histori të re të lidhjeve shpirtërore të Kosovës me Perëndimin. Përkushtimi i tij ndaj vlerave kristiane të Evropës, toleranca e tij proverbiale ndaj kundërshtarëve dhe sinqeriteti i tij i pozimit para ikonës së Nënë Terezës dhe Papës, e ktheu çështjen e aleancës së Kosovës me Perëndimin, në një betejë të re të tij. Në asnjë shoqëri imponime të tilla si ajo që Rugova i bënte shoqërisë së Kosovës nuk do të kalonin pa probleme. Në asnjë shoqëri me shumicë myslimane, predikimet për konvertim në katolicizëm dhe shkuarja drejt rrënjëve kristiane të Evropës nuk do të kishte kaluar pa probleme për një lider. Për Ibrahim Rugovën këto kaluan jo vetëm pa probleme, por me një misticizëm, i cili ka çarmatosur çdo zë kundër tij. Ky dimension e bëri atë po ashtu një lider të pranueshëm edhe për qytetarët jo shqiptarë të Kosovës. Ai është lideri që e pranoi Kosova, që ai, vizatoi në mendjen e tij.

Për vite të tëra sa herë kam patur rastin ta takoj atë dhe t’i a vizatoj si gazetar, miqtë dhe armiqtë e tij, më ka injoruar përshkrimet që i kam bërë.

Nuk kam dëgjuar asnjëherë të pranoj dhe të shprehet për kundërshtarët për kritikët dhe ata që e sulmonin.

Vdekja e tij në Janar të vitit 2006, e pengoi ta prekte me dorë pavarësinë formale të Kosovës, por funerali i tij madhështor, ku morën pjesë gjithë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, SHBA dhe vendeve të tjera të rëndësishme të botës, ishte në fakt dita kur bota pranoi misionin e Ibrahim Rugovës dhe ja la njohjen e pavarësisë së Kosovës si një shall mbi shtëpinë e tij të përjetshme në Kosovë.

(Pjesë nga libri “Republika e parë”, nje histori politike e Kosoves 1989-1999, i cili del se shpejti ne qarkullim.)

[1] Bujar Bukoshi. Intervistë me autorin

[2] Aneksi. Faksimile e gazetës Bota e re 28 Nëntor 1968.

[3] Rilindja me 22 janar 1987

[4] (Botuar në “Der Spiegel”, më 26 qershor 1989)

[5] Rilindja 26 Qershor 1989

[6] Rilindja 26 Qershor 1989

21 komente në “Ibrahim Rugova, një misionar që mundi luftën me paqe”

  1. beso veten, jo te tjeret sot ! says:

    Mundi luften me paqe, ndaj s’donte ta firmoste Rambujene bashke me Saliun po shkoi nje jave, kur Kosova digjej, ai dergjej ne Beograd duke pire kafé me Millon nje jave…..Thuaji te gjitha, dreqi e mori, jo atje ku u pelqen se keni pronen tuaj gazeten! Edhe komentin mos e publiko.

    1. Arbeni says:

      E ke gabim. Kunder firmosjes se Rambujese ishin Demaqi, Saliu dhe Albin Kurti. Hashim Thaci e vonoi per rreth nje jave firmosjen, por me vone edhe ai pranoi.

    2. Gk says:

      Me çin e ke o vlla.75% e shqiptarve në Dardani nuk sakrifikuan fare.10% ishin UÇK 15% mbështetën luftën.
      Rugova perfaqson nji popull të asimiluar jugosllav…..
      Të dhanat e inteligjencë amerikane……

  2. shqip says:

    Respekt per Ibrahim Rugoven o Mero, patjeter figura qendrore e rezistences paqesore ne Kosove, qe shpresojme se klasa e sotme politike ne Kosove do ta konsolidoje Kosoven si shtet.
    Respekt edhe per ju si gazetar, qe kaq bukur e ndjere e perkujtoni ne daten e vdekjes se tije.

    1. Iliri says:

      Po te ishte per Ibrahim Rugoven Kosova sot do te ishte e qete por pa shqiptare.Mero si gjithmon ne anen „duhur“te historise

  3. Idealisti says:

    Liria nje vendi nuk ka ardhur kurr duke i lepir bythen pushtusit dhe duke pritur ne shpi pran zjarrit , por ne perjetsi ka ardhur nepermjet armeve dhe sakrifices sublime , gjithmon liria ka ardhur keshtu qe nga krijimi njerzimit , kosovaret te perulen me rrespekt tek varri Adem Jasharit qe u sakrifikua me te gjith familjen per lirin e kosoves , ti perulen deshmorve te UÇKs qe dhan jeten me arm ne dor , duke ngren dreka tek millosheviçi siç bente Rugova per 1 milion vjet nuk vinte liria , doni ti thurni lavdi shtylles turpit thurini , por ne fund peruluni tek ata qe dhan jeten per lirin , nese ndiheni shqiptar te vertet .

  4. Deffcgg says:

    Liria gjithmon qe ngakrijimi njereimit ka ardhur me arm ne dor , duke ngren dreka tek millosheviçi siç bente Rugova per 1 milion vjet nuk vinte liria , doni ti thurni lavdi azgjes dhe shtylles turpit thurini se si rugova kishte me mijra qe e prisnin lirin pran zjarrit dhe te ter kta i thurin lavdi kti stili te turpshem per te fituar lirin , kosovaret e ndershem ti perkulen me rrespekt tek varri Adem Jasharit qe sakrifikoi jeten me pushk ne dor me ter fisin e vet , kosovaret e ndershem ti perulen deshmorve te UÇKs qe dhan jeten me pushk ne dor per lirin e kosoves , pastaj thurini lavdi azgjes .

  5. Arbeni says:

    Nje pershkrim real per dr. Rugoven . Ai ishte patriot, i qete, unifikues, vizionar…
    Pergezoj z. Baze per kete shkrim.

  6. bislimi says:

    Rugova ishte një përsonalitet, i cili bëri jetën e tij të dyfishtë. Mes komunizmit jugosllav dhe ideve të tij vetjake. Ibrahim Rugova ishte antar i Lidhjes Komuniste të Kosovës, një shtojcë e Lidhjes Komuniste të Serbisë. Kjo duhet thënë qartë. Ishte, po ashtu, sekretar i organizatës bazë të Lidhjes Komuniste të Institutit Albanalogjik. Në mbledhjen e partisë ai kërkoi përjashtm=imin nga Instituti dhe nga partia të Rexhep Qosjes dhe disa të tjerëve, për frymë nacionaliste. Pas demonstratave të vitit 1981 u bë njëri nga njerëzit e besuar të regjimit, sepse u dëshmua loajal ndaj tij. I cili e emëroi edhe kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe e toleroi në vendimet e tij. Në gjyqin publik ndaj Ukshin Hotit , ky i fundit, Hoti, akuzon drejtpërdrejtë klasën politike në Kosovë dhe Rugovën si shkaktar të rrënimit dhe të burgosjes së tij.
    Rugova, ashtu si ka shkruar në median gjermane, ndoshta rastësisht përmes nj gazetareje të njohur për ndjenjat dhe qëndrimet pro serbe, për shqiptarët në Kosovë, ashtu ka shkruar për shokun Tito. Hymne politike e letrare.
    Menjëherë pas masakrës së Drenicës Rugova shpalli zgjedhjet parlamentare në pushtim dhe e përjashtoi zonën e Drenicës nga zgjedhjet,q edhe ashtu nuk kishin asnjë vlerë politike e organizative. Sapo filloi lufta ai shpalli grupin negociator, i njohur si G/15 për bisedime me shtetin serb.
    Me 23 shkurt 1998 ai pëjashtoi nga Partia të gjithë ish të burgosurit politikë që bënin pjesë në elitën e LDK-së, pasi kërkuan mbështetjen e UÇK-së.
    Në majin e vitit 1998, piku i luftës, Rugova takohet me Millosheviqin. Takimi , sipas mediave, do të bëhej pa asnjë parakusht. Qëllimi i këtij takimi është të fillojë dialogu”. Pra, as ndërprerjen e luftimeve, si kusht të domosdoshëm, nuk e begenisi Rugova.
    Rugova ka meritën e tij në paqtimi e gjendjes, por kjo e boshatisi Kosovën. Në tetë vite u larguan 720 mijë shqiptarë të Kosovës.

    Millosheviqi në takim i tha Rugovës se unë kam probleme me nacionalistët serbë, dhe Rugova e pranoi se edhe ai ka probleme me nacionalistët shqiptarë.

    Një kujtim nga Donell-i , ambasadori anglez në Beograd – ” Kalova një kohë të gjatë me Rugovën në rezitencën e tij private, në lagjen e Velanisë, duke pirë verë të zezë e duke ngrënë djathë Sharri. Unë e pyeta se cila ishte platforma e delegacionit tuaj G-15 dhe çka pritet në takimin e sotëm, që ishte takimi i parë – por dr.Rugova u përgjegj se nuk ka dyshim që negociatorët ksosovarë do të mbrojnë si duhet interesat e Kosovës dhe pastaj më shpjegoi hollë – hollë cilësinë e verës së Kosovës dhe të djathit të Sharrit”.
    Ishte maj 1998.
    I nderuar Mero, ne, në Kosovë, e dimë krejt mirë portretin politik të Rugovës. Ashtu si i dinim edhe shfaqjet poliike të zotit Berisha. Ndoshta një ditë, kur mund të hapen shumë arkiva, do të biesh në një mendje se jo çdo gjë që ndrin është flori, dhe se, koha është dëshmuese e së vërtetës.
    Të ndodhi me Berishën kjogjë, një ditë fushëpamja për Rugovën do të jetë më e gjërë, pa mohuar aspak vlerat e tij në disa fusha.

    Dhe, e fundit, nëse nuk do të kishte pasur luftë, asnjë këmbë ushtari nuk do të shkonte në Kosovë dhe asnjë avion nuk do të fluturonte mbi tanket serbe. Ata fluturuan pikërisht atëherë kur Rugovën , në vilën e tij, ruanin forcat speciale serbe dhe kur ai bënte thirrje të ndalohej sulmi i Nato-s.

    Rugova deklaroi se në rast të vazhdimit të luftës Kosova nuk i qëndron as dy ditë shtetit serb.

    1. Arbeni says:

      Komunistet ja pushkatuan Rugoves babane dhe gjyshin. Prandaj ai kurre nuk e deshi komunizmin. Libreza e tij e LKJ ishte sa per sy e faqe. Gjerat qe i thua per Qosjen fare nuk jane te verteta. Ishte pikerisht Qosja ai qe bente diferencime politike. Ne njefare menyre edhe vet Qosja e pranoi gabimin per sjelljen e tij ndaj studenteve pas demonstratave te vitit 1981. Rugova qe ai qe me krijimin e LDK e largoi ideologjine komuniste . Po ta kishte per qejfi do ta mbante sepse ne LDK kishte mjaft marksiste-leniniste qe kur e pane se Rugova s’ka gje te perbashket me ideologjine e tyre u munduan qe kalane ta marrin prej brenda. Ish te burgosurit politik nuk perbenin eliten e LDK-se. Elite ishin disa te tjere…Marksiste-leninistet nuk paten sukses sepse Rugova kishte perkrahjen e pakontestueshme te partise dhe te popullit.
      Rugoven nuk e ruajten forcat speciale serbe. Ata e rrembyen me dhune dhe e derguan ne Beograd. Deshmitare per kete e ke edhe nje gazetare te Deutsche Welle , e cila shkroi edhe liber per kete ngjarje. Per ty me mire do te ishte ta lexoje ate liber se sa te genjesh.
      Eshte per tu cuditur se si disa njerez inatcore mundohen qe Rugoven ta paraqesin si tradhetare. Kur i degjon keta atehere vetvetiu njeriu pyet vehten, si qenka e mundur qe personi me i besueshem i amerikaneve te jete nje bashkepunetore i Serbise (UDB-se). Vertete qesharake.

      1. ca po thua says:

        Edhe Sali Shpellari nuk e donte fare komunizmin, por u be sekretar partie ashtu kot per sport! Njashtu edhe Ibrimum Rugovo …
        O Arben o kokrra e budalles!

  7. bislimi says:

    Rugova ishte një përsonalitet, i cili bëri jetën e tij të dyfishtë. Mes komunizmit jugosllav dhe ideve të tij vetjake. Ibrahim Rugova ishte antar i Lidhjes Komuniste të Kosovës, një shtojcë e Lidhjes Komuniste të Serbisë. Kjo duhet thënë qartë. Ishte, po ashtu, sekretar i organizatës bazë të Lidhjes Komuniste të Institutit Albanalogjik. Në mbledhjen e partisë ai kërkoi përjashtm=imin nga Instituti dhe nga partia të Rexhep Qosjes dhe disa të tjerëve, për frymë nacionaliste. Pas demonstratave të vitit 1981 u bë njëri nga njerëzit e besuar të regjimit, sepse u dëshmua loajal ndaj tij. I cili e emëroi edhe kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe e toleroi në vendimet e tij. Në gjyqin publik ndaj Ukshin Hotit , ky i fundit, Hoti, akuzon drejtpërdrejtë klasën politike në Kosovë dhe Rugovën si shkaktar të rrënimit dhe të burgosjes së tij.
    Rugova, ashtu si ka shkruar në median gjermane, ndoshta rastësisht përmes nj gazetareje të njohur për ndjenjat dhe qëndrimet pro serbe, për shqiptarët në Kosovë, ashtu ka shkruar për shokun Tito. Hymne politike e letrare.
    Menjëherë pas masakrës së Drenicës Rugova shpalli zgjedhjet parlamentare në pushtim dhe e përjashtoi zonën e Drenicës nga zgjedhjet,q edhe ashtu nuk kishin asnjë vlerë politike e organizative. Sapo filloi lufta ai shpalli grupin negociator, i njohur si G/15 për bisedime me shtetin serb.
    Me 23 shkurt 1998 ai pëjashtoi nga Partia të gjithë ish të burgosurit politikë që bënin pjesë në elitën e LDK-së, pasi kërkuan mbështetjen e UÇK-së.
    Në majin e vitit 1998, piku i luftës, Rugova takohet me Millosheviqin. Takimi , sipas mediave, do të bëhej pa asnjë parakusht. Qëllimi i këtij takimi është të fillojë dialogu”. Pra, as ndërprerjen e luftimeve, si kusht të domosdoshëm, nuk e begenisi Rugova.
    Rugova ka meritën e tij në paqtimi e gjendjes, por kjo e boshatisi Kosovën. Në tetë vite u larguan 720 mijë shqiptarë të Kosovës.

    Millosheviqi në takim i tha Rugovës se unë kam probleme me nacionalistët serbë, dhe Rugova e pranoi se edhe ai ka probleme me nacionalistët shqiptarë.

    Një kujtim nga Donell-i , ambasadori anglez në Beograd – ” Kalova një kohë të gjatë me Rugovën në rezitencën e tij private, në lagjen e Velanisë, duke pirë verë të zezë e duke ngrënë djathë Sharri. Unë e pyeta se cila ishte platforma e delegacionit tuaj G-15 dhe çka pritet në takimin e sotëm, që ishte takimi i parë – por dr.Rugova u përgjegj se nuk ka dyshim që negociatorët ksosovarë do të mbrojnë si duhet interesat e Kosovës dhe pastaj më shpjegoi hollë – hollë cilësinë e verës së Kosovës dhe të djathit të Sharrit”.
    Ishte maj 1998.
    I nderuar Mero, ne, në Kosovë, e dimë krejt mirë portretin politik të Rugovës. Ashtu si i dinim edhe shfaqjet poliike të zotit Berisha. Ndoshta një ditë, kur mund të hapen shumë arkiva, do të biesh në një mendje se jo çdo gjë që ndrin është flori, dhe se, koha është dëshmuese e së vërtetës.
    Të ndodhi me Berishën kjogjë, një ditë fushëpamja për Rugovën do të jetë më e gjërë, pa mohuar aspak vlerat e tij në disa fusha.

    Dhe, e fundit, nëse nuk do të kishte pasur luftë, asnjë këmbë ushtari nuk do të shkonte në Kosovë dhe asnjë avion nuk do të fluturonte mbi tanket serbe. Ata fluturuan pikërisht atëherë kur Rugovën , në vilën e tij, ruanin forcat speciale serbe dhe kur ai bënte thirrje të ndalohej sulmi i Nato-s.

    E vërteta duhet thënë e gjitha…

    Rugova deklaroi se në rast të vazhdimit të luftës Kosova nuk i qëndron as dy ditë shtetit serb.

    1. Visi says:

      Ooo Bislim sikuf të kishte filluar lufta në Kosovë para luftës në Bosnjë ,atëherë Ti dhe ” Shokët” tjerë nga LPK ja bashkë me Bukoshin mendonit se duhej filluar në Vitin 1992 atëherë as Ti dhe as shokët e tu “Komandant” e mbase as shmica popullit shqiptar të Kosovës nuk do të ishin gjallë.Ishte mençuria e Rugovës që e shpëtoi popullin prej asaj gjëme që mund ti ndodhte.

      1. informacion says:

        Vis kokpatatja, mos fol se nuk di asgje!
        Derdimen …

  8. Taras Bulba says:

    Si shume e zgjate Mero ,po a nuk kishe mundesi me shkrujt se si ky Rrugove nuk firmoste ne Rambuje ,dhe ikja e tij ne Itali kur filloi lufta ,i shoqeruar nga Serbet ,kete do ishe mire me e sqaru popullit te Kosoves

  9. taso kume says:

    Ne nuk jemi politikan,por RUGOVA kishte teori oportuniste ato qe ka dashur gjithmon Europa per ne SHqiptaret ku dhe dikush e quante GANDI I BALLKANIT , per sa i perket pjedestalit ,SHqiptaret e Kosoves dine ke te vene ne krye dhe per mua pa dyshim me larte nga te gjithe eshte i ashtuquajturi GARIBALDI SHQIPTARE : ADEM JASHARI.

  10. Visi says:

    Mero Baze është njohësi më i mirë i realitetit Kosovar në Shqipëri por fatëkeqësisht lakmia për para e ka shndërruar në Milaim Zekë.

  11. Visi says:

    Ooo Bislim sikur të kishte filluar lufta në Kosovë para luftës në Bosnjë ,atëherë Ti dhe ” Shokët” tjerë nga LPK ja bashkë me Bukoshin mendonit se duhej filluar në Vitin 1992 atëherë as Ti dhe as shokët e tu “Komandant” e mbase as shmica popullit shqiptar të Kosovës nuk do të ishin gjallë.Ishte mençuria e Rugovës që e shpëtoi popullin prej asaj gjëme që mund ti ndodhte.

    1. Ishldk says:

      Lufta ne Kosove nuk mund te fillonte me 1992 ,se LDK ne programin e saje kishte kthimin e kushtetutes se 1972 dhe jo luften.LDK jo vetem ateher kur lufte perfshiu Kroacin dhe B eH,por edhe kur u perhap ne Kosove ishte kunder luftes.LDK nderpreu cdo financim nga Fondi 3% per luften e UCK.Ajo paguante hotelet dhe rrogat e FARKUT qe shetiteshin ne Tirane…Rugova jetonte si Pasha,me ville te ndertuar enkas per te,me roje polic te shtetit,me vetura te shtrejnta,me avionet e JATit dhe pasaporten jugosllave shetiste boten.Sa per amerikanet kur e njoften si duhet rugoven e lane dhe u lidhen me H.Thaqin.Vete njeri nder themeluesit e ldk jusuf buxhovi tregoj para disa ditesh se si rugova ne nje takim me kongresmen amerikan kerkoi autonomi per Kosoven dhe si e korigjoj B.Dol….qe buxhovi pastaj e quan lapsus….Rugova kerkonte Kosove te hapur per Sebine dhe Shqiperin dhe pastaj zgerdhiheshte!Kur u kethye ne Rome nga Beogradi kerkoj ndalimin menjehere te sulmeve teNATO s ndaj Sebis pa kushte.NeKoferncen qe u mbajte te nesermen ne Bruksel ku T.Bler kerkonte vazhdimin e akcionit te natos,gazetari i Coriere de la sera ,i thot Bler it pse ju bombardoni serbin kur dje Rugova kerkoj ndalimin e bombardimebe.I kapur ngusht tha se Rugova nuk eshte me aleati yne.Rugovistet festonin humbjet ne lufte te UCK dhe fitoret e ushtris serbe(d.gervalla shante dhe mallmonte UCK dhe H.Thaqin,ne Cham 1998)e kam perjetuar edhe vete.Te gjithe dosjet pas lufte i pergaditi Sherbimi lnformativ i LDK,me nje qellim baltosjen dhe kriminalizimin e luftes vecanerisht komandanteve dhe shtabit.LDK dhe organi i saje Bota Sot gjith vrasjet gjat luftes dhe para luftes,gjithe krimin dhe korupcionin ja mveshin komandanteve dhe PDK.Me nje fjale LDK edhe ateher edhe tash eshte kundra luftes dhe vlerave te saje.E vetmja e mire e Rugoves ishte se me vene dhe viski perpara me foton e papes tregonte se eshte perendimor.

  12. Kume Peza says:

    Unë e vlerësoj Rugovën si intelektual, por rruga e tij për pavarësinë e Kosovës ishte e gabuar. As që mund të mendohej pavarësia në rrugë paqësore me Serbinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje