Debate në Kuvendin e Kosovës, deputeti i kthehet ashpër Kurtit: Boll na fole për 20 vitet e shkuara

24 Janar 2022, 13:57Rajoni TEMA

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka në dorë ‘pushtetin absolut’ për të vepruar.

Ai u shpreh se Kurti nuk ka vepruar me kohë ndaj krizës së paralajmëruar energjetike, ndërsa I bën thirrje kryeministrit ta lërë siç e quan Shala “retorikën boshe për 20 vitet e shkuara”.

“Kryeministri ka pushtetin absolut, edhe rregullatorët e pavarur i ka nën menaxhimin e tij, në rregull pra, i ka kërkuar ia keni dhënë, iu ka premtuar, i keni besuar, por sot ku jemi? Askund nuk jemi me premtimet që ka dhënë, vend gjysëm i izoluar, me ekonomi të spotuar, asnjë lopatë inaugurimi nuk shihet askund në Kosovë.

Asnjë projekt i ri as i vjetër. Kryeministri na sjell retorikën mbi 20 vjecare boshe për të kaluarën. Ju duhet të jeni këtu për të ardhmen, për zhvillimet, për të menaxhuar situatën politike, pandemike, energjinë, për të ulur inflacionin e jo për të rritur. Fillo me projektet, mos i përsërit gabimet nëse ka pasur në të kaluarën. Të gjitha resurzet e këtij vendi i ke në dorë kryeministër”, tha Shala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje