Prej disa muajsh, dialogu Kosovë Serbi duket se është në ngërç, pasi palët nuk po vendosin të nisin bisedimet, dhe as datë të përcaktuar për takimin e radhës nuk ka.
Njohës të fushës në Kosovë thonë se për shkak të zgjedhjeve të prillit në Serbi, nuk do të këtë asgjë konkrete.
“Para zgjedhjeve në Serbi nuk do të ketë asnjë progres. Kjo periudhë më shumë duhet të përdorët që institucionet e Kosovës të flasin me aleatët tanë në ShBA dhe BE për t’i bindur për këtë qasje të re dhe frymë të re në kuadër të që qeveria e re insiston. Unë besoj se këto muaj nuk duhet humbur që institucionet e Kosovës të bindin partnerët tanë për nevojën e ndryshimit të dialogut.
Deri tani e shohim se ekziston një hendek mes qasjes së institucioneve të reja në Kosovë dhe aleatëve tanë ndërkombëtar, pasi ata po insistojnë që të vazhdohet rrjedhja dhe dinamika e dialogut siç ka qenë deri më tani”, shprehet Demush Shasha – drejtori i Institutit Epik.
“Serbia do të kalojë një proces zgjedhor në muajin prill dhe nuk pritet ndonjë zhvillim i menjëhershëm derisa të përfundojë procesi zgjedhor atje. Megjithatë pjesa e dytë e vitit nga muaji maj e tutje, mund të priten zhvillime të reja dhe dinamika të reja sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi…Kemi pa se kur ka procese zgjedhore në Kosovë dhe Serbi, dialogu pezullohet për një kohë.
Ndërmjetësi i jep kohë atij shteti që të përfundojë procesin zgjedhor, pastaj edhe të vazhdon me diskutimet në dialog. Kjo bëhet në mënyrë që kjo temë mos të ndikojë në rezultatet e zgjedhje, apo mos të ketë ndonjë ndikim në këto procese”, thotë Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Gazmir Raci, njohës i procesit të dialogut thotë se ekziston mundësia për një takim mes Kurtit dhe Vuçiç në Paris, madje ai shton se në Kosovë shumë shpejtë mund të vijnë për vizitë, përfaqësuesi special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar.
“Mendoj se do të kemi një qasje të re, por kemi një ngërç momentalisht në dialog, për shkak të qëndrimeve të kundërta që i kemi mes të palëve. Po ashtu e kemi problemin se Serbia tashmë ka hyrë në fazën e zgjedhjeve në gjitha niveleve dhe do të jetë problem ndonjë takim i mundshëm. Ani pse po flitet kohëve të fundit se mund të ketë një takim në Paris, por kjo nuk është e konfirmuar dhe pres që dialogu të vazhdojë pas muajit prill”, shprehet Raci.
Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi shkaktoi tensione mes dy vendeve. Që nga viti I kaluar mes dy vendeve nuk ka pasur progres në procesin e bisedimeve./Euronews
EPO RDHI KOHA QE TE IA KTHEJ BORGJIN VELLAI VOGEL TE MADHIT .
AI ME RUSIN E SOLLI NE KOSOVE E KY I ZHAGIT DHE ANULON TE GJITHA INICIATIVAT NDERKOMBETARE E KOMBETARE DHE PENGON DIALOGUN QE VUQIQ TE TREGOHET HERO NACIONALIST DHE TE FITOJI VOTA NGA ELEKTORATI SERB NE EMER TE URREJTJES SE KOSOVES DHE SHQIPATREVE.
NA SHKOJI HISTORIA ME TRADHTAR.
Shkrim shume i dobet qe justifikon veprimet dhe mosveprimet e Kurtit, per te acaruar situaten dhe sabotuar bisedimet. Ajo qe artikullshkruesi flet per nje “qasje te re”, jane demagogji e hapur e propagandes antishqiptare te Kurtit. Ato jane justifikim i trashe i bashkepunimit midis Kurtit dhe Vuciqit per te ruajtur statukuone. Ne kete konspitracion vlen te theksohet se detyra e Kurtit eshte acarimi me Perendimin. Koncepti se Kurti mund te detyroje Ameriken dhe Evropen te luajne “ndryshe” dhe sipas muzikes se tij, eshte jo vetem utopi por dhe gracke antishqiptare.
Nga ana tjeter Vuciqi, i shfrytezon keto idjotesira te Kurtit, per te bere fajtor Kurtin se eshte Kurti qe nuk do te bisedoje. Kjo “tango mortore” midis Kurtit dhe Vuciqit, i sherben Serbise qe ta shtyje kete problem ne kuader te problemeve te tjera qe Serbia ka ne Ballkan(Bosnje, Kroaci, Kosove, Mal te ZI, bile dhe Maqedhoni) per te krijuara Serbine e Madhe.
Acarimet ruse ne Ukraine jane pjese e planit ruso serb per ristrukturimin e Evropes…
Kurti as me shume dhe as me pak hiqet si patriot duke luftuar platformen perendimore te “njohjes reciproke” dhe perdite e cdo mengjes, ashtu si dhjete ne hale, shpik nga nje ide te re qe i sherben ketij qellimi. Ideja me e fundit ishte acarimi i panevojshem me Ameriken dhe Evropen per referendumin serb. Ky referendum as qe kish fare interes per Kosoven. Bile edhe per Serbine moren pjese vetem 30 perqint e popullsise. Nen parrullen e sovranitetit, Kurti thyeu demokracine perendimore, per nje gje qe eshte nje hic, ku Kosova nuk kish cte humbte nga ky referendum. Kosova jo vetem humbi reputacionin por i jep shkak Vuciqit te nxije me boje te zeze kepuce turinjte e Kurtit….
Me sa duket shqiptareve zoti u ka hequr trurin qe to marri vatane…Problemet i kane me Serbin, luften e bejne kunder Amerikes dhe Evropes! Kerkojne te ndryshojne boten, para se te ndryshojne Serbine. Kjo eshte e njejta ide qe ka pasur Kurti qe kur mori pushtetin ku kerkonte “reciprocitet” para bisedimeve. Tani thote qe “bisedimet nuk kane alternative”, por ato duhet te kene nje “qasje tjeter”. Me sa duket Kurti nuk eshte per njohje reciproke….
Ne gjuhen kalorsjake mund te thuhet se Kurti i ka hipur gomarit seprapthi dhe nje lloj si Sanco Panco, do qe me “hushten” e tij te “mbertheje boten” qe ajo te rrotullohet sipas mendjes se Kurtit….
Albini ,po ben ate qe ka ne Plan Beogradi,
Albini eshte Spiun i Beogradit o Milet, kur do ta Kuptoni, Hapni Syte, kosovaret ,nuk i besojne as Babes tyne, si ka mundesi i Besojne Albin Mashtrusit,
Zgjohuni Vllazen Kosovar.
Me te Drejte e Urreni Serbin ,dhe ket e Çfrytezon Albini