“Faleminderit për gjithçka”, Vuçiç i jep lamtumirën e fundit ish-gruas

31 Janar 2022, 18:27Rajoni TEMA

Ish-gruaja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Ksenija Vuçiç është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Mediat serbe raportojnë se varrimi i gazetares u bë sot, ku morën pjesë familjarë, miq dhe politikanë të shumtë midis tyre dhe vetë presidenti Vuçiç.

Fjalimin në varrimin e saj e mbajti Patriarku Porfirit, ku u shpreh se atë e njihte prej 20 vitesh.

“Ksenijën e njoh prej 20 vitesh. Ishim bashkë në një klinikë kardiovaskulare dhe asnjëri prej nesh nuk flisnim për gjëra kalimtare atëherë.

Folëm për kuptimin e ekzistencës, çfarë na mban në situata të tilla. Gjatë gjithë atyre dhjetë ditëve në klinikë, ajo më bëri pyetje që janë shumë më të qarta për të tani. Perëndia tani po e merr atë në krahët e tij,” tha ai.

Ndërkohë, në një postimnë rrjetet sociale, Vuçiç ka publikuar një tjetër mesazh lamtumire për ish-gruan e tij.

Vuçiq ka publikuar një video që paraqet një kolazh fotografish nga jeta familjare në të cilat ndodhen e ndjera Ksenija, fëmijët e tyre Danilo dhe Milica dhe vetë presidenti.

“Pusho në paqe dhe faleminderit përjetë për gjithçka,” shkruan ai krahas videos.

Kujtojmë, Ksenija Vuçiç ka ndërruar jetë të shtunën më 29 janar në moshën 56-vjeçare. Ksenija ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj dhe me të në atë moment ishte edhe djali i saj Danilo.

Ajo ka punuar si gazetare për mbi 30 vjet. Ksenija e filloi karrierën e saj në TV Studio B, ndërsa vitet e fundit ka drejtuar emisione në kanalet TV Pink.

5 komente në ““Faleminderit për gjithçka”, Vuçiç i jep lamtumirën e fundit ish-gruas”

  1. Matrapiku says:

    Njerez fisnik, emra plot tradit te vendit dhe te kultures se tyre mijvjecare te pa ndryshuara Orthodhokse.
    Ksenija, Dhaniil (Danjel), Milica … sa te ngjashme me ato te fisnikve Kastrioti.
    Sa te kunderta me keto te Arnautistanit te sotem.

    1. Karamanli says:

      kurse ti sido qe te rrjedhin ngjarjet prape bythqir lulishtesh do ngelesh o pederast i janulles

  2. Dardan says:

    Vucic hipokriti me lot krokodili per Ksenijen e shkrete qe i dhuroi dy femije dhe e braktisi ne vitin 2011
    per diplomaten e re qe u martua ne vitin 2013…

  3. dinjiteti says:

    More matraca,, nuk po te kuptoj ku e gjen gjith kete admirim,,ju bashkon athordoksia ne varrim rrok kari,,cdo rrace ka kulturen e vet,,dhe cifutet jane shume te perfecto me myslumo t,,po komandojne boten , hajvan mos u merr me vorret po me te gjallet,,,po dukesh qe orthodokcizmi te paska bere per vete kujdes bythen,,veré breve celiku,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje