Nga Kristaq Xharo*
Ndoshta, shprehja ‘Rusia do të pushtojë Ukrainën’ e përdorur sot në nga media, por edhe politika është e papërshtatshme dhe abuzive, sepse direkt mbivlerëson njërën dhe nuk respekton palën tjetër, edhe pse ajo lidhet me balancën e fuqisë ushtarake midis dy vendeve. Rusia zotëron kapacitete ushtarake, që në termat e fuqisë janë disa herë më të mëdha se Ukraina. Por, deri më sot, në historinë e luftërave asnjë fitore apo humbje nuk është përcaktuar vetëm me raporte forcash, por edhe me faktorë të tjerë argumentojnë Klauzevic, apo shumë më herët Sun Tzu.
Historia dëshmon shumë shembuj që tregojnë që edhe më të fuqishmit e më të mëdhenjtë edhe pse mund të kenë fituar të gjitha betejat, mund ta humbin luftën… Afganistani, Iraku, Libia, Vietnami e të tjerë në historinë më të afërt janë shembuj, që edhe më të fuqishmit, një ditë mund të kthehen aty ku u nisën apo mund të shemben edhe më keq. Kujtoni si kanë përfunduar perandoritë edhe nga ato më të lavdishmet…Roma, Bizanti, Osmanët, austro-hungarezët, britanikët e francezët…
Në traditë, ekziston ndjenja se arsyet e luftës duhet të jenë të drejta. Kjo ide daton që në kohët e lashta, por më së miri gjurmohet në shkrimet e Shën Agustinit dhe Shën Thomas Aquinas. Për Akuinin, një luftë duhet të jetë e drejtë së paku në arsyet për të shkuar atje, ku – jus ad bellum – nëse lufta zhvillohet për një kauzë të drejtë; se duhet të ketë një shans të arsyeshëm suksesi; e mira që do të arrihet duhet të jetë më e madhe se e keqja; dhe se lufta duhet të jetë mjeti i fundit.
Gjithë sa më sipër, nuk mohon faktin se Rusia mund ta sulmojë Ukrainën, qoftë edhe duke fituar të gjitha betejat frontale, por jo luftën. Ndërkohë arsyet për të mos e sulmuar, më së paku ushtarakisht, në një kohë të shpejtë ekzistojnë, jo nga dëshira, por nga faktet që ka jo në favor. Kjo nuk do ta ndalojë së përdoruri të gjitha format e tjera për ta mposhtur Ukrainën, por jo me një luftë frontale.
Së pari, për momentin, Rusia ka rreth 120 mijë trupa në kufi me Ukrainën. Forcat ukrainase përllogariten rreth 450 mijë trupa. Sipas ligjeve të luftës, Rusisë i duhen 3 herë më shumë forca që të kalojë në mësymje, pra mbi 1 milion e 500 mijë trupa, për të cilin do ti duhej kohë ti afrojë. Ndërkohë ky është dhe numri i përafërt i trupave ruse. Rusia nuk e ka komoditetin të zhvendosë të gjithë trupat nga drejtimet e tjera.
Së dyti, lufta me Ukrainën besohet në çdo rast të jetë një luftë e gjatë. Rusia mund të bëjë vetëm luftë të shpejtë ‘rrufe’, pasi ekonomia e saj nuk mund ta përballojë edhe nëse e gjitha do të kalojë në binaret e luftës. Një luftë e gjatë shumë shpejt e drejton për në greminë gjithë shtetin rus, që edhe pa këtë ndodhet në situatë të brishtë.
Së treti, asnjë shtet nuk shkon në luftë pa raportin e përfitimeve me humbjet. Bilancet në ekonomi, politikë, faktorë psikologjikë e moralë janë në disavantazh. Një opinion jo vetëm perëndimorë, por global është në disfavor të një sulmi të një shteti kundër një shteti tjetër sovran. Sot, as aleatët më të ngushtë të Rusisë nuk ‘guxojnë’ të shprehen pro një sulmi të tillë, pa menduar për pushtimin.
Së katërti, nevojitet një moral i brendshëm, që të mbështes luftën, përpara se të nisesh, përndryshe humbja fillon nga brenda. Kujtoni si kanë nisur luftërat. Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, trupat niseshin për në front të përcjella me turma me lule dhe me banda muzikore dhe sigurisht të fryrë për fitore dhe lavdi. Aktualisht, Moska nuk mund të ngrejë një moral të tillë, sepse mungon kauza, që frymëzon opinionin. Rusia nuk do ta kishte të vështirë për këtë qellim të niste atë që në gjuhën e luftës quhet Operacion Psikologjik (PSYOPS)
Së pesti, as dikur e as tani, asnjë shtet nuk shkon në luftë pa aleatë. Rusia ndodhet në pozicionin më kritik për të gjetur apo prodhuar aleatë. Në të kundërt, përballë nuk ka vetëm Ukrainën, por edhe gjithë perëndimin me të cilin ndoshta mund të përballej ushtarakisht, por jo ekonomikisht dhe politikisht.
Dhe në anën tjetër, Ukraina që, mund të sulmohet, por jo pushtohet për aq kohë sa:
Së pari, të ketë vendosmërinë për tu përballur edhe frontalisht me Rusinë. Ukraina mund të mos ketë fuqi ajrore dhe detare të krahasueshme me kundërshtarin, forca të mjaftueshme për tu mbrojtur. Në pozicion mbrojtës, ajo mund të përballet suksesshëm me çdo kundërshtar.
Së dyti, ndërsa kundërshtari ka kufizime në një territor armik, ajo ka shumë më tepër mundësi për forma të tjera lufte, për ta dëmtuar, bllokuar, lodhur e mposhtur kundërshtarin. E gjithë historia, pa përjashtim, tregon se edhe fuqitë më të mëdha, në një truall tjetër, një ditë përfundojnë të lodhur, me moral të rënë dhe duke u tërhequr andej nga janë nisur. Kështu përfunduan perandoritë e botës…
Së treti, Ukraina, ndryshe nga Rusia, ka në krah aleatë, jo vetëm shtete, por edhe opinionin botëror, thjesht, sepse mbron sovranitetin e tij. NATO edhe pse nuk do të angazhohej direkt në një luftë të mundshme, përsëri do të jetë unik si aleatë i Ukrainës.
Së katërti, morali është faktori vendimtar për fatin e luftës, që ka dëshmuar të jetë vendimtar në të gjitha luftërat, qoftë ato të hershme, por edhe të kohës sonë. Kujtoni një luftë dhe shihni fituesin e fundit. Armët, teknologjia, numri i forcave kanë vlerë të madhe, por në fund fitojnë ata që kanë kauzë dhe moral të lartë. Dhe, për mbrojtjen e vendit shtetasit besohet të jenë të gatshëm të përkushtohen.
Së pesti, të shkuarit në luftë të imponuar, është i vetëm bilanc që Ukraina mund të bëjë. Në librin e tij ‘Përse kombet shkojnë në luftë’ të John Stoessinger ndoshta mund të afrohet analogji edhe për këtë luftë të mundshme. Në çdo rast, ukrainasit fitojnë shumë më tepër se humbasin. Ata kanë përse shkojnë në luftë.
Në përfundim, Rusia nuk do ta pushtoj Ukrainën… të paktën ushtarakisht dhe në një të ardhme të afërt.. Edhe mund të nis një luftë, por me shumë pasoja, me një bilanc humbje direkt apo të ardhme. Ndoshta vet e dinë më mirë, që do të jenë humbësit e mëdhenj. Bashkimi Sovjetik e Traktati i Varshavës jetuan për aq kohë sa mbijetoi ideologjia dhe aleanca mbi të cilin u ngrit. Rusia, shumë më pak se ata, aktualisht është shtet pa ideologji, kauzë të madhe e aleatë, është shumë më pak se më parë. E ka shumë më lehtë për të dështuar… lufta dëmton më shumë Rusinë. Këtë e dinë më mirë në Moskë…ndaj më tepër ju pëlqen luajnë ‘lojë lufte’.
Kristaq Xharo : Lektor për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare në UET (Mapo.al)
ja edhe specialistet shqiptare te kafeneve……….
I kafeneve apo auditoreve, mua me duket aalize e sakte dhe e bazuar…. c’tu bej atyre analizave te anal-isteve neper studio une, qe sado qe e vras te shkreten mendje, prape se prape nuk i kuptoj…..
P.S.
Vetem im bir 4 vjec i kupton disi, e i permbledh ne nje “konkluzion”, me nje fjale te piset, qe kushedi se ku e ka degjuar e qe’ spo ia heq dot… “iiiii trappiiii…” (sidomos kus shiko mjekren e Bushatit… s’di pse….c’lidhje ma kmjekra…se mjekere ka dhe Tos Lubonja , Zheji e shume e shume Anal=iste te “medhenj”… Ndoshta i ben rime mbiemri… Eh mendje femijesh – i thone gjerat si i nddiejne, jo si ne “te rriturit”)
O Xharo, injoranca nuk ka brire… Sipas teje, amerikanet ne luften e Irakut, duhej te kishin 15 milion ushtare (!?), per te mposhtur Sadamin me 5 milion ushtare…(???!!!)
zoti na ruajt me këta tipa “Kristaq Xharo : Lektor për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare në UET “!!
një hyrje tarrallake me leksione të “artit të luftës popullore” të kohës së qepës!!
“Kështu përfunduan perandoritë e botës…”,ose”Armët, teknologjia, numri i forcave kanë vlerë të madhe, por në fund fitojnë ata që kanë kauzë dhe moral të lartë.”
tarrallak i lindur,me të vërtetë që perandoritë u shkatërruan pas 500 a 1 mijë vjetësh,por ato nuk u shkatërruan nga luftërat e popujve të pushtuar!ato u shkatërruan nga kalbja e brëndëshme dhe përplasje me perandori të tjera!!popujt me gjithë luftërat e tyre o i shfarrosën o i përdorën për vete!!
më e forta që thotë ky “lektor”leshi është krahasimi ushtarak i perëndimit me rusinë”Në të kundërt, përballë nuk ka vetëm Ukrainën, por edhe gjithë perëndimin me të cilin ndoshta mund të përballej ushtarakisht, por jo ekonomikisht dhe politikisht.”!
nuk e di ku i merr të dhënat ky karabush?o i ka të vjetra,o nuk ja ka idenë!!
vetëm një furnizim i fuqishëm me armatim perëndimor do ta bënte të pamundur një pushtim të ukrainës!!pa asnjë ndërhyrje tjetër të perëndimit!!
o hajvan mënyra e luftimit ka ndryshuar shumë pas 1990ës!!nuk është më e njëjta,nuk është më fuqia e tankeve dhe këmbësorëve!!
të paktën ky hajvan e pranoka se perëndimi qënka më i fortë ekonomikisht e politikisht!!
hajvan lektori,nëse perëndimi është “i përçarë”sot!?
nuk do të jetë nëse rusia sulmon një shtet të pavarur!për më keq kur ky shtet nuk do të jetë më “kushinetë” mes perëndimit dhe rusisë!!
ju nuk keni ndonjë gjë tjetër për të kopjuar,për të kopjuar budallallëqe??
Analize shume reale e bazuar ne llogjik dhe fakte,komplimente autorit
duhet të jesh shumë i informuar në drejtimin e artit ushtarak!!
komplimente për këtë koment shterues!!
një pyetje, a thu me të vërtetë,si e thotë ky”analisti shumë real”,se me të vërtetë rusia “mund të përballet ushtarakisht”me perëndimin??
dhe këtu flitet pëëëër NATO, ku është tërë perëndimi,kanada e australi!!
a i kupton ato që lexon??ai që i ka shkruar nuk ja ka idenë,o të atyre që shkruan o është injorant në të dhënat që janë të publikura në shtyp dhe në manualet ushtarake!!
sot,lufta nuk bëhet as si në kohën e napoleonit as si në kohën e stalinit,bile as si në kohën deri në 1990!
sot lufta bëhet në ajër,nga largësi të mëdha,me armë të një shkatërrimi të jashtëzakonshëm,përjashtuar armët atomike!sot lufta ka një precizion të jashtëzakonshëm,që do të thotë pak predha shumë dëme!!ka ikur koha që për të shkatërruar një kacolle hidheshin 1 ton bomba!!sot për të plasur një tullumbace të lëshohet një rraketë nga 500 km larg!!e rusia këtë precizion nuk e ka!
nuk ka teknollogjinë e duhur!
faktorii dytë,është përvoja në luftime,luftë reale!nuk e di a duhet quajtur fat i mirë a i keq,por nuk duhet të harrosh se ushtria amerikane ka të paktën 30 vjet që është në “stërvitje” të përditëshme falë luftrave që ka pasur!!rusia këta 30 vjet ka pasur vetëm çeçeninë dhe një diçka të vogël në siri!
mbi të gjitha,në një fillim lufte,rusia do të fillonte të humbte një sasi të tillë të arsenalit ushtarak pa pasur mundësi ta zëvëndësojë.
vëndet e NATO,perëndimi,me një konvertim ushtarak të industrisë do të prodhonin një sa si të tillë të makinerisë ushtarake të paparë!!
e vetmia përparsi që ka rusia është sasia e jashtëzakonshme e mbushjeve bërthamore!!
por nëse ata duan të bëjnë vetvrasje!?atëherë rrezikojnë botën në tërësi!!këtu mbështetet tërë bllofi i putanës narciziste!!
ky shkrim është i një njeriu që emrin lektor,pedagog,nuk e meriton në këtë drejtim!!