“Bindja Demokratike” kërkon nga votuesit, që të dalin masivisht në zgjedhjet e 6 marsit dhe të votojnë për kandidatët e opozitës.
“Bindja Demokratike mbështet kandidatët e opozitës dhe inkurajon zgjedhësit që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke vlerësuar sipas rastit individin më të mirë.
Bordi Drejtues i saj në mbledhjen e sotme vlerësoi se mosarritja e konsensusit për pasjen e një kandidati të përbashkët përballë qeverisë i dëmton shumë interesat dhe pritshmeritë e opozitës në të gjashta njësitë vendore. Por kjo është një kosto, të cilën duhet ta mbajnë më shumë ata që e shkaktuar, edhe pse ajo cënon drejpërsëdrejti interesat e zgjedhësve të tyre.
Kjo është një faturë e madhe, që përmbledh vendimin e marrë për djegien e mandateve, që u shoqërua më pas me bojkotimin e zgjedhjeve, si dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të brendshëm në Partinë Demokratike.
Në kushtet e krijuara çdo kandidaturë e re nga radhët e opozitës vetëm se do ta rëndonte edhe më tepër pozitën e saj në raport me maxhorancën dhe do të zbehte edhe më shumë shanset për fitore.
Ndaj duke i qëndruar strikt parimit të shpallur që gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, Bindja Demokratike fton qytetarët e 6 bashkive që më 6 mars të zgjedhin atë që kanë apo ndjejnë më afër tyre prej kandidatëve të opozitës”, thuhet në një deklaratë të “Bindjes Demokratike”.
Si perfundim dhe ky u reshtua prane Sales dhe Ilirit, si nje bllok graniti kunder perendimit, USA & BE.
Patozi lapanjozi do dalim ne votime per liken dhe moniken.ik pirdhu.
Po mire, o zoti Patosi, per te qene luajal, si i thone, po sikur te jete me i mire ai perfaqesuesi mazhorances, pse nuk thua ti si shqiptar qe je: votoni me te mirin. S’ka rendesi se nga eshte, eshte shqiptar ne sherbim te shqiptareve se keshtu i bie qe votoni vetem opoziten ( nuk dihet edhe kush eshte opozita) do te thote: mos votoni ate qe u sherben me mire po ate qe me duhet mua, apo jo? Po e kam gabim ma thuaj si ke thene te paren.