Prapaskenat, si do të mbrohet Ilir Meta në Kushtetuese

31 Janar 2022, 16:38Politika TEMA

Shtatë gjyqtarët kushtetues të martën do të do të marrin në duart e tyre fatin e Ilir Metës.

Para seancës gjyqësore, në dyert e gjykatës mbërritën përfaqësuesit ligjor të Presidentit të cilët kërkuan të njiheshin provat e paraqitura kundër tij. Pas më shumë se 1 ore, juristët presidencialë arritën të njiheshin me një pjesë të dokumenteve nga ku do të përgatisin mbrojtjen ligjore të Ilir Metës.

Mësohet se kjo mbrojtje do të fokusohet në tre elementë. E para është koha në të cilën po zhvillohet ky proces.

“Presidenti u investua që në datën 1 korrik që të shqyrtohej sa më parë ky gjyq para mbarimit të legjislaturës”, tha Dervishi, këshilltari për çështjet ligjore të Presidentit.

Presidenti mendon se shkarkimi i tij është votuar gjatë një legjislature që tashmë ka përfunduar dhe si rrjedhojë edhe vullneti politik në sallën e Kuvendit mund të ketë ndryshuar.

Kontestimi i dytë i Metës ka të bëjë me konfliktin e interesit e paktën një pjese të trupës. Gjyqtarja Fiona Papjorgji është atakuar nga kreu i shtetit në Kolegjin e Posaçëm të apelimit ndaj të cilës ka kërkuar edhe masë disiplinore. A2 CNN ka mësuar se ky do të jetë një nga pretendimet në sallën e gjyqit ku do të kërkohet papajtueshmëria e disa anëtarëve të Gjykatës për të cilët stafi i Metës pretendon se janë në konflikt interesi.

Argumenti i tretë i mbrojtjes është më tekniku dhe ka të bëjë me mungesën e një ligji organik për funksionim e institucionit të Presidentit të Republikës. Pa pas një ligj, nuk mund të ketë shkelje ligjore, është në thelb arsyetimi i juristëve të Presidencës.

Kjo mbrojtje ligjore do të jetë decizive për Ilir Metës pasi mbi të varet fati politik i tij, nëse do të jetë presidenti i parë i shkarkuar apo do të jetë politikani që ka korrur fitore në të gjitha betejat ligjore, që nga Gjykata e Lartë deri tek ajo Kushtetuese.  (a2cnn)

8 komente në “Prapaskenat, si do të mbrohet Ilir Meta në Kushtetuese”

  1. Sara says:

    Juriste idiote ne kuptimin e plote te fjales!
    presidenti eshte organ monokratik, jo institucion kolegjial apo ekzekutiv varesie, prandaj komptencat e tij burojne nga Kushtetuta dhe ligjet e vecanta dhe pergjegjesia e tij eshte INDIVIDUALE.
    Se dyti Gjykata Kushtetuese nuk eshte gjykate e thjeshte, d.m.th. nuk eshte pjese e gjyqesorit, keshtu qe ate “konfliktin e interesave” t’a kishin perdorur per ndonje si Xhin Xhoni e poshte nivelit te tij…
    Sa per vullnetin politik te Kuvendit, ai eshte formalizuar me VOTIM ne salle dhe brtenda mandatit te Kuvendit ashtu sic e percakton Kushtetuta arritjen dhe formalizimin e vulletit politik te legjislativit.
    Pijini lengun kesaj lloj mbrojtjeje se nuk jeni para Gjykates se Corovodes….

    1. Ladi says:

      Dhe për argumentin teknik të fundit, për ligjin organik. Edhe kur të votohet ky ligj, presidenti i radhës, kur ta shkelë, do të mbrohet duke thënë shkela një ligj, por jo kushtetutën!

  2. Haka Tekizoti says:

    Presidenti, që mos qoftë, sepse presidencën e sheh si qoftehane ku pronari i saj mund të kënaqë shijet e veta për bukë me qofte, nuk akuzohet për shkelje ligjesh që burojnë nga kushtetuta, por ka shkelur drejtpërdrejtë Kushtetutën.

  3. Durrsaku says:

    Gjykate e shtet shkerdhate nuk kane bythe me vendos ligjin ne Shqiperi.Ai jo vetem duhet shkarkuar por te futet ne burg sepse nuk ka qytet ne shqiperi qe mos kete aferet e tij.Ai koqa tjeter Ed palluqja ben demagogji.Kurse debili tjeter Lyli ngrifet si gjel.Cohu Enver vetem 24 qe ti fundosesh te gjithe faren e politikaneve si majtas e djathtas
    Te gjithe duhet te jene te barabarte para ligjit

  4. emigranti says:

    do paguaj pare dhe sdo behet asgje

  5. Pak says:

    Do kete nje pretekst qe te shtyhet deri ne korrik. Kjo eshte gjykata jone, por mos harroni: e dini kush militon ne gjykaten kushtetuese? Edhe Saliu thote: keni fakte per mue? Mijra te vdekur nga Saliu dhe miljarda te vjedhur, nuk jane fakte. Ne Shqiperi ka vetem nje ligj: MBYLL SYTE, TE TE GENJEJ UNE!

  6. Vranakonti says:

    Ilir Meta e ndjeu se mortja po i vjen verdall e do ta marin ne ate bote,krijoi akuzen per Fjona Papajorgjin,per te thene me von se ka konflikt interesi.Nqs do jene budallenj ata te gjykates kushtetuese qe mund ta hane kete kokerr ulliri te hidhur dhe jazek u qoft po e pranuan kete alibi te Metes.Meta duhet shkarkuar nje ore e me pare se turperoi jo vetem presidencen por gjithe shqiperine.

  7. Sulo Pepja says:

    O Edi Ramaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!
    Po a bëhet president i Republikës kjo fytyrë kokëlope!
    Turp për ty që e bëre President të kësaj Republike!
    Me këtë surrat që ka ky vetëm lopçar mund të bëhej!
    Faji është i joti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje