Geraldina, mbretëresha më e bukur dhe më e papërfolura në Europë, përbën një pjesë të bukur të historisë së Shqipërisë. Në monografinë e botuar “Geraldina” të Leon Mollës, Gazeta Panorama ka shkëputur një pjesë të kujtimeve të mbretëreshës shqiptare, ky përcaktim i Kadresë ka vlerën e një kredoje majft domethënëse.
Pavarësisht se jetoi pak në Shqipëri, mbretëresha Geraldinë e deshi atë si rrallkush dhe iu përkushtua shpirtërisht deri në çastet e fundit. Pikërisht për këtë arsye figura e saj është respektuar e do të respektohet nga të gjithë brezat e shqiptarëve e në të gjitha regjimet. Në numrin e sotëm kemi zgjedhur për botim mbresat e mbretëreshës në çastet dramtike të largimit nga Shqipëria, në prag të pushtimit nga Italia fashiste…
Në ajrin e ftohtë të mëngjesit thellë, një varg prej trembëdhjetë veturash me motorë të ndezur po pritnin. Në veturën Krysler që do ishte imja ndenjësja në anë të shoferit u hoq me një anë dhe u hodh në kopësht. Dysheku im u shtrua për së gjati dhe aty mbeta e shtrirë me këmbët në pjesën e përparëshme dhe kryet mbështetur në kolltukun e prapsme. Një doktor zuri vend pranë meje dhe brenda pak minutave u nismë. Nuk munda të përshëndes as Mbretin.
Fëmija ime ishte në një veturë tjetër me njërën nga motrat e Mbretit, me infermieren dhe zonjën që qe pranë meje kur u lind princi. Teneqe me benzinë u ngarkuan në veturat, sepse asnjëri nuk e dinte sa i gjatë do të ishte udhëtimi ynë deri në kufirin e Greqisë dhe në se do të mund të gjenim benzinë nga do të kalonim. Shërbyeset e mia dhe zonjat përcjellëse kishin mbledhur bashkë atë që mundën të marrën dhe shpejt mësuam se rrëmbimi i ikjes na kish bërë të harrojmë shumë gjëra të çmueshme. Kishim lënë shumë thesare të vjetra e kujtime të dashura si dhe tërë pjatat dhe lugët e florinjta të Pallatit.
Disa kohë më parë im shoq kishte pasë shitur lëndën e pyllit tij privat një shoqërie italiane dhe kish marrë kundër vleftën në napolona ari. Këto napolona ishin mbyllur në dy valiza të thjeshta bojë qielli, por unë nuk dija asgjë në këtë kohë rreth këtyre napolonave megjithëse këto qenë mjeti i vetëm i jetesës sonë gjatë atyre viteve të mërgimit. Disa herë rruga dukesh se ndalte përnjëherësh dhe kaluam nëpër tokë të ashpër të parrahur më parë. Qe një udhëtim i tmerrshëm dhe sot kur më kujtohet më zë tmerri. Lindja e fëmijës time kish qenë e ngadalshme dhe shumë e vështirë dhe unë jesh akoma në një gjendje gjysmë të ndërgjegjëshme dhe nën efektin e mjekimeve. Dhe me gjithë këtë edhe sot më kujtohen kthesat e ngushta shumë dhe brinjët e pjerrëta që binin në përrenjtë e zhveshur e të thatë. Kur po largoheshim gjithnjë larg Tiranës të mbytur me kaosin e gjendjes së krijuar, më goditi syrin fakti i qetësisë që mbretëronte nëpër tërë fshatrat dhe qytetet që kaluam.
Shumë nga ata nuk kishin radio dhe mjete të tjera që të mësonin se liria e tyre kish humbur. Rreth mesit të ditës qëndruam për një drekë të vogël në Korçë. Një nga oficerët e grupit tonë mundi t’i telefonojë Mbretit në Pallat. Të gjithë ende shpresonim se do të na kishte thënë të qëndrojmë këtu ose ndofta të ktheheshim prapë në Tiranë, kurse Mbreti na porositte që të shkonim sa më shpejt të ishte e mundur në kufirin e Greqisë. Im vëlla Gyula, katërmbëdhjetë vjeç, ishte duke studiuar në liceun Freng të Korçës. Një nga njerëzit tanë vajti ta kërkojë ku qe, nga një vend në tjetrin, deri sa e gjeti në një klasë së bashku me nxënës të tjerë në orën e arithmetikës.
Pa i thënë asnjë fjalë mësuesit mori Gyuala-n për dore ashtu si qe me librat ndënë sqetull dhe fluturoi tek ne. I mjeri Gyula im. Më vonë shkoi në Francë që të bashkohesh me mëmën time dhe, megjithëse vuante nga diabeti, u bashkua me fuqitë e rezistencës frënge gjatë luftës. Po përvojat dhe vuajtjet që pati gjatë luftës e keqësuan shumë shëndetin e tij deri sa disa vite më parë në Merano të Italisë dha shpirt. Po sa tmerre dhe dëshpërime të tjera na prisnin më tutje. Në këtë kohë kishim vetëm një qëllim që të mundemi të arrjmë kufirin Grek. Më së fundi, pas një udhëtimi të vështirë për më shumë se katërmbëdhjetë orësh, mundëm të arrijmë në afërsi të kufirit Grek.
JASHTË RREZIKUT PËR PAK KOHË
Veturat tona qenë skuqur nga balta e madhe dhe fytyrat e njerëzve tanë plot pluhur dhe të këputura nga lodhja. Kjo pjesë e veçantë e kufirit nuk ish në përdorim dhe vetëm një ushtar grek qëndronte për roje. Më kujtohet se jeshë zgjuar dhe e pashë kur më vështroi me çudi nëpërmjet dritares së veturës. Vargu i gjatë i makinave të mbytura në baltë me udhtarë dhe oficerë ngarkuar me shpata e mitraloza e trembte shumë. Leshrat e tij të shkurtra ju ngrenë përpjetë, një gjë e kam dëgjuar të përshkruhet, por asnjëherë nuk e kam parë qysh ahere ose më parë kësaj kohe.
Kapela i ra për tokë dhe duke u munduar ta marrë prapë, i shpëtoi dhe pushka nga dora. Pastaj nga turpi dhe nga tronditja iku e u fsheh në pyll. Një nga ushtarët tonë ngriti trarin që qëndronte në hyrje të kufirit dhe më së fundi u futëm në tokën greke. Përçuam për gati nja gjysëm ore tjetër deri sa erdhëm në kontakt me fuqitë Greke të policisë të motorizuara që na drejtuan për në Follorinë. Qyteti ishte një qytet i varfër pa hotele të
kënaqshëm, por më së fundi jeshëm jashtë rrezikut. Një nga shtëpitë e gurta ishte bosh, kështu që vajzët dhe zonjat që më shoqëronin e fshinë dhe e pastruan krejtësisht brenda një kohë të shkurtër dhe më muarën mua me gjithë dyshekun tim e më shpunë brenda. Kisha vuajtur nga një hemoragji (humbje gjaku) e keqe shumë dhe e ndjeja veten kaq të sëmurë sa që s’më bënte më asnjë përshtypje në se vdisja ose jetoja.
Dikush më luti të vija diçka në gojë që të merrja pakëz fuqi, por i vetmi ushqim që gjetëm ishte ca djathë që binte erë jo të këndëshme, bërë nga qumështi i dhisë dhe vezë të ziera shumë të ngjyera me bojra të ndryshme për shkak të Pashkës. Ditën e nesërme, Ditën e të Premtes së Zezë, Mbreti Gjergj i Greqisë mori vesh për qëndrimin tonë këtu dhe dërgoi dy doktorë me një tren të veçantë në Follorinë që të më mjekonin dhe të më shpien në Athinë. Ngula këmbë të mos shkoj. E njeja se vendi im ishte të qëndroja sa më afër tim shoqi dhe se do të ishte punë më e urtë të pritnim aty afër kufirit për të parë se çdo të ndodhte në vendin tonë. Mbreti Zog mbeti në Tiranë gjatë 6 e 7 Prillit, duke u përpjekur të organizojë qëndresë kundër pushtuesit.
Dëshironte që të bënte një luftë guerriljesh kundër sulmonjësit, të paktën deri në plasjen e luftës së dytë e cila dukesh se do të shpërthente së shpejti. Ai kish bërë plane që të organizonte një grup të vogël qëndrese me lëftëtarë në Veri afër kufirit të Jugosllavisë. Pasonjësit e tij tashmë ishin më të fortë në këto anë ku kish lindur Ai vetë. Porse qeveria Jugosllave mori vesh rreth këtij plani dhe i dha një notë Qeverisë Shqiptare duke e njoftuar se, në rast se luftimet bëhen në një zonë jo më larg se 15 km. nga kufiri i tyre, ata do të marshonin mbi Shqipërinë për “të shpëtuar paqen në Ballkan”.
Për shumë shokë Jugosllavia kish lakmuar pjesë të tokës shqiptare të kufisë dhe im shoq kuptoi se kërcënimet Jugosllave ishin të sakta dhe Shqipëria nuk ish në gjëndje t’u bëjë ballë dy fuqive sulmonjëse. Në 8 të prillit Mbreti u ndal në Pogradec afër kufirit Grek. Ai po udhëtonte në një karvan automjetesh së bashku me tërë qeverinë shqiptare dhe shumicën e deputetëve gati pothuaj 1 500 vetë. Këtu për herë të fundit im shoq u mundua të organizojë një qëndresë të fundit.
Po vetë shokët e tij e këshilluan që të largohej dhe të vazhdojë luftën për lirinë e vendit jashtë kufinjve të Shqipërisë. “E pranova këtë këshillë me zemër të thyer” më tha Mbreti disa kohë më vonë, sepse mu duk se po të largoheshe kështu nuk do ta shihja më i gjallë vendin tim përsëri”. Me gjithë këtë qeveria e bindi. Ata e shkoqitën qëndrimin e tyre duke thënë se pas luftës së ardhëshme Shqipëria do të ishte në rrezik për t’u bërë copa-copa dhe meqënëse Mbreti ishte kryetari i Shtetit, ai vetëm mundesh të fliste në emër të gjithë popullit.
NË LARGIM PËRSËRI
Me tërë këto arsyetime Mbreti mbeti me dy mendje dhe nuk kish vendosur se ç’vijë të ndiqte. Në këtë kohë mori vesh se kufiri grek do të mbetesh i hapur deri në mesnatë për të pritur aty dhe shokët e Tij si refugjatë politikë. Pas kësaj ore do të mbyllesh përgjithnjë për cilindo. Ky urdhër i fundit e bëri të marrë vendimin të lërë vendin. Kaloi kufirin 10 minuta para mesnatës dhe mundi të më takojë në orën gjashtë të mëngjesit të ardhshëm. Në këtë kohë treni dërguar nga Mbreti Gjergj gjendej ende në Follorinë dhe kështu vendosëm që të pranojmë të udhëtojmë me këtë tren por jo për Athinë po për në Selanik. Pak kohë pasi u nismë së këndejmi treni u ndalua dhe gati nja 500 ushtarë dhe oficerë grekë hypën në tren.
Komandanti i tyre na njoftoi se kishte marrë urdhër nga lart që të çarmatoste tërë shqiptarët që mbanin armë. Mbreti Zog dhe familja e Tij do të mbylleshin në Volos; anëtarët e qeverisë dhe të tjerë oficerë do të burgoseshin në Kozan dhe mbetja tjetër e oficerëve dhe ushtarëve do të mbylleshin në një ishull grek. Mbreti Zog e hodhi poshtë këtë ultimatum. Ai i dërgoi një telegram qeverisë helenike në të cilin thuhesh: “Ne nuk jemi robër lufte por miq e fqinjë që kemi nevojë për mikpritjen e Greqisë. Në se Greqia do ta dëshirojë jemi gati të largohemi sa më parë nga toka Greke por kurrë nuk do ta pranojmë të ndahemi nga shoshoqi dhe asnjë nga armët tona nuk do t’u dorëzohet”. Ndërsa po pritnim përgjigjen e telegramit ndenjëm në tren dhe ushtarët grekë na kishin rrethuar në çdo anë.
Brenda një ore Kryeministri i Shqipërisë u thirr në telefon në zyrën kryesore telefonike mbasi vetë Mataksai, kryeministri i vendit, po në fakt diktatori i vërtetë i tij , dëshironte t’i flasë personalisht. “I paraqitni nderimet e mia Mbretit” tha. “Vendosëm që të gjithë Ju do të qëndroni në Larisë disa milja larg nga vendi ku gjendeni tani”. U kënaqëm shumë kur dëgjuam këtë lajm po vetëm shumë kohë më vonë munda të zbuloj se cila qe arsyeja që e detyroi qeverinë Greke të ndërrojë mendimin e parë dhe kjo rrodhi jo vetëm për shkak të marrdhënieve të mira midis të dy vendeve, porse më shumë për shkak të këshillave të mjekëve Grekë që më vizituan. Njëri nga ata ishte mjeku personal i Mbretit Gjergj dhe ai i tha Mbretit të tij se në qoftë se nuk do të mjekohesh në qetësi patjetër do të vdisja. Dhe atëherë vdekja ime do ju barrosë Grekëve dhe jo fashistëve Italianë.
Një hotel i ri kishte qenë ngritur në Larisa po nuk ish hapur ende. U hap vetëm për të pritur ne së pari si myshterinjtë e parë. Qëndruam këtu deri në 1 të Majit dhe paguam për të gjithë hem në këtë hotel, hem në hotelet e tjera më të vegjël të qytetit, sepse ishim shumë e nuk na nxinte hoteli të gjithëve. Ne paguam faturën nga napolonat që kishim në të dy valicat bojë qielli. Përveç të hollave të Mbretit edhe qeveria kishte marrë të holla floriri nga thesari i shtetit dhe këto fonde ajo i përdori për të paguar tërë oficerët dhe njerëzit e tjerë në shërbimin e saj deri në kohën kur fondet u shterën. Në këtë kohë shumica e shqiptarëve që kishin ardhur me ne kishin shkuar në vende të tjera dhe kishin marrë punë të ndryshme.
Gjatë qëndrimit tonë në Larisa disa ngjarje shqetësonjëse na bënë të kthjellët se duhesh të iknim për së shpejti. Një ngjarje e tillë ndodhi kur dy nga oficerët tonë vajtën në Selanik për të parë Konsullin e Shqipërisë. Këta oficerë u çuditnë kur panë se flamuri i fashizmit i kish zënë vendin flamurit kuq e zi të Shqipërisë dhe kur panë Konsullin nxuarën revolet t’i bien në kokë. Policët grekë duke dëgjuar britmat e tij, shkuan në ndihmë të Konsullit po që të dy u vranë nga oficerët dhe konsulli vetë u vra. Pas kësaj ngjarjeje dhe një tjetre të tillë, im shoq dha urdhër që t’i dorëzohen atij armët e zjarrit. Kësisoj nderi i oficerëve nuk prekej dhe mikpritja greke nderohej. Në këtë kohë Ministri i Shqipërisë në Turqi z. Xhaxhuli kish marrë pëlqimin e qeverisë Turke që na porositte të kalonim sa më parë në këtë vend dhe vendosmë që të vemi.
GJITHNJË NË LARGIM
U prekëm shumë nga kjo oferta zemërgjerë e Turqve dhe sapo munda të mbahem në këmbët e mija dhe të hypim vetë në trenin që na kish lënë në dispozicion qeveria Greke, vendosmë të nisemi për Turqi. Të gjithë e dinim që në atë vit të 1939 sulmi i Italisë kundër Greqisë ishte shumë i afërt. Udhëtimi ynë për Turqi është një udhëtim që do ta kujtoj për tërë jetën time sa të jem gjallë. Turma populli u derdhën në tërë stacionet e vogla të trenit ku qëndronim që të përshëndesnin Mbretin Zog duke i britur urimet dhe bekimet e tyre. Arrimë në Stamboll në orën tre të mëngjesit në 3 Maj.
Guvernatori i qytetit së bashku me z. Xhaxhuli dhe zonjën e tij na pritën në mënyrën më të përzemërt që mund të bëhej. U strehuam në hotelin Pera Palace dhe turqit u suallnë kaq mirë sa që disa herë nuk dinim si t’i falenderonim. Ata ngulnë këmbë dhe nuk e njohnë zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë dhe ndërsa dilnim nga hoteli ishin urdhëruar tërë shtetasit që të na linin rrugën të lirë kujtdo nga ne. Ditët tona këtu kaluan në vizita shtetërore, në vizita pallatesh, xhamish dhe muzeumesh të ndryshëm dhe ngado që kaluam plaka dilnin prej turmës dhe i lëshoheshin Mbretit për t’i puthur duart dhe për shpëtimin dhe shëndetin tonë.
Gjatë qëndrimit tonë u takova me Presidentin Ismet Inonu, një burrë shumë simpatik dhe mikpritës. Patëm çaste së bashku në shumë raste dhe më vonë ndërsa im shoq bisedonte me të rreth të ardhmes së vendeve tanë, unë dhe Zonja e Presidentit merreshim me punët tona shtëpiake. Mundeshim të qëndronim përherë këtu dhe në vetvete kjo do të kishte qenë shumë mirë në shumë pikpamje, porse Mbreti ishte takuar me të dërguar të ndryshëm nga Parisi, Londra dhe Washingtoni që e nxitnin të vente në njërën nga këto kryeqytete. Ishte e kthjellët për të gjithë ne që jeshëm kaq afër ngjarjeve të Evropës se lufta do të kërcitte për së shpejti midis fuqive të boshtit nga njëra anë dhe Francës e Anglisë nga ana tjetër. Ishte e kuptueshme se mund të bënim më shumë punë në Paris ose në Londër se sa këtu dhe kësisoj Mbreti vendosi të nisemi në 30 të qershorit. (Panorama)
Ti ngresh permendore nje njeriu qe te vetmen gje ka bere per Shqiperine eshte vjedhja e floririt, kete zullum vetem Erion Fiku mund ta beje.
Natyrisht me bekimin e kryeministrit legen.
Ate pjesen e pare te komentit e ke shume drejt, por me K.Ministrin cfare pate?
Harrove Floririn e Krrabes.
Shqipnija pushtohej,asaj femnes s Zogut i vinte keq per lug e pirunj.
Tamam.
Fshati digjet.kurva krifet.
Po kurvari?
Kurvari e ka menijen me vjedh florinjt.
Sa turp.
Nderohet trathtari,respektohet kurva,shperblehet hajni,perkujtohet mashtruesi…
Çar lesh kombi jemi.prandaj jemi bo turp i dynjos.
Shqiptari koqe kanari ka thon Tim Bolevari.
Po dihet qe per florinjte do mendonte, per kete mendojne te gjithe keta klasa e larte. Mire bene qe ia bene ate shtatoren, pasi ka pjese ne historine tone. Madje le te bejne statuja, buste e monumente per te gjitha figurat historike edhe ato te ligat sepse tregon historine mire apo keq. Do ishte mire te kujtoheshin per Donika Arianit Kasteriotin qe ka bere edhe me teper ne periudhe me te veshtire dhe sot nuk kujtohen as te vene ti vizitojne varrin ne Spanje. Mire Skenderbeut qe nuk i dihen ku i ka eshtrat, por do te ishte mire sikur t’ia sillin eshtrat mbreteseshes tone te pare dhe te nderohej edhe si bije shqiptare.
Ato luget dhe florinjte I ka Like floriri ne shtepi.
Si perfundim po perpiqej te organizonte qendresen, apo i hoqi shulat qe te mos kishte shume gjakderdhje se e dinte qe forcat shqiptare nuk do fitonin dot ndaj Italise? Se linja “zyrtare” e legalisteve eshte qe mbreti duke e pare qe forcat shqiptare nuk do ta perballonin dot pushtimin, mbreti dha urdher qe te mos behej qendrese, prandaj ishin te paorganizuar. Sido qe ta vertisni, mbreti iku me bisht ne shale si hajdutet naten. Lexoni historine se si sillen mbreterit e vertete, edhe kur e dine se do humbasin apo do vriten. Kapiteni mbytet me anijen, nuk iken i pari.
E nise mire por ne fund e dhjeve. Historine e mbreterve te vertet 1 Mbreteresha e Hollandes ja mbathi 2 e Belgjikes 3. Danimarkes 4 Suedis 5 Norvegjis 6 e Anglis beri gati Valicet por musteqa nderroj mendje.
Homer-Ti e nise dhe e bitise duke e dhjere nga fillimi ne fund.
Se pari, ne asnje vend qe permend ti, mbreterit e tyre nuk ja mbathen para se te fillonte lufta dhe ushtrite e tyre te shpartalloheshin nga ushtrite naziste. Me perjashtim te ketij maskarait tone, te gjithe mbreterit, pa perjashtim, qendruan ne vendet e tyre derisa ushtrite e tyre u munden dhe kapitulluan para forcave naziste.
Se dyti, mire ato vende qe u pushtuan nga gjermania dhe monarket e tyre kishin nje aresye per tu larguar, po perse te largohet edhe mbreti i Suedise nga vendi i tij? Suedia nuk u pushtua prej ushtrive gjermane, apo i fute te tera mbreterit ne nje kallep dhe pak interes kishe qe te lexoje ca me teper nga Wikipedia?
Ajo qe me habit me disa medioker si puna jote, eshte se flisni me aq kompetence per gjera qe kurre nuk i keni degjuar ne jeten tuaj, mjafton qe te sillni argumente qe te provoni teorite tuaja, pa u interesuar nese keto argumente jane te verteta apo jo.
Shume sakte e keni shkruar ne pjesen e fundit te komentit tuaj.
Mu kujtua nje bisede qe kam bere me nje britanik, vite me pare, kur me tregoi per nenen Mbretereshe te Britanise.
Gjate luftes se dyte Boterore, kur u duk qarte se Hitleri po pregatitej qe te pushtonte Britanine, qeveria , beri nje plan per ta larguar familjen mbreterore nga ishulli dhe ta dergonte ne kontinentin Amerikan, ose ne ishujt e Karaibeve.
Nena mbretereshe refuzoi ne menyre kategorike largimin e saj apo te familjes mbreterore duke u shprehur:
“Nese zoti i ka percaktuar fatin e zhdukjes popullit britanik, atehere bashke me te le te zhduket edhe familja ime”.
Kjo grua ishte nga njerezit me te nderuar te familjes mbreterore Britanike deri sa vdiq dhe u percoll me nderime te jashtezakonshme prej popullit te saj.
I ashtuquajturi “mret i shqiptareve”, ne vend qe te merrte armet dhe te organizonte rezistencen kundra pushtuesit, mori kembet ne krahe dhe ja mbathi duke vjedhur aq sa mundi nga floriri i shtetit shqiptar. Kete nuk e bene as mbreterit e Greqise apo te Jugosllavise qe organizuan rezistencen kundra pushtuesve.
Zogolli meriton qe te harrohet dhe te hiqet pergjithmone nga ndo liber historie, pasi eshte turpi me i madh i kombit tone.
Evropa kish shume mbreteri qe u pushtuan nga armatat nazi-fashiste… Ne cilin nga keta vende mbreterit e tyre organizuan mbrojtje apo zhvilluan beteja edhe pse te pasuksesshme? Ne asnje! Perse komentatoret “patriote te shquar” me bindje komuniste nuk ia lejojne kete llogari te kotesise se rezistences se pergjitheshme Ahmet Zogut?! Perralla me anien? Bravo. Aniet e mbreterve europiane u mbyten te tera por asnje mbret nuk u mbyt.
Kush ti tha keto “historira” mor karagjoz? Apo jot’eme …
Ike ike, por ish-komunisti Sali Berisha ua rindertoi Mauzoleumin e Turpit te familjes Mbretnore
dhe i ngriti Mbretit Hajdut e tradhtar Zog dy permendore ne Tirane e Burrel,
ndersa social-monarkistet Edi Rama e Eriojn Veliaj ta ngriten permendoren tende te kurverise te Ministria e Drejtesise?!
Hapu dhe te futem, se keta nuk dine se c’bejne!
Mbas kesaj i duhet ngritur monument edhe Duces, se ai bashkepunoi me Zogun.
Oh sa shume e ka dashte kjo popullin e varfer shqiptar?
Harrove Floririn e Krrabes.
Vito !!!!!
Harrove Floririn e Krrabes.
I beni shurren, se keshtu e pruri dhe Edi Rama kete pune: sundon socialistet dhe puthet me kriminelet dhe hadutet e Shqiperise. Sinqerisht kam pase mbeshtetje per te se ka bere dhe projektuar shume gjera ne Shqiperi qe nuk do ti bente kerkush ne pushtet, por me mbeshtetjen qe u ben atyre qe kane pire gjakun e shqiptareve fukarenj, eshte nje sundimtar mjeshtror i socialisteve dhe nje perkrahes i zjarrte e fashizmit plotesisht. Koha , te mos i kundershtosh te keqes me force se te dermon! Dhe kete e çimentoi Edi Rama. Ja shpini kete koment do ju lutesha, megjithese ai nuk pjerdh me as nga e ema ne varr se nga babai s’pirdhte as atehere. Nuk eshte veper e Erjonit…
Populli nuk harron…
Shikoje cfare pozash ka bere Erion Fiku, SOT ne inagurimin e shtatores se kesaj hajnise.
Kesaj welbesires hungareze i dhimbesishen luget dhe bizhuterite qe i lane nga frika dhe vodhen floririn qe kishte shqiperia duke ikur si dezertor te felliqur dhe duke lene popullin ne meshire te fatit tani kryeministri yne i nderuar na i ngre permendore kesaj Geraldine e cila ndenji vetem 1 vit ne shqiperi dhe kur iku nga frika morì me vehte te gjith floririn e bankes se Shqiperise. Tani ne do te bejme nje permendore kesaj hungarezeje dhe do ta nderojmeme protokoll shteteror. Rrofte Edi Rama kryeministri puqist, dhe fashist i shqiperis.
NUK THOTE LAME MBRAPA NJE VEND TE PUSHTUAR NGA FASHIZMI, PO THOTE LAME LUGET E FLORINJTA…
LA PAS FLORIRIN QE SOLLI AHMET HAJDUT ZOGOLLI NGA MATI,
AHMETI BYTHMUTI, QE NUK DINTE TE FSHINTE BYTHEN DHE NUK LAU KURRE DHEMBET SA U BE 30 VJEC…
YYYYY ….PLEHRA…
Ngritja e monumentit tek ministria e dreqesise eshte presented e reformes.Gjeraqina e kaloi vetingun.Akademia e shkencave dhe Shiku te gjejne luget dhe tea kthejne trashegimtarit
Kush ka vlera me shume si historike ashtu edhe morale,mbreteresha Donika ,gruaja e heroit tone kombetar GJERGJ KASTRIOTI,apo gruaja e mbretit qe vodhi kurroren mbreterore ,si dhe valixhet me flori,pasuri e popullit,duke shitur ne Italia ,pushtimin e vendit……..Hajdutet e sotem,Berisha,Meta,Rama,bashke me LEJ FENIN e Bashkise Erjon -FIGU,nderojne vetem hajdutet,duke ju bere korte dhe ju ngrene edhe buste.TURP;TURP!!!
Good point. Skenderbeu luftoi deri ne ditet e tija te fundit per lirin e vendit te tij dhe kurre nuk u vetequajt “mbret”, packa se e meritonte plotesisht ate titull, kurse palloshi qe uzurpoi nje fron qe nuk ja kishte lene kush, vuri thembrat nga majat dhe ja mbathi, por pa harruar qe te vidhte arin e shtetit te varfer shqiptar.
Nuk ka shqiptar te vertete qe te konstetoje fiiguren e heroit tone kombetar, Gjergjit te madh te Kastrioteve, kurse Ahmet Zogollin askush ne Shqiperi nuk e ka dashur dhe nuk e ka kosnsideruar mbretin e tij.
Zogolli eshte vite drite larg figures se Skenderbeut. Ti ngresh buste figurave te urryera eshte tradheti ndaj atyre heronjve te panjohur qe dhane jeten per lirine e atdheut tone. Ata po qe meritojne respektin e cdo shqiptari dhe jo karagjozet qe luanin lodra me mbreterira.
Sa keq me vjen qe nuk mori dot ato gjerat e florinjta. E shkreta, sa ka vuajtur per to! Se pjese e Shqiperise ishin…
Vetem per kete vuajtje kaq te madhe, ja vlen nje permendore e dyte!
Ata që TURPËRUAN Shqipërinë lartësohen,
Ata që LARTESUAN Shqipërine poshtërohen!
Komanda tradhetaresh!
Kryetari diktator i Bashkive te Tiranes, socialisti Erion Veliaj -sot beri nje vetevrasje politike,
sepse sistemi i qeverisjes demokratike nuk merret me ngitjen e permendorve te mbreterve e mbretereshave,
aq me teper te nje mbreti dhe mbretereshe hajdute te milion a frangave, lirave e dollareve!
Familja mbreterore shqiptare eshte larguar me vendim te parlamentit ! Po ashtu edhe sasia e arit qe ka marre eshte me vendim dhe firmosur ( Dokumenti edhe sot eshte ne arkivin e bankes ) Parlamenti shpalli trashegimtar Leken Zogu nje ditesh dhe i kaloj gjithe pushtetin legjislativ, ekzekutiv e gjyqesor mbretit !!!
Po keshtu jane larguar Mbreti i Polonise , Mbreti i Jugosllavise, Mbreti i Greqise, Mbreteresha e Hollandes, Mbreti i Norvegjise. Asnje nga keto nuk sulmohet ne vendet e tyre aq sa sulmoni mbretin tone !!!
KOZi…-Mos fol kot more mik dhe mbi te gjitha mos genje.
Se pari, Zogu parlamentin e kishte per te fshire prapanicen, pasi vendimet i merrte vete. Parlamenti ishte aty sa per bukuri qe te ngrinte doren, njesoj si qoftelargu Enver, qe vendimet i merrte vete dhe te tjeret i kishte numerore topi.
Se dyti, asnje vend tjeter nuk u braktis nga monarket e vet, sic pretendon zotrote, por organizuan rezistencen e ushtrive te tyre. Keshtu bene mbreti polak, ai i Jugosllavise, i Greqise, te cilet u larguan vetem kur ushtrite naziste po arrinin kryeqytetet perkatese.
I vetmi qe ja mbathi pa filluar lufta ishte Zogolli.
Mbreti eshte larguar nga kufiri shqiptar per ne Greqi rreth ores 19 ” me 8 prill 1939 ! Italianet ne kete moment kishin arritur te pushtonin po thuaj krejte Shqiperine ! Rezistenca eshte bere aq sa mund te bente nje popull 1 milion banore kunder 40 miljonve ! Jane emrat e 9 deshmoreve ne Durres , dhe 1 ne Berat, 1 ne Sarande e 1 ne Shkoder ! Jane te botuara edhe italianet e vrare e plagosur si dhe dekoracionet qe muaren me pas dhe jane me shume ! Mbreti I Italise ishte me fashizmin dhe u largua ne 1946 por sot jane ne Itali familja mbreterore dhe asnje nuk i sulmon si fashiste ! Mbreti i Bullgarise dhe Rumanise ishin aleate te gjermanise ne luften e dyte! Kur erdhi komunizmi iken ne Zvicer ! Sot jane kthyer e askush nuk thote bashkepunetore te nazizmit ! Mbreti yne jetoj ne Londer gjate luftes ne nje shtet aleat antifashist e neve perseri e sulmojme !!! Hajde merre vesh …..
Nuk u be rezistence e organizuar nga Ushtria e Shtetit, por rezistence spontane nga forca vullnetare. Kjo sepse komandanti ja mbathi, “mbreti” bashke me florinjte e shtetit mori me vete edhe shulat e pushkeve te ushtrise. Kuptove mor GOMAR?
Mbreti jone zogji pare i premtoi popullit se po te sulmonte talia ai do te vishte opingat dhe do dilte malit me pushke ne dore .Por nuk doli se nuk kishte opinga, ca thone se i sollen opinga te nje kembe, ca te tjere thone se ja sollen te cpuara e me kepuce llustrafin nuk shkohet ne mal. Po shyqyr zotit nuk haroi te marre florinjte e banges. Flm. z. Sali qe i ngriti dy permendore e sa te rrojme ta kujtojme Zogun e madh qe e beri Shqiperine me fabrika uzina, spitale e universitete, rruge e hidrocentrale,por kur erdhi Enveri per cudi gjeti popullin 94% ANALFABETE.
Italia zbarkoi në Durrës. Ky shkon në veri se andej ishte , pastaj në vend që të shkojë nga deti, andej nga vinin Italianët, ja fut për Pogradec për rezistencë. Tani unë edhe mund ta pranoj që për motive interesi, politike etj, kjo të thotë turpe të kësaj natyre. Po nuk kuptoj arsyen pse intelekti i atij që e interviston, nuk i kalon ato të majmunit? Me një fjalë ky, kjo, ata, pasi marrin thesarin e shtetit, ikin ne Greqi, paguajnë hotelet me të ngrëna e me të pira, i bien botës rrotull se nuk u gjente bytha rehat, të paktën për nja 1/2 shekulli, tani na tregon historinë në versionin më të trashë të mundshëm. Një pyetje paksa cinike. Ore, mbreti ishte malok dhe përdorte dialektin geg. Kjo nga e mësoi gjuhën e “Konispolit”? Po kaq katunar mbretëri mor aman. I hypnin makinave dhe ec përpara yxhym si puna jevgut. Po mire mo një telegram, një telefonatë një lesh arapi, po si nuk ja bën një kërkesë zyrtare qeverisë greke. Këta thonë se kishin marrëdhënie të shkëlqyera. Ata me që kjo ishte keq, me gjakrat e …., nuk i çuan në internim po i çuan në hotel. Dhe më e bukura, që kur kalonte mbreti, ata, populli, i puthte dorën. O zot me mbaj se do thyej pc. Atij s’ja puthte dorën populli në Shqipëri, ju hap barku grekut e turkut ti bënin temenara. E di si është kjo puna e intervistave dhe arkives së Kaloçit ? Fol, fol, se diçka do të ngelet. Vetëm një gjë, nga gjithë ky invazion mediatik për të shpërbërë faktet reale, si dhe për tu shpelare trurin masave. Forcohet edhe më shumë bindja se, fitimtarët që dolën nga lufta , paskan bërë gjënë e duhur me këta që morën “gota dhe ene”, e vanë “derven, derven” !
Ahmet Zogu ka nje histori te erret qe nga fillimi qe emigroi e deri ne momentin me vendimtar te identitetit si mbret qe merr pasurine dhe e leshon Shqiperine ne meshiren e fatit, e cila do te ishte ishte forca e nje uniteti kombetar dhe shume vendimtare per historine tone . Ne qofte se ai do ta kishte mbrojtur vendin pa e braktisur popullin te cilin e qeverisi ,do te kishte ndryshuar te gjithe kursin e drejtimit te shtetit nga monarkia per nje tjeter ndryshim cilesor, jo ne ngjarjet e pa parashikuara te nje instalimi te nje shteti diktatorial. Diktatura formoi nje shtet ideologjik ne dukje dhe fakte te moralshem dhe te forte por te dhunshem ne realitet. Te gjithe kundershtaret ideologjike patriote atdhetare shqiptare ,fisnikeria me qendrim te forte shoke lufte te gjithe u vrane apo u masakruan neper burgjet nga fantzmagoria paranojake e megalomanit Enver Hoxha.Populli Shqiptar ka nismen e veteshkatrimit si shtet nga A. Zogu ,Enver Hoxha , Sali Bersha te tjeret jane rrjedhoja te nje shteti aktual ,qe kerkojne demokracine si perpara nje shekulli qe ligjet te jene si ne Evrope por me kushte qe ne shikojme dramatike ,nje apokalips shqiptari eshte armiku i nje shqiptari kjo eshte ceshtja.
Propoganda fashiste qe perforcua nga ajo komuniste ishte aq e forte sa qe edhe sot kur paraqiten fakte e deshmi per mbreterine shqiptare qe ka meriten per ndertimin nga rrenojat osmane te shtetit modern shqiptar, qe ju pre rruga nga pushtimi fashist e komunist i vendit , vazhdojne me te njejtat ” argumente ” bajate.
Me pushtimin e Shqiperise se vogel nga Italia fashiste , qe per kohen ishte fuqi e madhe ushtarake, nderkohe qe perendimi beri qorrin, mbreterise shqiptare i mbeteshin si opsione : -Ti shpallte lufte dhe te qendronte ne vend , qe do te sillte si pasoje asgjesimin jo vetem te mbretit por copetimin e Shqiperise, pasi ushtria jone nuk krahasohej me ate italiane.
– Te qendronte ne vend dhe te neneshkruante kapitullimin e vendit dhe te kthehej ne kolaboracionist, qe do te perbente tradheti ndaj vendit.
– Ti shpallte lufte agresorit dhe bashke me qeverine te vazhdonin drejtimin e vendit ne mergim.
Kjo ishte rruga qe ndoqi mbreteria shqiptare dhe te gjitha mbreterite e tjera vendet e te cilave u pushtuan nga fashizmi, me perjashtim te asaj belge, mbreti i se ciles u kthye ne kolaboracionist.
Per kete ne duhet te ndihemi krenare, pavaresisht pazarit te Anglise qe kerkonte copetimin e vendit duke ja dhuruar jugun Greqise,
Per kete ajo braktisi mergaten shqiptare dhe nuk e ndihmoi per hapjen e frontit ne Shqiperi, pasi mbret yne kerkonte nga Anglia vetem mosndryshimin e kufinjve pas lufte gje qe kjo e fundit kembengulte.
Iku ne mrrgim duke terhequr nga banka parate e tij, ndersa mbreteresha nuk pati mundesi te terhiqte ( e pamundur fizikisht ) , ndersa ministri i financave terhoqi parate e qeverise qe u nis per mergim sipas vendimit te parlamentit ( rrogat e nje viti e gjysme te qeverise ).
Per kete egziston dokumentacion i rregullt, por popullit nuk i thuhet per 20 ton ar te te grabitur nga Enver Hoxha popullit shqiptar, pa folur per asgjesimin e anatemimin e ketyre viktimave nga kryehajduti, i cili mesa duket donte te vidhte edhe 238 kg ar pasuri personale e mbretit shqiptar e pastaj ta asgjesonte.
Mendoj se faji per kete dizinformim eshte i politikes postkomuniste ( aspak demokratike ) dhe i historianeve tane qe mire se ne kohen e diktatures ishin te detyruar te thonin genjeshtra duke kenaqur bastardin diktator qe paturpesisht e quante veten komunist , por edhe sot vazhdojne te mashtrojne dhe te mos thone te verteten , te cilen e kane prr detyre.
–
O Emigrant, rri o kokpalar bej punen e bojaxhiut ate bej. Koktrash qe do te japseh mend. Karagjoz!
MARRËVESHJA FAMËKEQE ZOG-PASHIÇ
19 nëntor 1925
Italianët e shtinë në dorë marrëveshjen duke e marrë nga dy burime të ndryshme. Më 19 nëntor 1925 përfaqësuesi italian në Beograd, gjenerali Bodrero me telegram sekret Nr. 5881/1136 njofton përmbledhtas marrëveshjen midis Zogut dhe Pashiqit në gusht 1924 (shih AQSH Fond 251 viti 1924 dosje Nr. 105 Dok 1-3).
Marrëveshja midis Zogut dhe Pashiçit në gusht 1924 është një marrëveshje e paligjshme, sepse Zogu nuk përfaqësonte në atë kohë asgjë, veç vetvetes. Ashtu si dajua i tij Esad Pashë Toptani, por Esat Toptani më 17 shtator 1914 kishte nënshkruar në Beograd në emër të Shqipërisë e të popullit shqiptar një marrëveshje në thelb e njëanshme pa qenë i autorizuar as formalisht për këtë. Edhe Ahmet Zogu me 1924 nënshkroi marrëveshjen pa qenë i autorizuar, njësoj si Esati.
Dokumenti
*Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
*Kryetar i shtetit shqiptar duhet të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjorgjeviçëve.
*Qeveria Jugosllave me të gjitha mjetet diplomatike e ushtarake do ta njohë Zogun kryetar të shtetit përsa të jetë gjallë dhe menjëherë i lidh të ardhura vjetore
*Te shkrihet Ministria Shqiptare e Luftës dhe Shqipëria nuk do të ketë ushtri kombëtare.
*Shqipëria do të ketë një xhandarmeri aq të fortë sa të shtypë çdo lëvizje ose revoltë të ngritur kundra Zogut dhe regjimit të tij
*Xhandarmëria do të drejtohet edhe nga oficerë rusë e ish-ushtrisë së gjeneralit Vrangel, që tani ndodhet në Jugosllavi. Kjo xhandarmëri do të pajiset me armë e financohet nga qeveria jugosllave.
*Në xhandarmëri do të shërbejnë edhe oficerë jugosllavë e të tjerë që qeveria jugosllave do t’i pranojë në interes të të dy vendeve.
*Të stabilizohet një bashkim doganor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë
*Përfaqësuesi i Jugosllavisë jashtë shtetit do të përfaqësojë edhe interesat e Shqipërisë, prishen konsullatat dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë shtetit.
*Qeveria shqiptare duhet të deklarojë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris që heq dore nga çdo premtim i saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumin dhe Lokalitetin e Vermoshit e të Kelmendit që mbeten në territoret e Jugosllavisë.
*Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarkana e Konstandinopojës dhe do të bashkohet me hierarkinë ortodokse të Beogradit, kështu edhe Myftia Myslimane Shqiptare do të varet nga Jugosllavia.
*Qeveria shqiptare mbahet larg nga politika e ngushtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo të detyrohet të mos pranojë në tokën e saj kosovare dhe elementë e tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre anti-jugosllave.
*Në qoftë se Jugosllavia do të futet në luftë kundër Bullgarisë e Greqisë, ajo gëzon të drejtën të rekrutojë ushtarë në Shqipëri dhe të formojë një ushtri prej 25 mijë vetësh me qëllim për t’i përdorur në frontin grek ose bullgar.
*Në rast lufte me Italinë Shqipëria do të mbante qëndrim neutral dhe do të favorizonte Jugosllavinë. Në raste të luftës Itali Greqi kundrejt Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtën të okupojë tokën e saj nga invadimi eventual italiano- grek
*Qeveria shqiptare nuk mundet t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin e preventivin e Jugosllavisë.
*Traktati është sekrete dhe nuk mundet të shtypet as të zbulohet pa pëlqimin e të dy palëve. (AQSH fond.251.viti 1924.dosja 105,dok 2-5 shih edhe Pastoreli vepra f.222).