Monika Lubonja flet për ish-bashkëshortin, pas akuzave të mikut të politikanit se ajo e tradhtonte: S'e kam bërë kurrë

1 Shkurt 2022, 12:13Lifestyle TEMA
Monika Lubonja flet për ish-bashkëshortin, pas akuzave të mikut

Aktorja Monika Lubonja është shprehur me bindje të plotë se nuk e ka tradhtuar asnjëherë bashkëshortin e saj, politikanin e ndjerë, .

Teksa fliste me Arjola Demirin në BBV për shenjat e horoskopit, ajo u shpreh se njerëzit e shenjës së Dashit nuk tradhtojnë.

Ndërkohë Arjola Demiri e kundërshtoi duke thënë se të gjithë njerëzit tradhtojnë, por Monika Lubonja tha se “është edhe vet Dash, dhe nuk ka tradhtuar asnjëherë as në marrëdhënie dhe as në shoqëri”.

“Njerëzit e shenjës së Dashit unë tradhtojnë. Unë jam Dash vetë”, u shpreh Monika Lubonja.

“Të gjithë njerëzit tradhtojnë”, shtoi Arjola Demiri.

“Unë nuk kam tradhtuar, as në shoqëri, jo më në marrëdhënie”, përfundoi aktorja.

Gjithashtu ajo foli me banorët e tjerë për njohjen me ish-bashkëshortin, të cilin më parë e ka akuzuar për tradhti.

Ajo tha se ishte dashuri me shikim të parë dhe gjithçka mes tyre nisi menjëherë.

“Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika, i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6.

Ai tha ‘pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur’, aaaa atëherë i thashë ‘në 6 apo 6:30’. “Bën në 7”, më tha ai, iu përgjigja: “Ok”. Nuk flisja më, e ndava trurin, aq e kisha”, rrëfeu Monika Lubonja.

Ndërsa tregoi puthjen e parë: “U takuam dhe kishte një mandarinë në dorë. Ia mora, e qërova dhe ia vendosa në gojë. Ai ngeli, më pas u afrova dhe e putha. Nuk po kuptonte, ishte gjuha ime, apo mandorina.”

Më parë, Monika Lubonja ka zbuluar se martesa e saj me politikanin e ndjerë, Genci Pasko mori fund për shkak të tradhtisë së ish/zv.ministrit të ndjerë të Turizmit.

Artistja zbuloi arsyen e divorcit pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortit të saj vitin e kaluar, i cili nuk fitoi dot betejën me COVID-19.

Miku i të ndjerit Pasko, Leandër P., i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Monika Lubonjës, të cilën e quajti “femër të ulët”.

Në komentin e tij, ai shkruan se ishte pikërisht aktorja që filloi tradhtitë e njëpasnjëshme, por Genci nuk ndahej nga ajo për shkak se e donte.

Ndërsa shtoi se nëse ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, “i ka bërë hakën se e ka merituar”.

Komenti i Leandër P.:

Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin??

Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhtitë e një pas njëshme???

Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vëlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë.

Por edhe nëse të paska tradhtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!

8 komente në “Monika Lubonja flet për ish-bashkëshortin, pas akuzave të mikut të politikanit se ajo e tradhtonte: S’e kam bërë kurrë”

  1. Goni kurvari says:

    eee ta pret mendja qe se ke bere po njerzit skane me ca te merren.
    Kembet ama hapi edhe pak kur ben fotot se nuk shohme gje

    1. Gopisti nshkakufrrrqwpcx says:

      …fiken dritat…hapet skena…doli Sala me sutjena..dhe Monika boni be…s osht pallu qyshkur pardje…porse neser ne mengjez,…kushedi..nanji kendez…krejt pa zbardh o drita dites…ja hyp gjeli pul Monikes…

  2. Pena says:

    Miku i Gencit duhet te reagoje, ose ta vertetoje ate qe ka thene, ose ti kerkoje falje publike Monikes, ne te kundert eshte burre shume i ndyre, ….

    1. LALA says:

      Miku ta “mbylli,, me kaq, të vërtetën tha.
      Mikja ti hapi, zakonin, në se akoma i ha.

      1. . says:

        Koment prej maskarai. Në fjalinë e parë përcaktove “të vërtetën” sipas qejfit, në fjalinë e dytë, në përpjekje për të bërë moralistin, tregove padashje sesa je hipokrit dhe pervers. Turp për të vrarë veten të kesh këtë ndërgjegje që ke ti.

  3. Askushi says:

    Un do mbeshtes vetem fjalet e ema andres qe dilni ne BB ju shikon nje shqiperi e ter me idjotlliqet tuaja.

  4. Sara says:

    nga stili i”puthjes se pare”, duket si akotre pornoje…
    tani e ka tradhetuar kjo apo jo , askush nuk e pyeti kete te shkreten c’kupton me tradheti………..
    mund te dali qe do te thote, veshin nuk ia kam lene askujt vec ish-bashkeshortit

  5. HAxhari gjon39 says:

    Sido qe te jete e verteta kjo Donika e verteton vete tradhetine se nuk ja ka kekuar njeri te flase per kete teme! Pra njerzit e kuptojne dhe e vertetonne se perderisa i ndjeri ka nderruar jete ajo ne asnje rrethane nuk duhet ta zeje ne goje muhabetin e tradhetise Ky eshte turp shume i madh! Pale kjo ka rezistuar deri tashti pa e nxjerre jashte produksioni vete duhet te kete norma! Te lumte ne cfare kulture pi i edukojme te rijte tane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje