Yuri Kim takon Manjën: Zyrtarët e korruptuar të dënohen, shqiptarët meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi

1 Shkurt 2022, 12:37Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja me të cilin ka folur për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi.

Kim përmes një postimi  në “Twitter”, thekson se njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi, që është me rëndësi edhe për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Takimi shumë produktiv me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Fokusi i mbështetjes së SHBA-ve këtë vit është: eliminimi i mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të të pazgjidhura në gjykatat administrative, shkruan Kim.

“Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për pretendimet dhe të drejtat pronësore në kohë, në mënyrë transparence dhe të plotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përmbushjen e standardeve të BE-së; & imponimit e pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi”, shkruan Kim.

 

 

2 komente në “Yuri Kim takon Manjën: Zyrtarët e korruptuar të dënohen, shqiptarët meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi”

  1. Jimi says:

    Kjo pune nuk eshte me te thene, po eshte me te dhene !

  2. NV says:

    Mirë e ke po hec e zbatoje atë që thua, nuk ka një politikan të vetëm që të vijë rrotull për problemin e pronave ,ndersa shtetasit pa ofiqe dhe pa lekë me mijëra që për 30 vjet po rropaten nëpër gjykata dhe zyra te administrates për të marre pronat e trashëguara por nuk u a jep njeri ,e kunderta për këdo tjeter përveç kësaj kategorie ,u bënë dhurata me pronat e ish pronarëve nga shteti dhe blenë vota për të bërë politikën që u vinte për mbare dhe mbrojtese per veten dhe familjaret e militantet e partive
    Nuk mund ti thuash imoralitet fjala e duhur është kriminalitet.
    Me vonesat e shkaktuara nga organet administrative dhe gjyqesore dëmi është në tejkalim të çdo kufiri
    Ish pronarëve vetem nga mbajtja peng dhe vonimi i veprimtarise administrativo ligjore për pronarët duhet ndeshkuar me fitimin e munguar nga këto zvarritje dhe dëmi duhet të shlyhet nga këto njësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje