FAKSIMILE/ Skandali me pagat marramendëse, FSHF sulmon mediat: Ja dokumenti që e nxjerr blof Armand Dukën

3 Shkurt 2022, 14:51Sport TEMA
FAKSIMILE/ Skandali me pagat marramendëse, FSHF sulmon mediat: Ja dokumenti

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas lajmeve rritjen e marramendëse të pagave të drejtuesve të FSHF-së.

Përmes një njoftimi për shtyp FSHF thekson se nuk ka asnjë rritje page, ndërkohë që dokumenti provon të kundërtën e deklaratës së institucionit të futbollit shqiptar, të cilët më shumë mendojnë për xhepat e tyre se sa për investimet në futboll.

“Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet zyrës së saj të financës konfirmon për publikun e gjerë se tabela e pagave nuk ka pësuar asnjë ndryshim në këtë periudhë dhe jo më, të trefishohet.

I bëjmë thirrje opinionit publik që të mos ndikohet nga dezinformomi i vazhdueshëm dhe i përditshëm i mediave të kapura nga kryetari i Bashkisë së Tiranës”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Por mëposhtë të gjithë kanë mundësi të shohin shifrat e majme që marrin punonjësit e FSHF-së.

Në atë listë pagesë kryeson sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku i cili paguhet 16-milionë lek në muaj. (TemA)

1 komente në “FAKSIMILE/ Skandali me pagat marramendëse, FSHF sulmon mediat: Ja dokumenti që e nxjerr blof Armand Dukën”

  1. Pilafi says:

    Rrofte naltmadhnia e Tij Duka i dyte qe tall bythen me kete shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje