Vetëm 6 nga 109 banesat që ka ndërtuar Brad Pitt për familjet e varfra në Nju Orlins, pas shkatërrimit që shkaktoi uragani Katrina në vitin 2005, janë të banueshme sot.
Sipas “Daily Mail”, shumica e shtëpive, që u ndërtuan për 26,8 milionë dollarë nëpërmjet “Make It Right Foundation”, janë mbuluar nga myku, insektet dhe lagështia.
Dy prej tyre janë rrëzuar për shkak të problemeve të rënda, ndërkohë që komuna do të marrë në dorë banesat e tjera, pasi i konsideron “të rrezikshme për sigurinë e njerëzve”.
Shumë banesa janë bosh 20 vite pas katastrofës natyrore, ndërsa ato të banuarat kanë dëmtime në çati dhe probleme me sistemin hidraulik.
Disa prej banorëve kanë paditur fondacionin e aktorit Brad Pitt, që tashmë ka ndërprerë edhe asistencën për ta.
Nqs keto shtepi jane ndertuar ne 2007 maksimumi i bie te jene ndertuar para 15 vjetesh qe nuk kane shume kohe qe jane ndertuar. Mirepo keto shtepi ne shumice ndertohen ne dru ne Amerike dhe duhet ti mirembash. Tani kompanite qe vijne te ndertojne shtepi me apo pa bamiresi nuk marrin persiper edhe ti mirembajne keto. Po nuk e mirembajte dicka pa diskutim qe do te katandisen ne kete menyre. Dihet qe keto shtepi jane ndertuar ne zona qe edhe me perpara jetoheshin nga popullata qe nuk jane te kujdesshem sesi jetojne, behu edhe pallate mbreterore.