Çmontohet ura...do kalojë Bezos!

2 Shkurt 2022, 17:26Lifestyle TEMA

Roterdami do të montojë pjesërisht urën e tij ikonike ”Koningshaven De Hef” për të lejuar kalimin e jahtit të ri luksoz të miliarderit Jeff Bezos.

Themeluesi i ”Amazon” dhe njeriu më i pasur në botë ka porositur te kompania ”Oceano di Alblasserdam” ndërtimin e një jahti gjigant.

Një anije me tri direkë, aq e madhe, sa nuk është e mundur të kalojë nën urë, që do të çmontohet përkohësisht.

Bashkia e Roterdamit ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e kompanisë që merret me ndërtimin e anijeve, por vetëm për pragmatizëm.

Kompania ”Oceano” dhe miliarderi Bezos do të rimbursojnë të gjitha kostot që do të nevojiten për këtë lëvizje.

”Roterdami është kryeqyteti detar i Evropës. Ndërtimi detar dhe aktivitetet në këtë sektor janë një shtyllë e rëndësishme e bashkisë”, shtoi kreu i saj, Marcel Walravens.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje